Mbështetja për fëmijët, prindërit e të cilëve humbën jetën në krye të detyrës, vijon me dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”. Pas 15 fëmijëve të parë që përfituan këtë status të veçantë, sot, pas aplikimeve të reja dhe shqyrtimit të dosjeve në fazën e dytë, iu akordua statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës” 3 fëmijëve të tjerë, duke nderuar aktin sublim të prindërve të tyre, të cilët sakrifikuan jetën në krye të detyrës, për mbrojtjen e jetëve të tjera. Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta…
Author: tirana
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra më 21 Janar, këtë të martë u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani. Mark Nika tha se nuk ia ka dorëzuar sot audio-përgjimin, por i ka kërkuar Dumanit që SPAK të marrë çështjen. “E kemi që në korrik. Audion e plotë e kemi ne. S’kanë punë gazetarët dhe do ja dorëzojmë vetëm SPAK, se Tirana do na e deformojë. Nuk është kom e SPAK pa tërheqë çështjen,. Janë çështje të brendshme derisa të respektohen procedurat. Nuk ka qenë takimi për të dorëzuar. Kemi shkuar që SPAK të ndërhyjë, që…
Banorëve të “Big Brother VIP Albania 2”, iu kërkua të diskutonin mbi banorët e edicionit të kaluar. Një nga pyetjet e dhëna nga produksioni, ishte “Viktimizim apo mall loja e Arjolës”, referuar faktit që ish-konkurrentja prekej shpesh për fëmijët. Të gjithë banorët kanë qenë të mendimit se loja e saj nuk ishte aspak viktimizim, por përveç Luizit. “Babain e fëmijëve të saj unë e njoh dhe nuk u mungon absolutisht asgjë fëmijëve të saj, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asgjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallso, nga fillimi deri në fund. Përsa u përket lotëve, është mëse normale…
Qeveria në Ukrainë nuk është në ditët më të mira. Dy zv/ministra kanë dhënë dorëheqjen nga Ministria e Zhvillimit të Komuniteteve dhe Territoreve të Ukrainës, si pjesë e një largimi të gjerë të zyrtarëve të lartë nga qeveria. Këto lëvizje sipas tyre janë të lidhura me atë që ata e quajnë një goditje ndaj korrupsionit nga Presidenti Volodymyr Zelensky. Vyacheslav Negoda dhe Ivan Lukerya të dy konfirmuan lëvizjet në faqet e tyre në Facebook. Gjatë ditës së sotme zv/prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Oleksiy Symonenko, u shkarkua nga posti i tij.
Emergjencat Civile kanë bërë një përditësim të situatës. Në Shkodër dhe në Lezhë situata vijon të mbetet e njëjtë. Në Shkodër janë 1400 ha tokë bujqësore e përmbytur, ndërsa në Lezhë vetëm 230 ha. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje në pjesën më të madhe të vendit, me përjashtim të shkëputjeve herë pas here në disa zona rurale të qarqeve, Tiranë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër. Në qarkun e Vlorës në rrugën Vajzë-Ploç, e cila ka të dëmtuar bazamentin e saj po punohet nga firma kontraktore për riparimin e saj. Në qarkun e Korçës është bërë e mundur…
Me rihapjen e dosjes së 21 Janarit kjo pas daljes së një audio-përgjimi, kreu i PD-së Sali Berisha ka refuzuar të bëjë koment për kallëzimin që ministri i Drejtësisë bëri në SPAK për të, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin për dosjen e 21 janarit. Ndërsa i cilësoi zhvillimet e fundit “budallëqe të Ulsiut”, Berisha theksoi edhe një herë se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen e 12 viteve më parë në Kryeministri është Edi Rama. Po ashtu i pyetur nëse i druhet ndonjë arrestimi të mundshëm nga SPAK, kryedemokrati kujtoi se nuk ka asnjë lloj imuniteti. “A ka mundësi të qëndrojmë…
Ora e “Ditës së Gjykimit”, e krijuar nga Buletini i Shkencave Atomike si një tregues i ndjeshmërisë së botës ndaj apokalipsit, duhet afruar më pranë mesnatës këtë vit. Paul Ingram, ekspert i rreziqeve eksidenciale në universitetin e Kembrixh, tha se kërcënimi i një lufte bërthamore dhe ndryshimet klimatike ishin mes faktorëve që shtynin akrepat e orës simbolike më pranë fundit. “Nëse unë do ta kisha në dorë, do t’i çoja akrepat më pranë mesnatës. Kemi parë shpërthimin e një lufte të re, pushtimin e Ukrainës, paralajmërimet për përdorimin e armëve bërthamore. Kemi parë dështimin e samitit të klimës Cop27 në…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal. Ai akuzohet se ka marrë para nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare dhe një përfaqësues i një oligarku rus, Oleg V. Deripaska. Në një deklaratë për shyp nga selia blu, Berisha tha se pak muaj më parë, denoncoi lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së. Po ashtu Berisha theksoi edhe se është zbuluar që Edi Rama nëpërmjet Agron Nezës, i ka dorëzuar Charles McGonigal 225 mijë dollarë. “Në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të…
“Dorëzimi” nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ka bërë që një pjesë e serbëve të Kosovës të reagojnë ashpër ndaj pranimit të propozimit europian nga Serbia, si kornizë e re negociuese për marrëveshjen finale. Iniciativa qytetare “Mbijetesa Serbe” njoftoi se të mërkurën do të mbajë një protestë në Mitrovicën e Veriut kundër Vuçiç-it. “Politikat e tmerrshme negociuese nga presidentit Vuçiç dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re”, rreshtohen mes arsyeve të këtij manifestimi. Serbët do protestojnë kundër sulmeve të vazhdueshme me motive etnike, prezencës së njësive të armatosura të policisë së Kosovës dhe uzurpimit të pronës private të…
“Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi” janë dy shkollat më të reja që i shtohen kryeqytetit, me kushte bashkëkohore, klasa moderne dhe terrene sportive, të cilat mund të përdoren pas mësimit edhe nga komuniteti. Ato u përuruan në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi deputetja e PS në Njësinë 8, Mimi Kodheli. Veliaj tha se zona e “Bregut të Lumit”, në rrugën “Besa”, nga një zonë e lënë në harresë, po kthehet në një nga vendet…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, ka vizituar këtë të martë ujësjellësin e ri të Belshit. E shoqëruar dhe nga kryetari i Bashkisë Belsh, Balluku inspektoi stacionin e ri që u mundëson qytetarëve të kësaj zone furnizimin me ujë të pijshëm. Po ashtu ministri Balluku pohoi se qeveria do të garantojë jo vetëm cilësi në shërbim por edhe transparencë, duke shtuar se do të vendosen ujëmatës të rinj tek të gjithë abonentët. “Këtu është ndërtuar rrjeti në 1986 dhe duhet t’i ofronte shërbim 33 mijë banorëve dhe ndërkohë qeveria shqiptare tashmë prej kohësh investon për të pasur ujë 24…
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka ngritur shqetësimin në lidhje me vdekjet e fëmijëve të ndodhura vitin e kaluar, si pasojë e shurupeve kundër kollës të kontaminuara. “Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, vdiqën nga dëmtimi akut i veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan.Këto vdekje dyshohet se u shkaktuan nga ilaçe të kontaminuara”,-thekson OBSH në një deklaratë më 24 janar. Sipas specialistëve të OBSH, nga kqyrjet e bëra u pa se shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit, të cilët mund të jenë fatal edhe…