Është liruar nga burgu këtë të martë ish-nënkryetari i bashkisë Lushnje, Gentian Nushi. Ai ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.
Nushi së bashku me kryetarin e bashkisë, Fatos Tushe dhe drejtorin e prokurimeve u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera. Në vendimin sotëm GJKKO kërkoi “lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Nushi nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor”.
Nushi u arrestua dy vite më parë pasi Prokuroria e Posaçme kishte dyshime për abuzime me tenderin “Për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”.