Autoritetet belge kanë shkatërruar bandën shqiptaro-bullgare të drogës duke vënë në pranga 11 persona. Policia belge kreu një sërë kontrollesh në disa shtëpi dhe bëri të mundur sekuestrimin e më shumë se 50 kg kokainë dhe heroinë si dhe 100,000 euro para në dorë. Policia arriti të identifikonte bandën shqiptaro-bullgare që vepronte nga Meise pas një hetimi të plotë që nisi nga fundi i vitit 2021. Banda përdorte automjete të pajisura me ndarje të fshehura për të transportuar drogën që vinte nga Holanda, duke e shpërndarë në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave…
Author: tirana
Duke filluar nga kjo fundjavë por edhe ditët në vijim gradualisht mbi vendin tonë do të fillojnë të depërtojnë masa ajrore të acarta me origjinë siberiane. Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Duke filluar nga dita e Diel (por edhe java në vijim) moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit…
Pas një mungese të gjatë, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbritur në bazë, ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij në njësinë nr.8 në kryeqytet. Ka qenë faqja zyrtare e demokratëve të kësaj njësie që ka postuar në rrjetet disa foto me Lulzim Basha, ku mes të tjerash i premton besnikëri. “E drejta dhe e vërteta e ka rrugën e gjatë dhe të vështirë, rrugë që kërkon durim, kembëngulje dhe qëndresë! Me këtë bindje, demokratët qëndrestarë të Degës 8 kemi zgjedhur të ecim në krah të vlerave e parimeve, kemi zgjedhur të qëndrojmë në krah të Partisë…
Kërkuesit e Columbia University e kanë zgjidhur këtë problem me dizenjimin e një mënyre që lëkura të rritet në forma të ndërlikuara 3-dimensionale, raporton “Metro”. Kjo do të bëjë të mundur ndërtimin e një ‘dorashke’ të përsosur me qeliza lëkure që mund të ‘vishet’ në një dorë të djegur. Kërkuesit i kanë publikuar kërkimet e tyre në “Science Advances”. “Ndërtimet 3-dimensionale të lëkurës që mund të transplantohen si ‘veshje biologjike’ do të kishin shumë përparësi. Ato do të zvogëlonin drastikisht domosdoshmërinë e qepjes, reduktojnë kohëzgjatjen e operacionit dhe përmirësojnë rezultatin estetik”, shprehet profesori Hasan Erbil Abaci. Studimi tregon gjithashtu se…
Para dy ditësh në vendin tonë erdhën rreth 30 kompani të huaja për tu njohur me projketin e Portit të Ri të Durrësit në Porto Romano. Ndërsa ditën e sotme katër kompani projektimi ishin në Tiranë për konkursin ndërkombëtar të shpallur nga #DPSHTRRSH për Auto Motoparkun që do të ndërtohet në Elbasan. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije edhe emrin e kompanisë fituese të projektit. “Konkursin e sotëm e fitoi kompania e ish-pilotit të famshëm austriak të Formula 1 Alexander Wurz dhe babait të tij Franz Wurz, një personalitet i mirënjohur për nismat e…
Një kaos u shkaktua në një fluturim për në Brazil, me një përleshje të egër mes shumë grave, të cilat goditën njëra-tjetrën ndërsa pasagjerët e tjerë shikonin të hutuar. Skenat kaotike janë shkaktuar në një fluturim të Gol Airlines, dje të enjten (2/2). Përleshja shpërtheu ndërsa pasagjerët po prisnin të niseshin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Salvadorit në Bahia me destinacion aeroportin Sao Paulo-Congonias në Brazil. Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë 12 deri në 15 gra. Madje stjuardesat u gjendën në mes të sherrit, në përpjekje për t’i ndarë. Përleshja thuhet se shpërtheu mes dy familjeve pasi një nënë pyeti…
