Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama refuzoi përballjen për çështjen “McGonigal”/ Bamir Topi: Sjellje frikacaku, i trembet Parlamentit

18:20 / February 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topi bamir 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi e cilëson një sjellje prej frikacaku vendimin e kryeministrit Rama për të mos qenë i pranishëm në interpelancën e thirrur nga opozita për çështjen “McGonigal”.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Topi u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga Parlamenti dhe nuk e përballon dot, ndërsa shtoi se opozita duhet të insistojë në zhvillimin e kësaj interpelance.

Sipas Topit, kryeministri Edi Rama, duke pasur pushtetin në dorë, i sheh institucionet si copa letre dhe nuk i respekton.

“Ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ka bërë një hap të gabuar të radhës duke anashkaluar Parlamentin për një çështjen që ka një ndjeshmëri të lartë. Përderisa është një çështje e rëndësishme, nuk duhet ta anashkalonte”.  Eksperienca e Komisioneve Hetimore është një eksperiencë pa vlerë. Janë ngritur Komisione Hetimore dhe pas një pune të gjatë sfilitëse grupet parlamentare kanë dalë me raportet e tyre dhe në fund fare është votuar me numrat që ka mazhoranca përkatëse. Opozita duhet të insistonte tek çështja e interpelancës, është detyrim dhe kjo e ngarkon më shumë kryeministrin…Të mos shkosh në Parlament dhe të invadosh me monologë studiot televizive e përkthej si një sjellje aspak të hijshme. Pra një sjellje, sa është autoritar aq edhe frikacak. Ai parlamentin e ka shumë frikë.”

Bamir Topi Edi Rama McGonigal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.