Author: tirana

Për pagat e punonjësve, mirëmbajtur rrugët, ndërtuar çerdhe e kopshte apo të tjera nevoja, 61 bashkitë do të kenë në dispozicion 97,7 miliardë lekë nga 90 miliardë lekë gjatës 2025-s. Qeveria do u japë pak më shumë se 46 miliardë lekë njësive të pushtetit vendor, ndërsa pjesën tjetër duhet ta sigurojnë vetë. Por, shoqatat dhe kryetarët e disa bashkive kërkuan në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat më shumë para në dispozicion. Adelina Farrici, Drejtoreshë te Shoqata për Autonominë Vendore, tha: “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave…

Read More

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar përplasjet e Partisë Demokratike me Komisioneren Marta Kos. Shehi tha se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë asgjë borxh, pasi sipas tij, me raportin e OSBE/ODIHR ata e thanë fjalën e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se gjithmonë ndërkombëtarët në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës, e kanë mbajtur një sy mbyllur për qeverinë. ”Konfrontimi i vazhdueshëm i grupit opozitar me institucionet ndërkombëtare, shpesh herë edhe me botën e huaj, opozita vetë duhet ta kuptojë që nuk na kanë gjë borxh ndërkombëtarët. E dyta që ndërkombëtarët nuk mund…

Read More

Në Podgoricë u mbajt mbrëmë ceremonia solemne e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mal të Zi. Në një atmosferë festive morën pjesë rreth 550 të ftuar, mes tyre Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović, anëtarë të Qeverisë, ambasadorë dhe personalitete nga jeta kulturore e shoqërore. Në fjalën e saj, Ambasadorja Zhaklina Peto theksoi rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Në fokus të eventit ishte trashëgimia kulturore dhe kulinaria shqiptare, me paraqitjen e veshjeve tradicionale, kërcimin e Tropojës,…

Read More

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave ka votuar disa ndryshime në qeverinë ”Rama 4”. Nga ana tjetër, u miratua edhe shpërblimi për pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta. Vendimet e plota për qeverinë Këshilli i Ministrave në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta me rastin e festave të fundvitit. 15,000 lekë…

Read More

PD dhe PS po bashkëpunojnë për ndryshimin e Kushtetutës e cila synon reduktimin e numrit të deputetëve në parlament dhe krijimin e një senati. Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, thotë se sinjalet e bashkëpunimit të tyre janë të dukshme me atë çfarë ndodhi gjatë fushatës elektorale për bashkinë e Tiranës, para se Kushtetuesja të pezullonte datën e zgjedhjeve. “Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale bëhesh bashkë me Ramën, për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve? Si ka mundësi bëhesh bashkë…

Read More

Ulja e temperaturave ka zbardhur Parkun Kombëtar Shebenik. Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar fotot, fton edhe ndjekësit që të shijojnë këto peizazhe kaq mbreslënëse. ”Bora zbardh Parkun Kombëtar Shebenik, me peizazhe mbreslënëse dhe mundësi për të eksploruar majat e këtij parku nga ku mund të shijohen bukuritë natyrore të pyjeve të pishës, ahut e bredhit nën shoqërimin e udhërrëfyesve të certifikuar turistikë si garanci për përvoja të sigurta”,-shkruan Rama.

Read More

Niko Hoxha, 70-vjeç nga Vlora ka denoncuar dhunën e ndodhur në lokalin e tij në Llakatund ndaj një këngëtari dhe ndaj tij. Ai tregon se ditën e djeshme, 40-vjeçari Shpëtim Danaj, erdhi në lokal teksa organizohej muzikë live dhe pa asnjë arsye goditi fillimisht një person tjetër që ishte këngëtar dhe më pas 70-vjeçarin. Danaj e ka qëlluar Hoxhën në fytyrë dhe në këmbë. ”Shpëtim Danaj erdhi bashkë dhe me një tjetër. Porositën dy birra. Më dha dhe mua një birrë. Shoh unë në një moment godet këngëtarin me grusht. I thash çfarë bën?’Më tha ‘e do dhe ti një?’.…

Read More

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta, shkaktoi dhimbje të thellë në botën e artit, dhe në mesin e shqiptarëve. Shpat Kasapi u rrit duke u bërë një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Talenti i tij u shfaq që në fëmijëri, kur vetëm 13 vjeç fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98”, duke shënuar fillimin e një rruge artistike që do të zgjaste më shumë se dy dekada. Në vitet që pasuan, ai shkëlqeu në festivalet më të rëndësishme të skenës shqiptare, duke fituar çmimin e parë në “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, çmimin e…

Read More

Ndalimet e shqiptarëve në kufirin greko-shqiptar kanë marrë një zhvillim të ri dhe deputeti i PS-së, Ardit Bido i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës greke në Tiranë, duke kërkuar publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek, si dhe arsyet ligjore që qëndrojnë pas këtyre vendimeve. Sipas tij, mungesa e transparencës ka krijuar prej vitesh pasiguri te shumë qytetarë që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme. Kjo kërkesë vjen pasi shteti fqinj ka shpallur ‘non grata’ gazetarët Marin Mema dhe Artan Hoxha…

Read More

Joni Keta propozohet nga komisioni tre anëtarësh i SPAK-ut për të qenë drejtues i BKH, ku ai është aktualisht zv/drejtor i kësaj strukture. Për t’u konfirmuar në krye të Byrosë Kombëtaret të Hetimit pritet votimi me shumicë votash në KLP. Emri i Joni Ketës është zgjedhur mes edhe 6 kandidatëve të tjerë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. ”Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë…

Read More

Deputetja e PD-së dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit për Mediat dhe Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme në Berlin, në kuadër të angazhimit të saj për forcimin e demokracisë dhe përparimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Tabaku u takua me deputetin gjerman Knut Abraham, me të cilin diskutoi në mënyrë të detajuar mbi gjendjen e demokracisë në vend, lirinë e medias dhe nevojën urgjente për standarde të forta zgjedhore. Ajo theksoi se transparenca dhe media e pavarur janë themeli i një sistemi demokratik funksional dhe i rikthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet.…

Read More

Deputetja e PD, Greta Bardeli ishte e para opozita e ulur përballë ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, që pas nisjes së një serie sulmesh ndaj tij nga Partia Demokratike. Ata i bëri bashkë, një aktivitet i Kuvendit në ditën e Kërkimit Parlamentar, nga i cili ambasadori i kujtoi të gjitha palëve të Kuvendit, përfshirë opozitës rolin që duhet të luajnë në procesin e integrimit, tashmë që ka hyrë në fazën vendimtare të mbylljes së kapitujve “Shqipëria hapi të gjithë grup-kapitujt, arritje e qartë, mbyllja e grupkapitujve më e vështirë. Të gjithë aktorët duhet të luajnë rolin e tyre,…

Read More