Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Vlorës kanë sjellë probleme në disa akse rrugore në fshatra. Si pasojë e prurjeve të mëdha është dëmtuar aksi rrugor që të çon në fshatin Plocë dhe Sevaster, pasi ka patur rrëshqitje të madhe dheu. Mësohet firma kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës ka nisur grupin në mënyrë që të meren masat për kalimin e mjeteve në një aks dhe ditën e nesërme të vazhdojë ndërhyrja.
Author: tirana
Rusia ka dëbuar ambasadorin e Estonisë, sipas një deklaratë të ministrisë së Jashtme ruse. Ambasadori i Estonisë Margus Laidre u urdhërua të largohej nga vendi deri më 7 shkurt. Ministria tha se vendimi ishte marrë si hakmarrje për “hapin e ri jomiqësor të Estonisë për të zvogëluar rrënjësisht madhësinë e ambasadës ruse në Talin”. Ministria e Jashtme e Estonisë në fillim të këtij muaji urdhëroi Rusinë të reduktojë numrin e stafit të ambasadës së saj në tetë diplomatë dhe 15 anëtarë të stafit administrativ, teknik dhe të shërbimit, në mënyrë që të “arritet barazia në personelin e ambasadës” deri më…
Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 milion lekë të vjetra e cila i përkiste shtetasit me iniciale F.M. Kjo pasuri dyshohet se është siguruar nga aktiviteti i trafikut të drogës. Pasuria përfshin disa shtëpi në Durrës, Shkozet e Golem, si edhe një ndëtesë pa leje në proces legalizimi dhe disa llogari bankare. Ende nuk bëhet i ditur indetiteti i personit. Njoftimi i prokurorisë: Dyshime se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria Durrës sekuestron pasuritë e shtetasit M.F., në vlerën 50.000.000 lekëNë kuadër të zbatimit të ligjit Nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit…
Vazhdojnë përplasjet e forta mes Oltës dhe Luizit. Gjatë një bisede me Oltën dhe Luizin, Kristi pyet këtë të fundit nëse është këngëtar i njohur dhe aktorja ia pret direkt “jo”. Ejlli më pas përmend se ka fituar ‘Ethet e së premtes” dhe dy festivale të tjera si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Sapo tha këto, Luizi u largua dhe Gixhari shton se ai njihet si emër, pasi ai dhe ajo kanë dalë në kohën kur nuk kishte rrjete sociale. Pjesë nga biseda: Kristi: Je këngëtar i njohur? Olta: Jo Luizi: Jo? Fitues i ‘Etheve të së premtes’, ‘Kënga…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Kurse, pas takimit ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore. Osmani ka shkruar në Facebook se thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi i përbashkët. “E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë. Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të…
Një 25 vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Gjermani. Sipas mediave gjermane i riu shqiptar ka mbetur i plagosur dhe është gjetur i shtrirë në borë në Hartmannstrasse. Bëhet me dije se është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar. Sakaq ende nuk dihet kush janë autorët që kanë qëlluar ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen.
Presidenti i Republikës ka thirrur sot në 14:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në mbledhje pritet të marrin pjesë drejtuesit e istitucioneve kryesore në vend duke nisur nga Kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ministrat: Niko Peleshi, Bledi Çuçi, Olta Xhaçka, Delina Ibrahimaj, ndërsa është ftuar edhe ministrja Krifca. Po ashtu në mbledhje do të jetë i pranishëm kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço, si edhe nënkryetari i këtij komisionit, Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës. Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi I Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja informoi se PS-ja dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe ish-komandatit të Gardës së Republikës për dosjen e 21 janarit. Ai bëri të ditur se do të kallëzohet i gjithë zinxhiri komandues i Gardës pas daljes së audio-përgjimit nga ngjarja tragjike. “Sot do të kallëzojmë në spak ish-kryeminsitrin Berisha, ish ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e gardës. Dhe gjithë zinxhirin e gardës së vendit që ka dalë në një provë të re në mediat e vendit. Është koha që të bëhet drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar…
Ditën e djeshme kandidati Boçi ka publikuar fotot nga festimet për 32-vjetorin e degës së PD-së në këtë qytet. Por ajo që ra në sy ishte braktisja që deputetët e grupit parlamentar të PD-së i bënë ftesës së Boçit.Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Zheni Gjergji dhe Flutura Açka kanë refuzuar ftesën e kandidatit të Berishës për Elbasanin.Edhe kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi ka bojkotuar këtë takim. Të gjithë këta njihen si mbështetës të Enkelejd Alibeajt dhe të Bashës.
Georgina Rodriguez duket se është përshtatur menjëherë me jetën në Arabi Saudite. E dashura e CR7 është shfaqur së fundmi elektrizuese në eventin e Joy Awards, e veshur me një fustan të krijuar nga stilisti me famë botërore Ali Karoui. Bukuroshja dukej një princeshë e vërtetë arabe, sipas mediave vendase, dhe performancën e saj e kishte bërë edhe më vezulluese me diamantet që e rrethonin. Vetëm varësja ishte e përbërë me 4 shiritë diamantesh të bardhë që kulmonin me një gur të madh disa milionë eurosh.
Vitin e ardhshëm Tirana do të marrë Presidencën e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, e njohur ndryshe si B40. Lajmin e mirë e ndau kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili merr pjesë në Samitin e Rrjetit B40, që po zhvillohet këto ditë në Athinë, me pjesëmarrjen e 70 kryetarëve të bashkive nga 10 shtete të Ballkanit. Rrjeti B40 është një nismë e themeluar në Stamboll, e cila synon rritjen e bashkëpunimit rajonal mes qyteteve, si dhe të punuarit së bashku, sidomos për çështjet klimaterike, demokracinë, paqe dhe stabilitet. Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi marrjen e Presidencës si një mundësi të madhe për…
Vrasjet në 21 Janarin e vitit 2011 janë rikthyer edhe njëherë në debatin politik. Avokati Spartak Ngjela, thotë se serverat e Kryeministrisë për ngjarjen e 21 janarit nuk janë fshirë. Ai shton se Rama ia ka konfirmuar vetë këtë gjë dhe se ishte në dijeni për urdhrat që ka dhënë Berisha atë ditë. Sipas tij, Rama po e mbron Berishën, që të qëndrojë në pushtet. “Këta kanë qenë naivë. Serveri nuk prishet. I morën ata serverat, ata kujtonin se i kishin fshirë, nuk fshihet serveri. Gjithçka që ke të inçizuar këtu, e ke edhe në Kaliforni. Ata e kishin dhe…