Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa falënderoi Kryemadhin për denoncimin e inceneratorëve, tha edhe një herë se në Tiranë nuk bëhet incenerim, por vetëm grumbullim mbetjesh, “Në inceneratoriin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbeturinave. Prokvohet e kundërta e deklaratave mashtruese. Kryeministri tha se procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent por në fakt ka gënjyer. “Droni i së vërtetës” zbuloi se Tirana nuk ka incenerator por është thjesht një vend grumbullim mbetjesh njëlloj si landfilli i Shkodrës. 1600 lekë të reja për ton në Shkodër, ndërklohë që Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton,…
Author: tirana
Kënga më e re e Shakirës ka hapur kutinë e Pandorës. Në këngë, ylli i popit akuzon hapur ish-partnerin Pique dhe të dashurën e re, Clara Chia Marti, por nuk ka munguar një varg plot mllef ndaj ish-vjehrrës së saj, Montserrat Bernabeu. Një video e vjetër është shfaqur së fundmi në “Twitter”, e cila sot merr një kuptim krejtësisht të ri në dritën e ngjarjeve të fundit. Në video shohim dy femrat duke u grindur në rrugë, ku mamaja e Pique fillimisht prek fytyrën e ish-nuses së djalit në mënyrë agresive dhe më pas e fton të heshtë. E indinjuar…
Plagosja e Eder Dorzit tre ditë më parë në zonën e ish-Bllokut është mbajtur e fshehur. 41 vjeçari ka qënë i ulur në këtë lokal, kur dy persona të njohur si miq të tij i janë afruar duke e qëlluar me thikë. I plagosuri ndodhet tek Trauma, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona. Dyshimet janë se shkak për konfliktit mund të ketë qenë agresorët pasi njihen si përdorues droge. Dorzi është emër i njohur për policinë. Ai është arrestuar pasi ishte pjesë e grupit që shfrytëzonin vajzat e huaja për prostitucion. Ai u arrestua në vitin 2015 në kuadër…
Sot bëhen 104 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me nënkryetarët Anisa Ruseti dhe Andi Seferi, si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, kryen homazhe pranë bustit të Ismail Qemalit. Veliaj vendosi një kurorë me lule në nder të njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. “Në 104-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit përkujtojmë me nderim veprën e një burri të madh dhe sakrificat e jashtëzakonshme për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,” shkruajti Veliaj rrjetet sociale. Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë…
Është liruar nga burgu këtë të martë ish-nënkryetari i bashkisë Lushnje, Gentian Nushi. Ai ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim. Nushi së bashku me kryetarin e bashkisë, Fatos Tushe dhe drejtorin e prokurimeve u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera. Në vendimin sotëm GJKKO kërkoi “lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Nushi nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor”. Nushi u arrestua dy vite më parë pasi Prokuroria e Posaçme kishte dyshime për abuzime me tenderin “Për rehabilitimin e kanalit…
Policia e Shtetit ka marrë masa ndaj personit që kërcënoi live djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Ivzi Hoxha u arrestua për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”, pasi gjatë një emisioni televiziv kërcënoi me jetë djalin e mitur të kryeministrit Edi Rama. Ai tha fjalë kërcënuese, duke shprehur revoltë për shkak të prishjes së banesës së tij në zonën e “5 Majit” për shkak të projektit të ndertimit të banesave sociale. Gjatë marrjes në pyetje Hoxha i ka thënë hetuesve se ai kishte dalë për të protestuar për të drejtat e tij dhe ka thënë ato fjalë.…
Edhe këtë të martë, Gjykata e Posaçme Apelit ka shtyrë për herë të tretë senacën për kërkesen e SPAK për konfiskmim e pasurive të shtetasit Redjan Rraja, mes tyre dhe një makinë Audi model A8 për të cilën bashkëpronare është dhe Kejvina Kthella. Redjan Rraja dhe Kejvina Kthella nuk ishin të pranishëm, teksa senaca e shty për arsye se nuk ishte e paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës, bashkëshortes së Redjan Rrajës. Nga ky hetim tashmë gjykata vendosi përjashtimin e avokatës Marku dhe vendosi që çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Senaca e radhës është…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi do të jetë pjesë e skuadrës së Grasshoper në Zvicër të paktën dhe për një sezon më shumë. Kontrata aktuale e mesfushorit 32-vjeçar skadonte në qershor të vitit 2023 ndërsa me marrëveshjen e re ai do të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në vitin 2024. Amir Abrashi është një nga pikat kyçe të skuadrës ndërsa tani mban dhe shiritin e kapitenit. Në total, mesfushori është aktivizuar në 185 ndeshje me skuadrën nga Zyrihu dhe ka qenë disa herë vendimtar në fitoret e saj.
Mbështetjen nga “Pakoja e Madhe” e kanë marrë edhe mësuesit. Kryeministri Edi Rama shkruan se kjo vjen si mbështetje për të zeruar impaktin e luftës. “Edhe mësuesit e kanë marrë Pakon e Madhe, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë”,-shkruan Rama. Në datën 30 Dhjetor 2022 qeveria njoftoi miratimin e një pakete që do të mbështesë financiarisht rreth 1 milionë qytetarë shqiptarë. Kjo paketë financiare është për pensionistët, nënat, kryefamiljare, punonjësit me uniformë, bluzat e bardha, administratën, zjarrëfikësit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me…
Këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, pas shpërndarjes së “Pakos së Madhe”, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë. Ka debate ndërmjet deputetëve të opozitës si dhe atyre të mazhoranës. Deputetja Jorida Tabaku, e mbështetur edhe nga deputeti i Partsë Socialiste Erion Braçe, kanë kërkuar në komision prezencën e ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. “Ministrja duhet të…
Vëllezërit Fredi dhe Selman Krasniqi, kishin kthyer vilën e tyre në Shijak, në “shtëpi bari”. Katin e tretë dhe të katërt të banesës, e kishin kthyer në një ambient për të kultivuar kanabisin, ku policia sekuestroi 444 rrënjë, si edhe 222 llamba elektrike e pajisje të tjera që shërbenin për të kultivuar drogën. Në banesë është gjetur edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik dhe granata, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga grupet kriminale. Policia ka arritur të arrestojë pronarin e banesës, Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa vëllai i tij Selman Krasniqi, 43 vjeç është shpallur në…
Rrugët e Suedisë dhe Finlandës mund të ndahen, pasi vetë Finlanda duhet të konsiderojë anëtarësimin në aleancën e NATO-s pa Suedinë. Të dyja vendet nordike kishin nisur një ofertë të përbashkët për t’u anëtarësuar në NATO, por Suedia po përballet me bllokadën turke për të aderuar në aleancë. Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, tha se një aplikim i përbashkët është “opsioni i parë” por duhet të merren parasysh të dyja mundësitë. Të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të miratojnë anëtarësimin e vendeve që aplikojnë dhe gjasat janë që Turqia nuk do ta miratojë ofertën e Suedisë pas…