Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete. Nga informacionet paraprake mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Author: tirana
Fshehu drogën në gojë që t’i shpëtonte policisë, arrestohet 15-vjeçari shqiptar në Gjermani Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi u kap duke shpërndarë drogë. Gjatë një kontrolli policor në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit, policia gjermane arriti që mes disa të ndaluarve të arrestojë edhe një të mitur. Sipas mediave gjermane, adoleshenti u kap në flagrancë duke u shitur kokainë 2 personave në zonën e Raschplatz, ku ai u pikas nga oficerët e policisë. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur edhe 3 doza kokainë, të cilat i fshihte në gojë.
Bimët e shtëpisë, përveç funksionit dekorativ dhe estetik, janë gjithashtu shumë të dobishme për shëndetin tuaj. Mjaft bimë janë të njohur për efektet e tyre qetësuese dhe pastruese, dhe mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit. 4 bimët që duhet të keni në shtëpi: 1.Aloe VeraPërveç aftësisë së saj të shërimit, Aloe Vera është bimë edhe më efektive kur është fjala për pastrimin nga kimikate potencialisht të rrezikshme për shëndetin tuaj. Ajo lëshon oksigjen gjatë natës, e cila nuk është tipike për bimët. 2.Ficus benjaminaBenjamina është bima numer 1 për pastrimin e ajrit. Ajo largon më shumë se 70% të benzenit,…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për 21 janarin. Më herët, ministri i Drejtësisë konfirmoi se do të dorëzojnë në SPAK një kallëzim për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011. Ai tha se këto vrasje janë vrasje shtetërore dhe çdo përgjegjës duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.
Dy deputetet e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Flutura Açka prej disa ditësh janë përfshirë në një debat me njëra-tjetrën, ku nuk i kanë ndalur akuzat dhe replikat. Shkak ka qenë situata tek Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit, ku zonja Açka është kryetare ndërsa Zhupa anëtare. Kjo e fundit e ka akuzuar Flutura Açkën se mbron qeverinë dhe ministren e Kluturës, Elva Margariti. Ndërsa Açka e akuzon Zhupën se po përdoret nga të tjerët. Edhe sot ato kanë patur replika me njëra-tjetrën përmes postimeve në rrjetet sociale, ku Açka e nis reagimin me titullin “Ina, dalë nga shina”,…
Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Gurra” në Lezhë. Nga përplasja e tre automjeteve ka mbetur i plagosur një person. I plagosur fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Këngëtarja Nita Latifi ka rrëfyer para banorëve betejën e saj me tumorin. Ajo tregoi se pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP” i ishin shfaqur sërish disa shqetësime. Për pasojë, ajo u largua nga shtëpia ditën e sotme për të kryer një kontroll mjekësor. Teksa u rikthye në shtëpi, Nita u shpreh se nga analizat e kryera ka ende diçka, por nuk është shqetësuese. “Para 1 viti e gjys kam pas tumor në gji, jam operuar, ka kaluar gjithçka me sukses, por në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi kam patur disa shtrëngime, disa shqetësime, dhimbje, gjatë ditës,…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha gjatë një takimi me mjekët që përfundojnë këtë vit specializimin afatgjatë, se po ndërmerren disa politika të qëndrueshme për ta bërë sa më atraktiv punësimin e mjekëve në Shqipëri. “Ne do të vijojmë të punojmë jo vetëm për përmirësimin e kushteve të punës por paralelisht për rritjen e pagave ku sërish buxheti 2023 do të vijë me një rritje pagash 7% për personelin mjekësor dhe infermieror në të gjithë vendin, duke filluar nga muaji korrik. Do të kemi gjithashtu edhe programin e bonusit dhe programin e patronazhit, që nëpërmjet incentivave financiare të kemi…
Romanca që u krijua në “Dancing With The Stars” mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt mori vëmendje të madhe një muaj më parë. Së fundmi, koreografja e spektaklit Ola Hasani zbuloi se në fakt Elhaida ka pasur një pëlqim për balerinin, që para spektaklit. “Mbaj mend ditën e parë kur ka ardhur Elhaida për prova. Po e prisja me Ledin, kur erdhi dhe kishte një lloj dridhje. Ndoshta nuk më takon ta them por mendoj se kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte” tha ajo, teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi.”
Teatri i Operës dhe Baletit 28 janar 2023 | Ora 19:00 24-29 janar | Ora 19:00 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Çdo fundjavë | Ora 11:00 Tetari Metropol 24 janar | Ora 18:00 DUA Center 27, 28 dhe 29 janar | Ora 19:00 Teatri “Andon Zako Cajupi”, Korçë
Mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes në aplikacionin signal në telefonin e biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese salillari SHPK mbërriti një mesazh nga një kontakt me emrin “Edi”. Sikurse rezulton nga dosja hetimore, Salillari i është pergjigjur pas disa minutash me fjalët “mire shef si jeni?”, duke treguar se e ka njohur dërguesin e atij mesazhi. Nga ana tjetër i shkruajnë “doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër”. Sipas dosjes hetimore që News24 e disponon, pikërisht këtu Pëllumb Salillari kupton se po tentonin ta mashtronin. Për këtë arsye, vendosi të…
Shumica dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për ndryshmet në Kodin Rrugor. Mes propozimeve të demokratëve të mirëpritura nga socialistet është dhe ajo për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod. Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend është rënë dakord edhe për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km në orë nga 110 që është aktualisht. Arben Pëllumbi: Dakord, kundër nuk…