Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Festat e nëntorit, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin

12:30 / November 27, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 75 1024x522 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si çdo vit, Durrësi vijon të mbetet ndër destinacionet më të preferuara për të kaluar festat e nëntorit.

Numri më i madh i prenotimeve vjen nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa rezervime ka edhe nga bashkatdhetarët e diasporës, që zgjedhin qytetin bregdetar për të festuar.

“Durrësi ka qenë gjithmonë epiqendra e festave të nëntorit, pasi është dhe i preferuar nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e festojnë këtë festë me shumë krenari, dhe e gjithë Kosova zbarkon në Durrës në këto festa”, u shpreh Blerim Norja, operator turistik.

Për të krijuar një atmosferë sa më festive, hotelet dhe strukturat akomoduese kanë përgatitur aktivitete të ndryshme, duke e bërë qëndrimin e vizitorëve më të këndshëm.

“Të gjitha hotelet kanë organizuar evente të ndryshme me muzikë tradicionale, me ushqime tradicionale… Pra, është një festë e përvitshme që nga viti në vit vjen duke u shtuar numri i turistëve”, tha Norja.

Edhe këtë vit, për festat e Nëntorit, institucionet vendore kanë veshur qytetin kuqezi, ndërsa janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore artistike.

Durrësin Festat e Nëntorit Kosovës shqiptarët
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media spanjolle rekomandon Shqipërinë mes destinacioneve mesdhetare për pushime në shtator

11:53 / September 7, 2026

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

10:06 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, nis pastrimi i zonave problematike të Tiranës, ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës

17:19 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.