Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Gurra” në Lezhë.
Nga përplasja e tre automjeteve ka mbetur i plagosur një person.
I plagosur fatkeqësisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.