Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka kryer një grabitje me armë në Firenze. Sipas medieve italiane, i riu ka kërcënuar me armë një 55-vjeçar dhe më pas e ka grabitur.
55 vjeçari rrëfeu para karabinierëve se ishte ora 5 e mëngjesit kur kishte dalë nga shtëpia për të marrë makinën e parkuar dhe kishte vënë re praninë e një të riu.
Ky i fundit e kishte thirrur “xhaxhi” dhe më pas i ishte afruar, duke i vendosur armën në fyt për t’i marrë paratë që ai kishte që kishte në xhep.