Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kombëtarja e vajzave, Grima: Do forcojmë grupin, miqësoret me Turqinë një test i rëndësishëm

17:38 / November 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armir Grima
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja e vajzave ka nisur grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë, që do të luhen më 28 nëntor dhe 1 dhjetor. Nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, vajzat do të zbresin në fushë pasditen e sotme për të zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa tekniku kuqezi ka dhënë një prononcim për fshf.org. Trajneri Grima komentoi prurjet e reja në këtë grumbullim, foli për kundërshtarin në dy miqësoret dhe theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Botërorit “Brazil 2027”. Duke folur për prurjet e reja, trajneri Grima tha se stafi teknik po bën maksimumin për të forcuar grupin.

“E dimë që në mars na presin ndeshje shumë të vështira, pasi kemi edhe një grup shumë të fortë. Për të bërë më të mirën tonë dhe për të pretenduar diçka më shumë, normalisht duhet që grupi të forcohet. Kemi gjashtë vajza të reja që vijnë në këtë grumbullim. Dua të falënderoj Federatën që na ka krijuar mundësinë t’i shohim nga afër dhe të vlerësojmë sa të përshtatshme janë për t’iu bashkuar grupit që kemi”, tha Grima.

Trajneri i vajzave kuqezi vlerësoi kundërshtaret, duke u shprehur se futbolli i vajzave në Turqi ka pasur një zhvillim shumë të mirë në periudhën e fundit. “E dimë që është një Kombëtare e fortë, e cila është ngjitur në Ligën B. Është një ekip pothuajse i barabartë me ne dhe është një test i mirë për të parë se ku jemi realisht me gjendjen tonë.”

Për kualifikueset e Botërorit Brazil 2027 Grima u shpreh se janë të vetëdijshëm për kundërshtarët që kemi në grup dhe çfarë mund të bëhet në këtë drejtim. “Normalisht duhet shumë punë, duhet t’i bëjmë yzmetin punës në maksimum për të marrë maksimumin tonë në këtë grup. Unë kam shumë besim te vajzat, duke ditur kualitetin dhe cilësitë që kanë. Shpresojmë që edhe vajzat që kemi afruar të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Sa më shumë zgjidhje të kemi, aq më mirë do të jetë për futbollin dhe për Kombëtaren”, mbylli prononcimin e tij trajneri Grima.

Grima Kombëtarja e vajzave miqësore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.