Një nga fustanet e preferuar të Princeshës Diana do të dalë në ankand në Sotheby’s më 27 janar dhe pritet të arrijë nga 73,000 deri në 110,000 euro. Fustani i purpurt prej kadifeje u dizenjua nga Victor Edelstein dhe u vesh nga Diana në setin e saj fotografik të Vanity Fair të vitit 1997. “Princesha Diana është fotografuar në mënyrë të famshme në portrete profesionale dy herë me këtë fustan”, shpjegoi Cynthia Houlton, Shefja Globale e Modës dhe Aksesorëve të Sotheby. “Pra, kjo e bën atë të veçantë. Arsyeja tjetër që e bën atë vërtet të veçantë është se Victor…
Author: tirana
Tashmë çdo frigorifer ka vendin e posaçëm për vendosjen e vezëve dhe nuk e mendojmë gjatë se ku duhet t’i vendosim, pasi teknologjia na e ka zgjidhur vetë këtë. Por, sipas ekspertëve, nuk është vendi i duhur. Ata argumentojnë se dera është vendi më i ngrohtë dhe ku temperatura ndryshon vazhdimisht për shkak të hapjes dhe mbylljes. Vendosja e vezëve në derën e frigoriferit mund t’i ekspozojë ato në temperatura të luhatshme kur hapni dhe mbyllni derën gjatë gjithë ditës. Kjo, nga ana tjetër, i bën ato të prishen më shpejt.
Kompania italiane e hidrokarbureve Eni dhe kompania përkatëse algjeriane nënshkruan marrëveshje për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serë, për rritjen e eksporteve nga Algjeria drejt Italisë dhe BE-së, ndërtimin e një tubacioni të ri për hidrogjenin dhe gazin. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, pas takimit me presidentin algjerian Abdelmadjid Teboun, tha: “Algjeria është tani furnizuesi ynë kryesor i gazit natyror. “Algjeria është një partner strategjik dhe i besueshëm”. shtoi Meloni. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se “synon të forcojë bashkëpunimin me Algjerin, si në atë energjetik, ashtu edhe në atë politik dhe kulturor”.
Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “shpërdorim detyre” për 21 janar.\ Neni 79 i Kodit Penal parashikon për këtë akuzë nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Në rastin e Berishës, Bashës dhe Prendit ata do të dënoheshin sipas pikës ‘dh’ të këtij neni, pra vrasje kundër dy ose më shumë personave.
Carlo Ancelotti “ka lënë” detyrën në stolin e Real Madrid-it dhe i ka ofruar një çamçakëz tifozit që ia kërkoi. Italiani ka bërë një gjest fantastik, me tifozin që e ka shpërndarë në kanalet e komunikimit. Tej fitores 0-2 që Real Madrid mori dje kundër Athletic Bilbao në La Liga, gjesti i Ancelottit u vlerësua pas duelit. Ndërkohë që trajneri italian ishte në stol, tifozi i kërkoi një ndihmë të vogël, me Ancelottin që nuk nguroi dhe e qirasi tifozin me një çamçakëz.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga vendi i tij për anëtarësim në NATO, pas protestave të fundjavës në Stokholm. “Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për [anëtarësim] në NATO”, tha Erdogan në përgjigjen e tij të parë zyrtare pasi ndodhi ky incident, ku në protestën e së shtunës në kryeqytetin suedez u dogj Kurani – libri i shenjtë i myslimanëve. Turqia është zemëruar nga leja që ka marrë Rasmus Paludan – një politikan suedezo-danez, veprimet anti-islamike të të cilit vitin e kaluar nxitën trazira në Suedi – për…
