Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me UN Women Albania, organizatat partnere të shoqërisë civile, të rinj e të reja aktiviste në mbarë vendin, hapën fushatën “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, me temë “Asnjë justifikim për dhunën online”. Në qendër të vëmendjes këtë vit është kërcënimi në rritje i dhunës përmes internetit, për të cilin Shqipëria shënon përpjekje dhe angazhime në shkallë të gjerë, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimin e komuniteteve për veprim. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, në ceremoninë…
Author: tirana
Nga Lorenc Vangjeli Në Uashington, një shishe parfumi me emrin Trump, linja Victory 45-47, kushton rreth 250 dollarë. Dy shishe njëkohësisht kushtojnë 200 dollarë. Rikthimi triumfator i amerikanëve në Siri, simbolikisht ka “kushtuar” po kaq. Një politikan atipik si presidenti Trump, njeriu që po rishkruan ndryshe arkitekturën e re botërore në më pak se një vit presidencë, bëri atë që dy paraardhësit e tij demokratë, filozofi Obama dhe i urti Biden, nuk mundën ta bëjnë dot më parë. Madje as ai vetë në presidencën e tij të parë. Në “këmbim” të dy shisheve parfum për homologun e tij sirian deri…
Nga Kim Mehmeti Presidentja e Maqedonisë së Veriut përndryshe një gjyshe që shpesh të duket si e humbur në hapësirë e kohë paska ndarë bursa shtetërore duke mos përfshi asnjë student shqiptarë. Në të vërtetë burrështetasit e Maqedonisë tregohen gjithnjë e më mospërfillës ndaj shqiptarëve të këtushëm. Si mos jenë përbuzës ndaj shqiptarëve të këtij vendi kur Kryeministri në detyrë i Kosovës ata i la në duart e VLEN’it të pavlerë dhe kur shumë mendjendritur nga Prishtina, nga dhjetëra herë në ditë, na e rikujtojnë se ne as që jemi shqiptarë, por një turmë islamistësh ‘turko-arab’? Disa nga këta zotërinj…
Sasa dhe Kushtrimi janë parë mjaft të afruar me njëri-tjetrin, duke ngritur dyshime për një romancë të re në ”BBVK4”. Gjatë një momenti në tarracë, teksa po bisedonin, Sasa i komentoi Kushtrimit për syzet që ai ia kishte dhënë Edit. Kushtrimi u përgjigj: “Veç mos me i pëlqy dikujt diçka, se e tij bëhet në çast”. Kjo fjali u bë nxitje që Sasa t’i drejtonte një pyetje më të drejtpërdrejtë. “E çka nëse më pëlqen ti mua, a bëhesh i imi në çast?”, e pyeti ajo. Kushtrimi iu përgjigj menjëherë: “Menjëherë”, duke shtuar se ajo ishte pyetja më e mirë…
Vijon puna intensive për mbylljen e çarjeve në argjinaturën e Çukës, të shkaktuara nga prurjet e larta të lumit Bistrica. Forcat operacionale të Bashkisë Sarandë dhe të emergjencave civile po punojnë në terren me mjete dhe materiale për të forcuar mbrojtjen e zonës bujqësore. Dëmet e shkaktuara ndër fermerë janë të konsiderueshme. Sipas drejtuesit të grupit operacional të emergjencave në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, situata po evidentohet me kujdes dhe shifrat paraprake janë alarmuese. “Sipas përllogaritjeve që kemi deri tani, rezultojnë të mbytura rreth 700 krerë bagëti të imta, afro 2 mijë shpendë dhe disa koshere me bletë. Dëme të…
Këshilli i Ministrave në kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetuese për çështjen ”Balluku”, thotë se vendimi për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit, kryeministrit; presidentit dhe Kuvendit. Qeveria kërkon pezullimin e vendimit të GJKKO vetëm për pjesën e pezullimit nga detyra të Belinda Balluku, duke pretenduart se se ky vendim prek interesa të lartë shtetërorë, shoqërorë, por edhe të vetë individëve. ”Pezullimi sjell pasoja të rënda të interest shtetëror e shoqëror duke krijuar vakumm institucional pasi pamundëson propozimin e projektakteve me rëndësi kombëtare për integrimin në…
