Brenda shtëpisë Big Brother, Luiz Ejlli deklaroi se aktorja Arjola Demiri ka qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar dhe se në lojë ka përdorur fëmijët. Ejlli tha se e njeh ish- bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë. Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar shoqja e Arjolës, Eva Vatoci. Përmes një postimi në rrjete socile, Vatoci shprehet se Arjola Demiri, momentalisht jeton ende me shtëpi me qira prej vitesh, si një nënë e vetme e tre femijeve. Postimi i plotë: Një sqarim për të gjithë pikëpyetjet në lidhje me Arjolen,…
Author: tirana
Autoritetet europiane së fundmi kanë legalizuar konsumimin e dy insekteve, ku përveç përdorimit të tyre në restorante kanë lejuar edhe shitjen e tyre ne markete. Mesa duket, tashmë në meny-të e restoranteve europiane nuk do të ketë më vetëm biftek, bërxolla dhe peshk, por tashmë u shtohen edhe gatimet me karkaleca dhe buburreca. Në mëngjesin e 24 janarit Komisioni Europian ka legalizuar përdorimin e insekteve për konsum. Agjencia Europiane e Ushqimit ka deklaruar se shumë qytetarë mund ta shohin me skepticizëm vendimin, por që në vend që të mendojnë shijen, ata duhet të mendojnë për benefitet që do të kenë…
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 21 vjet e 6 muaj burg J.G., pasi u shpall fajtor për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje për bagëtitë. Ai ka marrë dënimin për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 qershor të vitit 2021, në fshatin Sopniq të Rahovecit, ku autori u konfliktua me vëllanë e tij për bagëtitë. Më pas, debati agravoi dhe u përshkallëzua deri në vrasjen e 65-vjeçarit.
Teksa ishin duke biseduar në oborrin e shtëpisë, Olta për herë të parë pranoi para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje. E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës. “Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta.
Ekziston një metodë për të parë nëse telefoni juaj është prodhim origjinal, apo është prodhuar ne ndonjë shtet tjetër. Për të parë këtë duhet të shtypni në telefonin tuaj kodin *#06#, pastaj do të shfaqet një numër në ekran. Psh. 123456789101112131415 , ju duhet të mbani mend numrin e 7 dhe të 8. Nëse numri i shtate dhe i tete është 02 ose 20 kjo do te thotë qe telefoni juaj është i prodhuar ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Nëse numri i shtate dhe i tete është 08 ose 80 kjo do te thotë qe tel. juaj është i prodhuar…
Pas arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është drejtuar me një mesazh ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Sipas demokratit, Kim ka tashmë mundësinë që t’i bëjë thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”. Paloka thekson se Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për ta përdorur kundër opozitës shqiptare. “Zonja Kim, sot ka rastin t’i bëj thirrje SPAK-ut për të hetuar “peshkun e madh”. Rama akuzohet nga drejtësia e vendit të saj se ka korruptuar funksionarin e lartë të FBI për ta përdorur kundër opozitës shqiptare. Pas heshtjes…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal. Meta e quajti rastin korrupsion skizofrenik që ka cenuar marrëdhënien e vendit tonë me SHBA.“Korruptimi dhe ryshfeti janë ADN-ja e qeverisjes së Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes”. Është ky korrupsion skizofrenik, që e ka bërë Shqipërinë jo vetëm vendin më të korruptuar dhe të varfër në kontinent, por edhe që ka cënuar miqësinë historike Shqipëri-SHBA. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë marrëdhënie vlerash dhe jo aferash!”
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave ndaj tij për lidhjen me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Në një reagim në Twitter pas arrestimit të McGonigal, Rama shkruan se gjërat për të cilat akuzohet nuk kanë lidhje me të, pasi në të kundërt, sipas tij, autoritetet amerikane do e kishin bërë të ditur. “Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e…
29 janari është afati i fundit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për partitë që të dorëzojnë propozimet për komisionerët e ZAZ-ve. Në bazë të vendimmarrjeve të mëparshme, por edhe përfaqësuesit ligjor që njihet në KQZ, e drejta për të çuar emrat e anëtarëve të KZAZ-ve, i takon Partisë Demokratike që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Por edhe pse komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur i qartë se do të njohë si PD vetëm atë që njeh gjykata dhe rezulton e regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Partive, Partia Demokratike e Sali Berishës nuk do të dorëzohet lehtë. Mësohet…
Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë të martën se ka mungesë ilaçesh në Rusi dhe se çmimet janë rritur, pavarësisht se shteti është duke prodhuar më shumë ilaçe të vetat. Ndonëse ilaçet me recetë nuk përfshihen në sanksionet perëndimore, të vendosura ndaj Moskës prej nisjes së luftës në Ukrainë, dërgesat janë goditur nga transporti, dhe problemet me dogana, është thënë në të dhënat e kësaj industrie ruse. “Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre çerekët e parë të vitit të kaluar, është rritur për gati 22 për qind”, ka thënë Putin pas takimit…
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. 13 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 83 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Tre persona, një shtetas spanjoll 47 vjeç dhe dy shqiptarë 28 dhe 23 vjeç, u arrestuan nga autoritetet spanjolle pas zbulimit të dy shtëpive të barit. Një person i katërt me origjinë shqiptare me urdhër arresti të prerë është kapur gjithashtu. Demontimi i dy pikave të mëdha të kultivimit të marijuanës në banesa rezultoi në sekuestrimin e më shumë se 2100 bimëve marijuanë, me një prodhim prej njëqind kilogramësh, me vlerë 220,000 euro. Përgjegjësit e plantacionit kishin marrë masa të forta sigurie me kamera video vëzhgimi, si dhe vëzhgim të përhershëm nga anëtarët e organizatës. Vetëm me mashtrimin për energjinë…