Në kuadrin e rishikimit të Kodit të Transmetimit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi në Kukës, më 12 janar 2023, tryezën e shtatë të këshillimit publik. Të pranishmit u njohën fillimisht me Projektkodin në tërësi, për t’u përqendruar më pas konkretisht te kapitujt “Barazia gjinore”, “Parandalimi dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes”, “E drejta për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave personale”, “Të drejtat e personave me aftësi të kufizuara” dhe “Mbrojtja e interesit më të lartë të fëmijës në transmetimet audiovizive”. Pjesë e këshillimit në këtë tryezë u bënë përfaqësues të OSHMA-ve, të shoqërisë civile, të Qendrës për Progres…
Author: tirana
Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kap me armë pa leje dhe municion luftarak. I riu i identifikuar si Silger Dimo banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë në automjetin me të cilin qarkullonte. Pistoleta dhe municioni luftarak që 26 vjeçari mbante me vete u sekuestruan nga policia ndërkohë ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Luizi dhe Olta, paçka se në shumicën e rasteve debatojnë me njëri-tjetrin, publiku dëshiron t’i shoh bashkë për shkak të lojës. Kësaj radhe ishte përsëri Luizi, i cili i tha Oltës se ajo po tradhtohet nga pjestarët e “grupit” të saj, ose siç i quan ai “ushtarët “ e saj. Këto ngacmime kanë nisur që prej mbrëmjes së kaluar, ku Olta votoi kundër daljes së Luizit dhe Efit nga dhoma e izolimit, ndërsa Bjordi votoi pro. Pikërisht kjo zgjedhje e Bjordit, shtyu Luizin që të hedhë ‘kunja’ ndaj Oltës. Ky i fundit madje i tha Kristit, se ai nuk jeton…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku, njoftoi zyra e saj më 23 janar. Sipas njoftimit, Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani. “Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore, si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha ajo. Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008, por Vatikani…
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një qendër për të moshuar, në Kavajë. Si pasojë, ka mbetur e dëmtuar lehtë një e moshuar që jetonte në këtë qendër. Qendra dhe rrethanat e rënies së zjarrit nuk bëhen ende me dije. Flakët janë shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sekuestrohen me urdhër të SPAK një vilë, një hotel dhe një pikë lavazhi në qytetin e Tiranës. Asetet janë në pronësi të të shumëkërkuarit Florenc Çapja. Florenc Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan, ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Nezir dhe Gentian Beqiri u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën…
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit në Presidencë. Presidenti Bajram Begaj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka folur edhe për tensionet e krijuara pak javë më parë në veri të Kosovës. Begaj tha se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial të saj. “Në aspektin rajonal ka patur zhvillime me ndikim direkt apo indirekt në ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave tona kombëtare, ndërkohë që shtete me interesa jo miqësore, nëpërmjet instrumentave të ndryshëm janë përpjekur të zgjerojnë influencën e tyre dhe të frenojnë proceset integruese euro-atlantike të vendeve të rajonit tonë. Përgjatë…
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll. Ndërkaq, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb. Sipas një njoftimi për media, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”. Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor…
Alferd Ndoj 44-vjeç, dy djemtë e tij Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj si dhë vëllai i tij Pjetër Ndoj janë lënë në burg nga gjykata e Sarandës, pasi dyshohet se përplasën me makinë dhe morën peng duke e dhunuar e më pas lënë pa ndjenja në mes të rrugës Gentian Omerin. Në kërkim për ngjarjen është edhe vëllai i Pjetrit dhe Astritit, Alfred Ndoj, 39 vjeç. Sipas avokatit mbrojtës, të arrestuarit nuk kanë patur pretendime dhe nuk kanë kundërshtuar kërkesën e prokurorit për arrest. Të burgosurit do të transferohen drejt burgut të Bënçës pas mbylljes së paraburgimit në Sarandë. Ngacmimi dhe lidhja intime…
The Economist Intelligence Unit”, “Njësia e Inteligjencës” e revistës prestigjoze britanike The Economist, në raportin më të fundit për Shqipërinë analizon zhvillimet ekonomike, sociale dhe ato politike. Raporti siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, sjell këtë analizë politike për zhvillimet në kampin opozitar të PD-s. “Zoti Berisha i gëzohet mbështetjes të palëkundur të mbështësve besnik të PD-s. Pavarësisht kësaj, jashtë PD-s, apelet që ai bën, janë të limituara. Fitorja e tij ka shënuar një ndarje akoma më të thellë brenda PD. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e shikojnë Sali Berishën si një forcë shkatërrimtare në…
Prokuroria e Tiranës ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin e publikuar për 21 janarin. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Tiranës bën me dije se do të nisin verifikime , ndërsa sqaron se verifikimet do të futen në dosjen e hetimeve të rihapur në 2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë është duke kryer veprimet hetimore në lidhje me procedimin penal Nr.285 i vitit 2011, (i rifilluar), aktet e të cilit bëjnë fjalë për ngjarjen e ndodhur më datën 21.01.2011, gjatë së cilës kanë gjetur vdekjen shtetasit Z.V, F.M, A.N dhe H.D. Në datën 18.04.2012, është vendosur ndarja…
Ka nisur në orë 14:00 mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Mësohet se presidenti i Republikës, Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ka kërkuar këtë mbledhje. Ndërkaq është parë të futet në Presidencë edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të analizojë gjendjen e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 202, ndërsa pjesëmarrës janë anëtarë të përhershëm të tij dhe të ftuar të tjerë. “Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të…