Një 33-vjeçar italian të cilit po i vidhej shtëpia, ndodhej në shoqërinë e disa miqve në një bar, kur u lajmërua se po grabitej. Italiani menjëherë ka njoftuar policinë dhe është nisur drejt banesës së bashku me dy miqtë e tij për t’u përballur me hajdutët. Me të arritur pranë banesës tre italianët vunë re dy persona brenda një makine “Audi Rs5 Coupe”, dhe dy të tjerë brenda magazinës që po vidhej. Në momentin që kuptuan se janë zbuluar 2 hajdutët brenda magazinës nxituan drejt automjetit të tyre, ku teksa largoheshin plagosën njërin prej miqve të 33-vjeçarit, i cili nuk…
Deputeti i PD, Flamur Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse Partia Demokratike nuk hyn me një kandidat të vetëm në zgjedhje, atëherë PS do të fitojë sërish të gjitha bashkitë e vendit. Më tej ai tha se deputetët të cilët i janë bashkuar grupit të Rithemelimit, rrinë nën hijen e ish-kryeministrit, Sali Berisha për të mbajtur postin e tyre. “Më besoni, nëse kampet do ndahen, asnjë bashki nuk do e fitojmë në Shqipëri. Ne nuk kemi betejë me Rithemelimin, por nëse dikush e shikon si dobësi tonën, do thotë se kjo do lërë një shenjë që nuk e…
Me rastin e datëlindjes, futbollisti Eros Grezda ka surprizuar partneren e tij me një dedikim jo fort të zakontë, duke e lidhur me një nga personazhet më të shumëpërfolur sot në vend, Luizin. “Edhe 100 zemër. Të dua më shumë se Luizin”, i ka shkruar Eros në një pusullë bashkëshortes së tij. Këtë urim, Ajsel e ndau me ndjekësit e saj, ku krahas shkruan: “Kur burri jot është më romantik nga sa e ke imagjinuar.” Ajsel Abazi është kushërira e Almeda Abazit, e cila prej vitesh jeton në Turqi.
Monika Kryemadhi, duke folur për aktualitetin politik në vend, theksoi vendosmërinë për të mos hequr dorë nga çështja e inceneratorëve. E pyetur në “Euronews Albania” lidhur me mënyrën e bërjes së opozitë të bashkëshortit të saj Ilir Meta, deputetja e Partisë së Lirisë Kryemadhi e konsideroi më realistin në politikë. “Unë nuk jam askush që ta gjykoj për opozitën që bën zoti Meta. Faktet treguan se qëndresa e tij e fortë apo kundërshtimi permanent që ai i bëri bojkotit të zgjedhjeve lokale apo djegies së mandateve, tregoi se ai kishte të drejtë, tregoi që është vizionar dhe që e njeh…
Studimet kanë zbuluar se shumica e sulmeve në zemër ndodhin ditën e Krishtlindjeve, më pas në 26 dhjetor dhe më 1 janar. Në fillim ekspert menduan se incidentet në rritje ishin për shkak të motit të ftohtë. Më pas, një studim i vitit 2004 i botuar në revistën “Circulation” synoi të zbulonte nëse vdekjet kardiake kishin lidhje me pushimet, dhe jo me rënien e temperaturave. Autorët e studimit shqyrtuan një bazë të dhënash të certifikatave të vdekjes gjatë viteve 1973-2001 të Qendrës Kombëtare për Statistikat Shëndetësore në SHBA (NCHS). Ata vunë në dukje se në cilën periudhë të vitit kishin…
Gjykata Themelore Penale e Shkupit shpalli vendimin për rigjykimin e rastit “Titanik 2” lidhur me parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas vendimit, lideri i partisë shqiptare në Maqedoni të Veriut, PDSH, Menduh Thaçi, u shpall fajtor për shkatërrimin e një qendre votimi, duke marrë dënimin me dy vite burg. Të njëjtën masë ndëshkimore mori edhe ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës, Sasho Mijallkov dhe 4 ish zyrtarë të tjerë. Në seancë nuk morën pjesë as Thaçi dhe as Mijallkov. Në aktgjykimin e parë në 2019, të gjithë të akuzuarit u dënuan në total me 19 vite dhe 8…