Author: tirana

Në Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës, të shoqëruara dhe me erë të fortë. Kësisoj, policia iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë natës, pasi uljet e temperaturave mund të sjellin dhe ngrica. Java që vjen, sipas meteorologëve pritet që të ketë reshje dëborë, por dhe ulje të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.

Read More

Duke iu referuar mungesës së Edi Ramës në seancën e fundit parlamentare, deputeti Tomor Alizoti u shpreh se Kryeministri fshihet poshtë “tavolinës” dhe nuk e përmbush detyrën e tij në raste krize. “Ky është nga ata që futet poshtë tavolinës. Kur ka një krizë o duhet ta përballosh o të japësh dorëheqje. Ai duhet të vijë dhe të flasë. Edhe diktatorët i mbajnë me forcë dhe përballë. Rama vetëm kryeministër që nuk është, është frikacak, një burracak. Në demokraci pushteti jep llogari para disa institucioneve. Parlamenti nuk funksionon në Shqipëri. Mediat ata që provojnë por kërcënohet. Edi Rama nuk e…

Read More

Ish-banorja e “Big Brother”, Genta Gjalpi ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Luizin, e cila ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale. Përmes një story në Instagramin e saj, ajo shkruan me bindje se ai ka dikë tjetër jashtë shtëpisë së BBV. Sipas saj, ajo i ka dhënë leje që të krijojë lidhje vetëm për të fituar çmimin. “Dua të them dhe disa gjëra për Luizin por më vihen të gjithë kundra! Është 110% e sigurt ai ka dikë jashtë dhe ajo i ka dhënë leje të krijojë dhe lidhje vetëm për të fituar çmimin”, ka shkruar Genta Gjalpi.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë nën shoqërinë e familjes, larg politikës. Ai ka postuar një foto familjare nga Boga, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij dhe djalit të vogël, Zaho. “Bogë, Malësi e Madhe” shkruan Rama krahas fotos. Kujtojmë se dy seancat e fundit parlamentare kanë qenë plot tension dhe debate, pasi shefi i qeverisë nuk ka qenë pjesë, ndonëse ka patur një mocion të kërkuar nga opozita për të diskutuar lidhur me përfshirjen e emrit të Kryeministrit në çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Read More

Ish-presidenti Bamir Topi e cilëson një sjellje prej frikacaku vendimin e kryeministrit Rama për të mos qenë i pranishëm në interpelancën e thirrur nga opozita për çështjen “McGonigal”. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Topi u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga Parlamenti dhe nuk e përballon dot, ndërsa shtoi se opozita duhet të insistojë në zhvillimin e kësaj interpelance. Sipas Topit, kryeministri Edi Rama, duke pasur pushtetin në dorë, i sheh institucionet si copa letre dhe nuk i respekton. “Ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ka bërë një…

Read More

Ndonëse disa javë më parë pretendonte se mund të ishte fituese e “Big Brother Vip”, sot, Olta Gixhari ka shfaqur një qëndrim të kundërt. Gjatë një bisede me Kristin, aktorja beson se nuk do ta fitojë ajo çmimin e madh. “A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë. Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj. Se ‘Big Brother’ nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e…

Read More

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi se një tjetër balonë kineze, që po përdoret për motive përgjimi, po fluturon mbi Amerikën Latine. Të enjten, një balonë e ngjashme u zbulua duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara, e cila sipas medias amerikane, duket se po lëviz drejt Karolinës së Veriut. Autoritetet po e mbajnë atë nën monitorimin të vazhdueshëm, ndërsa ka patur thirrje edhe për konsiderimin e mundësive për ta rrëzuar atë. Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze po fluturonte mbi Amerikën Latine. “Vlerësojmë se është një tjetër balonë kineze, që po përdoret për përgjim”, tha në një deklaratë…

Read More

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, ka shkarkuar një këshilltar qeveritar, i cili ka bërë deklarata nënçmuese për çiftet e gjinisë së njëjtë. Masayoshi Arai është raportuar të ketë thënë se nuk dëshiron të jetojë afër dhe as t’i shohë çiftet e gjinisë së njëjtë. Ai po ashtu ka paralajmëruar se lejimi i martesave mes homoseksualëve në Japoni do t’i detyronte shumë njerëz që të braktisin shtetin. Kishida ka thënë se deklaratat kanë qenë “krejtësisht në shpërputhje” me politikat e qeverisjes së tij. Arai më vonë ka kërkuar falje, duke thënë se qëndrimet e tij nuk kanë qenë të duhurat dhe nuk…

Read More

Moderatorja Jonida Vokshi ka konfirmuar gjatë hapjes së prime-it të mbrëmshme në “Big Brother VIP Kosova” se është në pritje të ëmbël. Ishte opinionisti Olti Curri i cili e nisi bisedën në nisjen e spektaklit, nga një lajm në portalin “Kryefjala”, që thoshte se Vokshi ishte shtatzënë për herë të dytë, teksa Jonida pasi e lexoi, konfirmoi menjëherë lajmin. “Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur vetë e dyta”, u shpreh Jonida.

Read More

Pesë të dënuar në burgun e Dubravës në Istog kanë dhunuar një tjetër të burgosur, i cili është transportuar në spital si pasojë e lëndimeve në trup. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit në fjalë dhe shkaqeve që shtynë 5 të burgosurit të ndërmarrin këtë akt dhune ndaj një personi të vetëm. “Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Read More

Një autobus me nxënës u përfshi në një aksident rrugor pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, te “Kthesa e Murashit”. Autobusi ishte nisur për në qytetin e Gjirokastrës, ku fëmijët do të zhvillonin dhe një ekskursion. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Read More