Në Elbasan gjatë vitit 2025, specialistët kanë vërejtur një fenomen të ri shqetësues. Dhuna fizike po zëvendësohet me dhunë dixhitale, një formë e fshehtë, por po aq shkatërruese. Organizatat që punojnë me gratë në këtë qytet raportojnë se rrjetet sociale janë kthyer në mjedisin kryesor të sulmeve, që shpesh degradojnë në kërcënime dhe përndjekje virtuale. Sipas psikologes së Forumit të Gruas në Elbasan, Mirela Gjoni, rreth 80% e njohjeve online të grave shoqërohen me forma të ndryshme presioni, manipulimi dhe dhune psikologjike. ”Problemi nuk njeh kufij. Ai është përhapur në të njëjtën masë si në zonat urbane, ashtu edhe në…
Rustem Umerov, kreu i këshillit të sigurisë së Ukrainës, thotë se SHBA-të dhe Ukraina kanë arritur “një mirëkuptim të përbashkët mbi kushtet kryesore të marrëveshjes së diskutuar” në bisedimet e mëparshme në Gjenevë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi mundësinë e bisedimeve Trump-Zelensky. Ndërkohë, Sekretari i Ushtrisë Amerikane, Dan Driscoll, është takuar me përfaqësues rusë në Abu Dhabi. Nuk dihet se kush është në delegacionin rus. Umerov tha se ekipi i tij “pret me padurim” organizimin e vizitës së Zelensky-t në SHBA “në datën më të hershme të përshtatshme në nëntor për të përfunduar hapat e fundit dhe për…
Në fshatrat Çiflik dhe Arrëz, por edhe në lagjen “Dafinat” të bashkisë Dimal, dhjetëra familje vijojnë ende pastrimin e banesave dhe serave nga përmbytjet, ndërsa jashtë shtëpive janë hedhur mobilje, pajisje shtëpiake dhe dhoma gjumi të nxjerra nga balta. Banorët tregojnë se serat u përmbytën tërësisht, duke shkatërruar të gjithë prodhimin e specit dhe trangullit. Dëmet janë kolosale për ekonominë bujqësore. ”Uji arriti mbi një metër. Serat u mbuluan të gjitha dhe prodhimi u shkatërrua i gjithi. Na është bërë dëm rreth 5 milion lekë për çdo serë. Do na duhen 2-3 muaj vetëm të thahen serat që të mund…
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka paraqitur një notë-verbale delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, duke vënë në dijeni edhe Komisionin Europian dhe Parlamentin Europian, lidhur me deklaratat e Komisioneres Marta Kos për zgjedhjet e 11 Majit. Bardhi thekson se po përcjell qëndrimin e opozitës në lidhje me deklaratën e bërë nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë konferencës për shtyp të datës 21 nëntor 2025 në Tiranë, e mbajtur bashkë me Kryeministrin Edi Rama, ku tha se zgjedhjet ishin të lira dhe të ndershme. “Ne shprehim me respekt shqetësimin tonë se ky vlerësim nuk pasqyron…
Në KLP më 11 dhjetor do të zhvillohen intervistat e prokurorëve që synojnë të marrin drejtimin e SPAK, pasi më 18 dhjetor kreu i SPAK Altin Dumani, do të duhet të lerë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, pas një mandati 3-vjeçar. Adnan Xholi është një nga kandidatët me përvojë të gjatë, i emëruar për herë të parë në vitin 2004. Aktualisht, ai shërben si prokuror në SPAK dhe mban edhe detyrën e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar, një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të strukturuar. Klodian Braho, i emëruar prokuror në vitin 2007, është po…
Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar me iniciale A.Q. Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë ka kryer veprën penale të organizimit të një grupi dhe nxitjen për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës. Në njoftim pretendohet se i dyshuari në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në sulmin ndaj posti kufitar serb në Koshare në vitin 1999.…