Kreu i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka denoncuar me video situatën në rrugët e Tiranës, ku shkruan se lumi Vjosa ka ardhur në mes të Kryeqytetit, dhe se për të duhet ndryshim me çdo kusht. ““Vjosa ka ardhur në mes të Tiranës”. Kjo është gjendja e vërtetë e rrugëve dhe infrastrukturës përtej fasadave”,-shkruan Meta.
Author: tirana
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal ka tronditur politikën globale me arrestimin e tij. Kjo pasi ndaj tij janë ngritur akuza për shkak se ndihmoi një oligark rus, duke shkelur sanksionet amerikane. Ai bashkëpunoi me një ish-diplomat sovjetik, që punonte si përkthyes për miliaderin rus Oleg Deripaska. Departamenti i Drejtësisë thotë se McGonigal gjithashtu fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarët. Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte…
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus dhe fshehjes së takimit të tij me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar transparencë. “Akuzat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI McGonigal për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2017 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar. Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës…
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovën. Përmes llogarisë së tij në Twitter, ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Kjo nismë vjen pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd. E gjithë kjo për arritjen e një marrëveshjeje mes dyja vendeve, pas propozimit të planit franko-gjerman.
Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natën ka patur reshje shiu me intensitet deri mesatar, ndërsa në lartësitë mbi 1000 m ka patur reshje bore. Sipas njoftimit të Emergjencave, kontraktorët kanë punuar duke kriposur e mirëmbajtur rrugët nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme. Për drejtuesit e automjeteve që do të përdorin segmentin Boboshticë-Dardhë rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, ndërsa segmentet e tjera nacionale janë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme. Edhe rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme dhe pa problematika. Për momentin është i…
Para 104 viteve, kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës, ndërroi jetë. Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, dhe më 12 shkurt u varros në oborrin e Teqesë në Kaninë. Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mori pjesë në “Tryezën e tretë Teknike Operacionale Mes Drejtorëve të Policisë Italiane dhe Shqiptare”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dypalësh dhe luftën kundër të gjitha kërcënimeve më të rëndësishme kriminale që prekin të dyja vendet. Takimi vjen si rezultat i takimit të fundit, të zhvilluar më datë 13 janar, mes ministrave të Brendshëm Piantedosi dhe Bledar Çuçi, të cilët kanë përcaktuar linjat strategjike të veprimit policor, në zonën e Ballkanit dhe më në përgjithësi në Mesdhe. “Ndihem krenar dhe tejet i privilegjuar që me homologët e Policisë italiane dhe…
Vijon që moti i keq të krijojë probleme në disa zona të vendit. Prej 4 ditësh njësia Lurë në Dibër është e bllokuar dhe lëvizja e vetme bëhet drejt Rrëshenit. Në fshatra të ndryshëm trashësia e borës varion nga 40-50 cm. Po ashtu probleme kanë fshatrat Terrnovë të madhe dhe Terrnovë e Vogël si dhe në disa zona të Martaneshit, në të cilën mungon energjia elektrike. Vështirësi ka dhe në Rrugën e Arbrit, konkretisht në By-Passin në qafen e Murrizit.
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një lajm të bukur. Kreu i qeverisë shkruan në facebook, se sot prezantojnë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, që për të është një sprovë e bukur mes nxënësve. “MIRËMËNGJES dhe në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit sot prezantojmë nismën më të re, “Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe”, një sprovë e bukur mes nxënësve që i shërben mbrojtjes e kultivimit të gjuhës shqipe brez pas brezi, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Një popull i tërë është “marrosur” pas një loje. Shtëpia e “Big Brother VIP Albania 2” ka dinamika që ndryshojnë nga dita në ditë, por diçka është e sigurt, banorët kanë ”pushtuar” çdo rrjet social dhe janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve. Banorët më të pëlqyer nga publiku janë tre, kjo deri më tani. I pari është fenomeni Luiz Ejlli. Si mbërritëm në këtë përfundim? Duke marrë në konsideratë dinamikat brenda shtëpisë, komentet e njerëzve në rrjete sociale dhe sondazhet e Anabel. Në vendin e dytë dhe të tretë qëndrojnë Kiara dhe Efi. Të dyja vajzat mund të ndërrojnë…
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit, dha detaje në lidhje me takimin që ai zhvilloi së fundmi me përfaqësuesit e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë për çështjen e Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve. Ai deklaroi se në këtë takim Serbisë i është vënë ultimatum që të pranojë planin franko-gjerman, në të kundërt do të përballet me pasoja shumë të ashpra. “Në fjalinë e dytë më është thënë se duhet ta pranoni këtë plan. Në rast të mospranimit Serbia do të përballet me: ndërprerjen e proceseve integruese, ndërprerjen dhe tërheqjen e investimeve dhe me masat gjithëpërfshirëse politike…
Nga Eda Backa Ndërkohe që rastet e suksesit nga radhët e Komunitetit shqiptar në SHBA nuk janë të pakta, kjo është hera e parë që një shqiptare ja del të renditet në radhën e më të mirave në fushën e Teknologjisë Financiare apo ndryshe e njohur si Fintech. Denada Ramnishta, u përzgjodh nga The Financial Technology Report si një prej 25 grave drejtuese në SHBA në fushën e FinTech për vitin 2022. Financial Technology Report është një prej raporteve më prestigjiozë në këtë fushë, dhe çdo vit ka 3000-5000 nominime, prej të cilave përzgjidhen vetëm 25. Përzgjedhja e Denadës në…