Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë sërish çmimin a karburanteve në vendin tonë. Në mbledhjen e fundit është vendosur ulja e çmimit të naftës dhe benzinës me 2 lekë për litër. Sipas vendimit të sotëm, nafta do të shitet me 190 lekë për litër, nga 192 lekë që u vendos një ditë më parë, kurse benzina do të tregohet me 185 lekë për litër. Nga ana tjetër, gazi ka pësuar rritje me 4 lekë, ku do të shitet me 75 lekë për litër. Çmimet e përcaktuara nga Bordi i Transparencës do të hyjnë në fuqi sot pas orës 18:00.
Author: tirana
Ilir Meta ka vizituar sot Pukën, ku u takua me të rinjtë e qytetit. Kryetari i Partisë së Lirisë ka realizuar edhe një videomesazh krah tyre, të cilin e ka shpërndarë më pas në Facebook. Sipas tij, nëse qytetarët zgjedhin ndryshimin, Puka do të zhvillohet sa Zvicra. “Përshëndetje, jo nga Zvicra, por nga Puka. ME Donin, Demirin, Anisën, Endriti, me këta të rinj të mrekullueshëm. Vetëm ndryshimi do ta bëjë Pukën, të zhvilluar sa Zvicra, me të rinjtë dhe të rejat e saj”, shprehet Ilir Meta.
Sali Berisha shprehet se kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po shantazhon qytetarët kuksianë me qëllim deformimin e votës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Këtë deklaratë kreu i Partisë Demokratike e bëri në një postimi në Facebook, krahas denoncimit të kandidatit demokrat për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamatit. Reagimi i Berishës: Kryetari 8 përqindësh i Bashkisë së Kukësit shantazhon kuksianët nga ethet e humbjes në zgjedhjet e 14 Majit. Të protestojmë në shesh para Kryeministrisë më 11 shkurt. DEKLARATË E KANDIDATIT PËR BASHKINË E KUKËSIT, ADMIR SINAMATI Të nderuar qytetarë të Kukësit dhe mbarë vendit! Jam para jush për të…
Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas medieve italiane, i riu ka kërcënuar me armë një 55-vjeçar dhe më pas e ka grabitur. 55 vjeçari rrëfeu para karabinierëve se ishte ora 5 e mëngjesit kur kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar dhe kishte vënë re praninë e një të riu. Ky i fundit e kishte thirrur “xhaxhi” dhe më pas i ishte afruar, duke i vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që ai kishte që kishte në xhep.
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi. Gazetarja Klodiana Lala u shpreh në “Panorama TV” se pastruesja ka zbuluar se një rast gjeti në krevatin e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, shuma të konsiderueshme parash të mbuluara me batanije dhe i sistemoi në një sirtar. “Policia ndoqi një rrugë tjetër, mori telefonin e pastrueses dhe kontaktoi të gjithë pronarët e banesave ku ajo kishte punuar. Asnjëri prej tyre nuk pranoi para. Ajo dha shpjegime mbi paratë. Ndërkohë që Rozeta Dobi pyetej, Alda Klosi ndodhej e shoqëruar duke u marrë në pyetje në një…
Përmes një video mesazhi mbrëmjen e djeshme në prime, Keisi i ka kërkuar Stresit që mos ta prekë më si temë shëndetin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa nuk hezitoi t’i shprehë mbështetjen e saj. “Ked këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thoja përsa i përket marrëdhënies tonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast akoma dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh…
Dhjetëra ukrainas dhe rusë janë kthyer të shtunën nëpër shtëpitë e tyre, në kuadër të një këmbimi të të burgosurve të luftës. Këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, ka thënë në një postim në Telegram se 116 ukrainas janë liruar. Ai ka thënë se në mesin e të burgosurve të luftës ka ushtarë nga Maipipoli, rajoni i Hersonit dhe Bahmuti. Zyrtarë rusë të mbrojtjes kanë thënë se 63 ushtarë rusë janë kthyer nga Ukraina, pas ndërmjetësimit që kanë bërë Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga Ministria ruse e Mbrojtjes, nuk janë dhënë hollësi shtesë…
Lionel Messi është një pjesë shumë e rëndësishme e ‘’ Les Pariziens ‘’, i cili e ka deklaruar me kohë se dëshiron të vijojë eksperiencën në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe sipas specialistit të merkatos Fabrizio Romano, francezët pretendojnë të sigurojnë qëndrimin e ‘’ La Pulgas ‘’ për disa sezone të tjera. Sfidat për Lionel Messin dhe ‘’Albicelestët ‘’ janë shumë të rëndësishme dhe një ndër to është Kupa e Amerikës së 2024-tës , eveniment në të cilin tre herë kampionët e botës do të pretendojnë sërish të jenë protagonistë. Sipas lajmeve të fundit, sulmuesi nga Rosario besohet se…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, nisur nga denoncimet e qytetarëve për disa raste të vjedhjes së biçikletave të tyre, kanë organizuar menjëherë punën në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven”, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. T., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore, rezultoi se 34-vjeçari është autor i 11 vjedhjeve të biçikletave, shtetasve të ndryshëm, vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-shkurt 2023. Shtetasi A. T. ua shiste më pas biçikletat e vjedhura, shtetasve të ndryshëm. Vijon…
‘Sfida e Rezidencës” për disa nga banorët ka kaluar përtej limiteve të etikës, të paktën Kiara kështu mendon. Për të mos hequr dorë nga kjo sfidë, këngëtari Luiz Ejlli urinoi në oborr, në sy të banorëve i mbuluar me batanije. Ky veprim i tij ka irrituar tej mase Kiarën e cila ka debatuar me të pasi ai u skualifikua nga loja pas lëshimit të butonit në një moment. Kiara tha se ndihet keq nga veprimi I tij dhe sipas saj ai është në gjendej të bëjë çdo gjë për të fituar, gjë që ajo nuk e pëlqen. “Luiz për aq…
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë. Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe…
Moskë, në verën e 2014, në kohën e pushtimit të parë të Ukrainës lindore, një grup funksionarësh të lartë rusë janë mbledhur pranë ministrisë së Mbrojtjes, një ndërtesë gjiganteske e epokës staliniane në brigjet e lumit Moscova. Kishin takim me Evgenij Prigožin, një burrë në gjysmëmoshë me kokën e rruar dhe me maniera brutale. Shumë e njihnin vetëm pse menaxhonte kontratat për furnizimin me ushqime të ushtrisë, por atë ditë Prigožin kishte kërkesa të një lloji krejtësisht tjetër. Donte disa troje pronë e ministrisë që t’i përdorte për stërvitjen e “vulletarëve”, të cilët nuk do kishin lidhje zyrtare me ushtrinë…