Author: tirana

Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, dhe homologes së tij shqiptare, Elisa Spiropali, e cila viziton për herë të parë kryeqytetin grek pas marrjes së detyrës. Lajmin e bëjnë me dije gazeta TA NEA, por edhe dy portale të mëdha greke newsbeast dhe epolitical. Sipas publikimeve të tyre që ju referohen burimeve diplomatike, dy vendet synojnë të hartojnë një “rrugë të re bashkëpunimi”, me fokus tre shtylla kryesore: ZEE, energjinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Çështja kryesore në tavolinë do të jetë përcaktimi i kufijve detarë…

Read More

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të këtyre prokurorive kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Belgjikë në datat 18–19 nëntor, ku u takuan me Prokuroren e Përgjithshme Federale të Belgjikës, Ann Fransen. Në delegacion morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të të dy institucioneve. Takimi u organizua në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara mes palëve dhe si vijim i takimeve të zhvilluara një vit më parë në Tiranë. Sipas një njoftimi nga Prokuroria e Përgjithshme, diskutimet u fokusuan te bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar,…

Read More

Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit në Kamëz. 40-vjeçari Marilen Jata u qëllua në këmbë nga persona të panjohur dhe më pas u dërgua në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta hetimore, policia mundi të identifikojë 36-vjeçarin Fatmir Frroku si autor të ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim. Uniformat blu bënë të ditur se shkak për plagosjen është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Read More

Ndërprerja e reshjeve ka sjellë një përmirësim të dukshëm të situatës së shkaktuar nga moti i keq në vendin tonë. Autoritetet bëjnë të ditur se për rrjedhojë ka rënë ndjeshëm niveli i lumenjve në gjithë vendin, përfshi Vjosën, Semanin dhe Shkumbinin, të cilët janë kthyer në shtratin e tyre. Gjithsesi problemet vazhdojnë në disa zona si ajo e Kune-Vainit në Lezhë apo në fushën e Maliqit, ku ka ende sipërfaqe të mëdha toke nën ujë. Ndërkohë që në qarkun e Fierit autoritetet kanë nisur të bëjnë bilancin e përmbytjeve për të hartuar listat e kompensimeve të dëmeve të shkaktuara nga…

Read More

Transportuesit privatë në Prishtinë kanë dalë në protestë sot pas vendimit për të pezulluar të gjitha linjat për shkak të mospagesës nga komuna. Atyre iu janë bashkuar edhe punonjësit e “Trafikut Urban” dhe kërkojnë zgjidhje për problemet e vazhdueshme me pagesat. Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka shprehur mbështetje për kërkesat e transportuesve duke kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur krizën financiare që po ndikon edhe në funksionimin e transportit publik në kryeqytet. “Më vjen shumë keq se në çfarë niveli na ka sjellë kjo qeveri me bllokadë dhe e ndjej shumë…

Read More

Autoritetet e Republikës së Greqisë, kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar  “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek. Gazetari Hoxha, ka qenë ditën e djeshme duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik…

Read More

Janë publikuar pamjet e tritolit të vendosur dy muaj më parë në banesën e ish-kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu. Nga pamjet duket autori, i cili largohet me biçikletë pasi hedh lëndën plasëse. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton se ngjarja dyshohet me pagesë, ndërsa i njëjti person dyshohet i përfshirë në vendosje të tjera eksplozivi. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa Mziu, deklaroi se ngjarja është hakmarrje politike.

Read More

Shefi i diplomacisë greke Giorgos Gerapetritis ka hartuar një plan të ri veprimi për marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, plan që do t’ia paraqesë më 16 dhjetor homologes së re shqiptare Elisa Spiropali në të parën vizitë në Athinë. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, lidhshmëria mes të dyja shteteve fqinjë, dhe ndarja e kufirit detar janë në axhendën e Gerapetritis për takimin e mesdhjetorit në tokën helene. Udhërrëfyesi i ri Athinë–Tiranë u hartua sipas mediave greke pas rizgjedhjes triumfuese të Edi Ramës për një mandat të katërt qeverisës, me premtimin popullor për anëtarësim të vendit të shqiponjave në BE…

Read More

Në provincën Liaoning të Kinës, gjeologët kanë zbuluar një depozitë gjigante ari, me mbi 1 440 tonë, e vlerësuar rreth 192 miliardë dollarë, sipas dailygalaxy.com. Ky zbulim i konfirmuar nga Ministria kineze e Burimeve Natyrore ka potencialin të ndryshojë tregjet globale dhe të forcojë strategjinë financiare të Pekinit. Depozita, e njohur si miniera Dadonggou, është më e madhja e zbuluar në Kinë që nga viti 1949. Me një përqindje mesatare ari prej 0,56 gram për tonë në mbi 2,5 milion tonë shkëmb armbajtës, ajo mund të rrisë ndjeshëm prodhimin kombëtar të artit dhe të vendosë Kinën në një nivel të…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer, me të cilin thotë se folën për hyrjen kësaj kompanie edhe me fluturime në Shqipëri. “Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”-shkruan Rama.

Read More

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po zhvillon këtë të hënë, më 24 nëntor, një vizitë zyrtare në Zagreb, ku do të pritet nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme, Spiropali do të zhvillojë një takim bilateral dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj kroat, Gordan Grlić-Radman. Më pas, do të zhvillojë një takim me Komitetin për Çështjet e Jashtme të Parlamentit Kroat. Gjatë takimeve pritet të diskutohen marrëdhëniet tradicionale miqësore mes dy vendeve, si dhe hapat e mëtejshëm të partneritetit strategjik, përfshirë organizimin e…

Read More

Çeçenia e ka bërë një ligj të ri për modën e grave, i cili i ndalon veshjet tradicionale që përmbajnë “elementë mashkullorë”. Edhe pse nuk është hera e parë që autoritetet e republikës ruse vendosin kufizime ndaj veshjes së grave, vëzhguesit thonë se arsyetimi për ligjin më të ri lidhet me kontrollin, e jo traditën, siç pretendohet. Ministria e Kulturës e Çeçenisë tha se dizajnerëve të veshjeve u ndalohet tashmë të përdorin stile të caktuara që “bien ndesh me zakonet tradicionale dhe vlerat kulturore”. Më saktësisht, autoritetet përmendën gazyrët – rreshta xhepash për plumba të qepur në radhë në lartësinë…

Read More