Një 42-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi u kap duke shitur celularë të kontrabanduar në dyqanin e tij, të cilin nuk e kishte regjistruar në organet tatimore. Nga kontrolli i ushtruar në servisin e celularëve e 42-vjeçarit, u gjetën 17 aparate celulare, aksesorë celularësh dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat ky shtetas nuk dispononte fatura tatimore. Shtetasi me iniciale G. K. do të hetohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ushtrimi i aktivitetit pa licensë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Author: tirana
Nëse vula zyrtare e Partisë Demokratike shkon te Sali Berisha, Gazment Bardhi thotë se është i përgatitur të mbyllë karrierën e tij politike si deputet në 2025. I ftuar në Ora News, ai tha se në të tilla rrethana do të vazhdojë të jetë një anëtar i thjeshtëi kësaj partie. ” Unë do të vazhdoj të jem në PD, nuk ka asnjë diskutim. Nuk bëhem pjesë e asnjë lëvizje për asgjë të re. PD është partia që më ka dhënë statusin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe unë do të mbështes, votoj dhe punoj gjithmonë për PD. Sigurisht, nëse zoti Berisha do…
DashiKur lindin fërkime në vendin e punës, reagimi juaj i menjëhershëm mund të jetë fajësimi i dikujt tjetër. Shikoni veten së pari para se të drejtoni gishtin drejt dikujt tjetër. DemiÇështjet e parave janë në krye të axhendës. Merrni kohë për t’i trajtuar këto çështje me kujdes. Do të jeni jashtëzakonisht efikas me numrat, tabelat dhe pasqyrat bankare. BinjaketJu keni një sekret të rëndësishëm në lidhje me punën që hezitoni ta zbuloni. Ky informacion është jetik për shëndetin dhe suksesin kolektiv të vendit tuaj të punës, por keni frikë nga reagimi që mund të krijojë ky informacion. GaforrjaMos harroni se…
Ish-drejtoresha e koncesioneve, Alda Klosi në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e sotme pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj, Rozeta Dobi. Gazetarja Anila Hoxha bën me dije për Top Channel se Dobi është marrë në pyetje ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit. “Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti”, cituan burimet e gazetres Hoxha të ketë rrëfyer pastruesja. Veç kësaj e dyshuara ka folur edhe për Arben Ahmetajn, thanë jo zyrtarisht të njëjtat…
Në qarkun e Dibrës paraqiten reshje të dobëta dëbore, të cilat kanë arritur deri në lartësinë 650 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa, në qytet mësohet se ende nuk ka dëborë. Sakaq, trashësia e borës arrin 5-10 cm në lartësi. Si pasojë rrugët janë të kalueshme pa probleme. Temperaturat në vlera pozitive kanë bërë që të mos ketë ngrica.
Kryeministri Edi Rama i ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune me një pamje nga tuneli i sapohapur i Llogarasë. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video nga tuneli dhe i ka uruar të gjithë qytetarëve fundjavë të mbarë. “MIRËMËNGJES. Dhe me këto pamje ekskluzive përgjatë krejt Tunelit të sapohapur të Llogarasë në të gjithë gjatësinë e vet, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama. Kujtojmë që tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra. Ai është i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt…
Për të mos u eliminuar nga “sfida e rezistencës”, Armaldo Kllogjeri ka gjetur një mënyrë se si të kryejë nevojat personale. Maestro është mbuluar me batanije dhe ka urinuar para të gjithëve. Ky veprim i tij nuk është pritur aspak mirë nga Valbona Mema, e cila ka shpërthyer keq. Pjesë nga debati: Armaldo: Ti Valbona je pak tradicionale në këtë pikë Valbona: Me mua mos e kruaj për tradicionale se nuk e di fare përgjigjen e një gruaje. Turp të kesh që në sytë e një femre, të një nënë single bën urinën, turp të kesh! Armaldo: Ti nuk ishe…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar gjatë seancës së djeshme në Kuvend, deputetin shqiptar dhe kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, ku i tha se për asnjë moment nuk duhet të mendojë se shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të bëjnë atë që bënë pas vitit 2000. Gjatë fjalës së tij, Kamberi u shpreh se serbët e kanë problem pranimin e realitetit, kurse Vuçiç i tha se ai është megafoni i Albin Kurtit, shkruan Euronews Serbia. “Ajo që po thotë është politikë e Albin Kurtit, jo e dikujt tjetër”, theksoi Vuçiç, i cili vlerësoi se fjalimi i…
Një person dyshohet se ka ndërruar jetë në Pogradec si pasojë e temperaturave të ulëta. Viktima është 70-vjeçari L. Pilinxhi. Policia njoftoi se e gjeti të pajetë të moshuarin në afërsi të tregut. Në trupin e tij nuk kishte shenja dhune. “Më datë 04.02.2023, rreth orës 06:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në afërsi të tregut, është gjetur i pajetë shtetasi L. P., rreth 70 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale”, njoftoi policia. Pavarësisht dyshimeve se vdekja ka ardhur…
Jordan Belfort, sipërmarrësi nga kujtimit e të cilit u krijua filmi me protagonist Leondardo DiCaprio “The Wolf of Wall Street”, do të vijë në Tiranë. Siç bëhet e ditur, Belfort do të jetë në kryeqytet më 24 shkurt për të ndarë me publikun shqiptar këshilla dhe informacione për të qenë të suksesshëm në botën e biznesit. Jordan Belfort është një ndër biznesmenët më të suksesshëm dhe më të njohur në të gjithë botën. Ai ndërtoi një perandori të vërtetë financiare nëpërmjet një sërë sfidash dhe vështirësish të njëpasnjëshme. Megjithatë, përpara se të arrinte majat, ai e nisi karrierën si një…
Ish-zyrtarja Alda Klosi është shoqëruar në polici rreth orës 18:00 të së premtes dhe është vënë në pranga në orën 22:30. Ajo akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë. Ka qenë dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses së shtëpisë së Klosit, e cila aktualisht ndodhet në qeli pas akuzave se bashkë me djalin, Havier Dobin, grabitën para dhe sende të tjera me vlerë, që ka bërë prokurorinë të firmosë urdhrin për arrestimin e saj. Rozeta Dobi është shprehur se ngjarjen e vjedhjes e ka inskenuar pasi Alda Klosi donte të ngarkonte me përgjegjësi burrin.…
Ish-drejtoresha e koncesioneve, Alda Klosi në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti është arrestuar mbrëmjen e djeshme pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj Rozeta Dobi. “Kam parë shumë para, kam pastruar shumë shtëpi. I shikoja shpesh nëpër kuti, m’i la t’i fshihja”, mësohet të ketë thënë ajo. Pastruesja vendosi që të tregonte të vërtetën, por përse tani? Pika e kthesës ka qenë fakti që Apeli pak ditë më parë e la në burg dhe gjendja jo e mirë e djalit në qeli. Kjo, dyshohet se ka…