Author: tirana

Selvije Jao, nëna e djalit të Shpat Kasapit ka ndarë një mesazh që është më i rënduari emocionalisht. Ajo rrëfeu se Shpati ndërroi jetë në krahët e saj, në një moment kur familja po përgatiste dokumentet italiane, me qëllim që i biri, Roeli, të merrte trajtimin e duhur logopedik. ”Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë. Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar, sa kemi qenë bashkë në privatësinë tonë duke shijuar zhvillimin…

Read More

Reshjet e dendura të së mërkurës shkaktuan rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, duke bllokuar për rreth 45 minuta aksin që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin. Dhjetëra mjete mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe e lidhur me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga dheu. Probleme të ngjashme janë shënuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë, ku rruga është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke u bërë e pakalueshme. Banorët shprehen të revoltuar, duke akuzuar autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë.

Read More

Për vitin 2026, transferta e pakushtëzuar që shkon për bashkitë arrin në vlerën 47.3 miliardë lekë, ose 1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Por shoqatat dhe bashkitë kërkojnë që fondet të rriten pasi limiti është që të jetë 1% e PBB-së por ato janë të pamjaftueshme për të përballuar të gjitha zhvillimet klimatike apo edhe për të rritur investimet në territor. “Kjo është e pamjaftueshme përballë detyrave që ka qeverisja lokale. Është vendosur një dysheme 1% në ligjin e financave lokale, dhe ne gjithmonë kemi marrë vetëm 1%, pra duhet të rritet. Të ketë fonde shtesë për të rritur standardet, apo shërbimet.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga riparimi i argjinaturave ujitëse dhe mbrojtëse nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit. Që prej fillimit të javës së kaluar vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona. “Vijon riparimi i argjinaturave dhe infrastrukturës së rëndësishme ujitëse e mbrojtëse në zonat e rrezikuara nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit”, shprehet Rama.

Read More

Partia Demokratike ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje të disa tokave bujqësore dhe bizneseve në zona të ndryshme të vendit. Deputeti i PD, njëherësh nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo deklaroi se reshjet nuk ishin të papërballueshme, por sipas tij, problemi qëndron në infrastrukturën kulluese që nuk investohet dh nuk pastrohet prej vitesh. “Përmbytjet tregojnë qartë se fermerët nuk kanë faj, reshjet nuk janë të papërballueshme, por kanalizimet nuk funksionojnë. Fermerët e Beratit dhe në bashkitë e tjera të qarkut sot gjenden në mëshirë të fatit. Jo se shiu ishte i papërballueshëm,…

Read More

Një grup kriminal i cili trafikonte kokainë është shkatërruar nga policia italiane, ndërsa në pranga kanë rënë 28 persona, mes të cilëve 6 shqiptarë. Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Në pranga u vunë 28 persona, 25 prej të cilëve u lanë në burg, ndërsa 3 të tjerë në arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani, të gjithë janë në arrest në burg. Elvis, Marjus dhe Fatjon Aliu janë nga Kavaja, ndërsa Artur Hoxhoosmani nga Burreli. Të…

Read More

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për “korrupsion”. Para se të futej në GJKKO Zeka hyri në SPAK, ku qëndroi për gati 50 minuta. Kujtojmë se Zeka u vendos në arrest shtëpie më 14 korrik, pasi kërkoi një masë më të butë sigurie për shkak të një dëmtimi në legen gjatë qëndrimit në paraburgim. Kërkesa e tij u pranua nga Gjykata e Posaçme, pas përfundimit të ekspertizës mjekësore që konfirmoi gjendjen e tij shëndetësore.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka kërkuar që të thirret në SPAK për të dëshmuar mbi 4 vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit 2011. Në atë kohë, Meta ka qenë zëvendëskryeministër ndërsa Sali Berisha kryeministër i vendit. Në shkresën zyrtare të dërguar nga Meta në SPAK, ai kërkon që të merret në pyetje si person në dijeni pasi ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor. “I nderuar z. Prokuror! Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011. Unë, Ilir Rexhep…

Read More

Sot ora 14.30 mblidhet komisioni i posacëm për të përcaktuar emrin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Krahas komisionit të përbërë nga tre prokurorë të posaçëm, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të misioneve që kanë asistuar në zgjedhjet e kreut të ri të të BKH (BE dhe OPDAT).  Mësohet se gjatë fazës së fundit, njëri nga 7 kandidatët është skualifikuar nga gara për të marrë pozicionin drejtues. Aktualisht 6 kandidatë janë në garë. I gjithë grupi që garon ka kaluar fazën e testit të arsyetimit logjik, kontrollin mjekësor, testin…

Read More

Nga Ylli Manjani *** E kuptoj plotësisht dëshirën perverse popullore për të marrë vesh mbi jetën private të tjetrit. Kur ky tjetri është “viktimë” kjo dëshirë bëhet histerike. Histeria sigurisht nuk ka llogjikë. Psh, kur u arrestua përdhunisht Ilir Meta, kishte jo pak komentues që thonin “mirë ja bënë qenit se ai hidhej në det e në liqene”… Llogjikë e fortë, apo jo?! Ndërkohë u “legjitimua” tërheqja zvarrë krejt e panevojshme e një Presidenti Republike, në fund të fundit. Por unë e kam problemin me nxjerrjen e të dhënave private në publik, të dhëna të cilat dalin nga hetimet zyrtare…

Read More

Një studim ka zbuluar se fama mund të ketë pasoja serioze për jetën! Analiza e kryer mbi disa këngëtarë nga Evropa dhe SHBA-të tregoi se ata që u bënë të famshëm vdisnin mesatarisht gati pesë vite më herët se kolegët e tyre më pak të njohur, duke sugjeruar se fama vetë, përveç mënyrës së jetesës apo kërkesat e punës, është një faktor kyç. Sipas studimit, këngëtarët solo që arritën famë përjetuan pasoja më të rënda se ata që ishin pjesë e grupeve të njohura, ndoshta për shkak të ekspozimit më të madh, presionit më intensiv dhe mungesës së mbështetjes emocionale…

Read More

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes penale ndaj ish-kryetares së komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, dhe ndërtuesit Rr.G, të akuzuar për korrupsion. Vendimi u mor gjatë seancës paraprake të zhvilluar më 25 nëntor 2025, nën drejtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, kërkesa për kalimin e çështjes në gjykim është paraqitur më 29 shtator 2025. Prokuroria ngarkon ndërtuesin me akuzën e “korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa ish-kryetarja Zyra Islamaj akuzohet për“korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të dyja parashikuar nga nenet…

Read More