Dashi Gjatë ditës do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje të veçantë shpenzimeve, mund të ketë shumë dalje. Megjithatë, do të jenë të njëjtat ngjarje të papritura që do të përshpejtojnë ngjitjen tuaj në vendin e punës. Demi Gjatë orëve në vijim do të keni mundësi të zgjidhni disa konflikte në familje. Hëna do të vërë dorën edhe të njohjet, duke stimuluar marrëdhëniet me njerëzit që jetojnë në qytete të tjera dhe duke ju garantuar disa mundësi më shumë. Binjakët Ju pret një ditë paksa e çuditshme, në të cilën sigurisht që do të ishte më mirë të mos merrnit pozicione…
Author: tirana
Këtë të martë, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe bore të izoluara në Juglindje. Temperaturat minimale do të luhaten -4-5 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 3 -5°C në veri , 11-13°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10-15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 5-6 ballë në det të hapur.
Mandati i Yuri Kim ka mbaruar si ambasadore, ndaj dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka njoftuar se David J. Kostelancik do të jetë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri. Njoftimi është publikuar nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ku bëhet me dije se propozimet për emërimin e ambasadorëve të rinj, duhet të miratohen në senat. David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm…
Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i vitit 2022 te Zvicra. 30-vjeçari shqiptar i Arsenalit, i vetmi lojtar së bashku me Bréel Embolo dhe Remo Feuler që kanë luajtur në të 13 ndeshjet e luajtura vitin e kaluar me kombëtaren helvete, ka marrë çmimin pas një viti fantastik. Xhaka ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përfaqësuesen, duke ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat. Niveli i përformancës së mesfushorit ka njohur rritje viteve të fundit dhe këtë e thonë edhe shifrat. “Falenderoj edhe ata që nuk besuan tek unë, sepse më kanë shtyrë gjithmonë. Tre vjet më parë isha në Arsenal…
Gjykata Kushtetuese pushon çështjen për heqjen e madatit të ministres Olta Xhaçka. Vendimi: Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 18.01.2023, në orën 13:45, mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 10 (NJ) 2022 Regjistri Themeltar, me kërkues 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “1. Shfuqizimin e vendimeve nr. 83/2022, datë 17.11.2022 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të…
Ish-shefi i kundërzbulimit për zyrën e FBI-së në Nju Jork është arrestuar për pastrim parash. Prokurorët akuzuan Charles McGonigal se ka shkelur sanksionet kundër Rusisë, teksa punonte me një oligark rus, dhe mori qindra mijëra dollarë nga një ish-zyrtar i inteligjencës së huaj. Një çështje e paraqitur në gjykatën federale në Uashington, pretendon se 55-vjeçari mori 225 mijë dollarë nga një person i cili kishte interesa boznesi në Europë. “McGonigal e tradhtoi betimin e tij ndaj Shteteve të Bashkuara në këmbim të përfitimit personal dhe në kurriz të sigurisë sonë kombëtare”, tha Ndihmës Drejtori i FBI-së. Prokurorët federalë në Nju…
Tirananews ka siguruar pamjet nga aksidentit të trefishtë që ndodhi këtë të hënë pasdite në Lezhë. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një makinë vjen me shpejtësi dhe në një kryqëzim përplas një mjet në lëvizje dhe një tjetër të ndaluar aty pranë.
Pas parashikimit të horoskopit kinez i cili thotë se ky vit do të sundohet nga shenja e Lepurit, astrologia Meri Shehu ndaloi edhe te horoskopi ynë. Në parashikimin për javën e fundit të Janarit në “Rudina” në Tv Klan, astrologia foli për ngjarjen më të rëndësishme planetare. Në datën 27 Afërdita nga Ujori kalon në shenjën e Peshqve dhe ndryshon situata më shumë për Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët. Dashi – 3 yje Është një javë shumë e fuqishme. Nga nesër, pasnesër Dielli në Ujor bën një lidhje të bukur me Jupiterin në shenjët e Dashit. Mesi i javës është…
“Ne korrim atë që mbjellim”. Çdo veprim yni shkakton një reagim të Universit. Fjala karma e ka origjinën në sanskritisht, një gjuhë e lashtë e shenjtë e Indisë, dhe do të thotë “veprim”. Termi ka natyrë fetare, përdoret në doktrinat budiste, hindu, sikh, teozofike dhe xhainiste, dhe në kohët moderne është adoptuar edhe nga spiritizmi. Në këto fe, karma funksionon si një ligj universal i shkakut dhe pasojës, domethënë, për çdo veprim të praktikuar, do të ketë një reagim të Universit. Koncepti është i lidhur ngushtë me rrënjët e tij indiane, duke përfshirë besimin në rilindjen pas vdekjes. Në këtë…
Ky edicion i “Big Brother Vip Albania” duket se ka nisur vrullshëm që në fillim të tij me shumë episode nga më të ndryshmit. Pavarësisht se jemi ende në muajin e parë, përveç të eliminuarve nga publiku kemi dhe dy largime të tjera nga shtëpia. Zhaklina Gjolla e cila u larguar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe Kejvina Kthella, e cila u përjashtua nga produksioni pasi goditi me shuplakë Luizin. Por, një tjetër banor që po mendon largimin nga shtëpia e BBV-së është aktori Amos Zaharia. Gjatë një bisede me Nitën, pasi Luizi doli nga dhoma e izolimit,…
Fifi do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e shtatzënisë këngëtarja e dha gjatë Festivalit të Këngës. Së fundmi këngëtarja ka ndarë një foto të ekos, ku duket këmba e fëmijës së saj. “Këmba jote e vogël, engjëlli im i vogël. Ta honksha këmbën si të babait”, shkruan Fifi krahas imazhit. Ky do të jetë fëmija i dytë për Adis Patushin, pasi ai ka një djalë, Troin, me modelen Adrola Dushi. “Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda.…
Dy punonjësit e policisë në drejtorinë e policisë Durrës, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka u dënuan nga Gjykata e Posaçme me nga 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion. Me dy vjet burgim gjithashtu u dënua shtetasi Alfred Mikeli. Ky i fundit sipas Prokurorisë, një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte lokalizuar nga dy efektivët, në verën e 2021, ishte marrë në mjetin e tyre dhe pasi kishin negociuar, e liruan atë në këmbim të 10 mijë eurove.