Sot, më 3 shkurt, u bë e ditur për largimin nga futbolli tëMesut Ozil. Futbollisti 34-vjeçar, i cili prej verës së kaluar luan për Istanbul Basaksehir, ka vendosur t’i japë fund karrierës. Një ditë më parë, Ozil ishte në formacionin titullar për ndeshjen e javës së 22-të të kampionatit turk kundër Kayserispor (0:1), por u zëvendësua në minutën e 46-të dhe u kritikua për cilësinë e lojës. Sot, Mesut nuk ka ardhur në stërvitje dhe ka njoftuar bashkëlojtarët për pensionimin e tij. Mesfushori dhe klubi do të ndërpresin kontratën. Ozil ka pasur një karrierë të suksesshme, ku ka luajtur me…
Pas daljes nga Big Brother VIP, Mikela është ndalur duke dhënë mesazh për tre banorë, Dean, Amosin dhe Oltën. Sipas Mikelës, Dea është në një lidhje jashtë dhe personi e ka sjellë në Top Channel ditën e hyrjes së BB. Gjithashtu edhe Amos është në një lidhje dhe siç shprehet Mikela Dean dhe Amosin po i pret dikush jashtë, mesa duket për sqarim. Ajo jep dhe një mesazh për Oltën. “Po shihja pak Bigun dhe më bëri përshtypje Dea. Moj Mishel moj po u bërë dy muaj aty dhe s’tu hap kjo gojë, nuk bëri dy llogari për veten tënde,…
Deputeti Saimir Korreshi, i pyetur për mundësinë e arritjes së bashkimit të PD-së, u shpreh se ka tentativa mes dy grupimeve të kësaj force politike. Në një intervistë në “EuroNews Albania”, demokrati tregoi se deputetët e të dyja grupimeve takohen shpesh dhe se në fokus të bisedave është dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit. “Ka tentativa, realisht të gjithë deputetët e të dyja krahëve, mendoj dhe gjykoj që në takimet tona, në përditshmërinë tonë politike, në fokus është çështja e 14 majit. Të gjithë mendojmë dhe gjykojmë, kemi dëshirën që të garojmë…
Kreu i PD-së Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka mbledhur grupet e punës së degëve të Tiranës. Berisha foli edhe një herë për skandalin McGonigal “Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve ju këtu dhe të gjithë anëtaret e anëtarët e FRPD-së, Lidhjes së Gruas Demokratike, të gjithë mbështetësve, simpatizantëve tanë në Tiranë.Dua të ritheksoj edhe njëherë këtu para jush se, ne përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit.Ne kemi përballë një njeri i cili siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë mora, asnjë normë, në përpjekjet e tij…
Nëse doni të merrni më shumë energji, mos mendoni të gjeni zgjidhjen tek pijet energjike. Studiuesit në Universitetin e Teksasit zbuluan se pijet energjike rrisin rrahjet e zemrës, Bazuar në përfundimet e nxjerra nga studimi, këto pije ndikojnë në funksionin kardiovaskular, përveçse janë të rrezikshme për qelizat e muskujve të zemrës njerëzore. Studiuesit zbuluan se qelizat e muskujve të zemrës përmes qelizave të zemrës njerëzore të rritura në laborator ishin të ekspozuara ndaj disa pijeve energjike dhe treguan një rritje të rrahjeve të zemrës.Ata treguan një lidhje midis konsumimit të këtyre pijeve me rrahje të pahijshme të zemrës, kardiomiopatia, një…
I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i 30 Tetorit 2022 ku humbën jetën 4 shqiptarë është zgjuar nga koma. Ai është Orjol Lame. I riu ishte në drejtimin e mjetit atë mbrëmje kur u përplas me një shtëpi. Për pasojë humbën jetën bashkëshortja 22-vjeçe Shane Hyseni, djali Mattias dhe vëllai e motra e 22-vjeçares, Resat e Rejana Hyseni. Pas 3 muajsh, Lame është zgjuar nga koma dhe ka mësuar tragjedinë. Mirëpo siç shkruajnë mediat, gjendja e tij neurologjike është mjaft e rëndë. Ai nuk është ende në gjendje të flasë dhe nuk kujton dot asgjë nga ajo që ka…