Author: tirana

Orë të vështira pasi negociatat për Kosovën sipas medieve, po detyrojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, që të konsiderojë edhe dorëheqjen. Vuçiç informon sot kabinetin qeveritar lidhur me bisedimet e zhvilluara me delegacionin e zyrtarëve të lartë të SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë ditën e premte. Takimin me ta presidenti serb e përshkroi si një prej më të vështirëve për Serbinë, pasi siç tha, ka të bëjë më atë qe e pret vendin në të ardhmen. Nga ajo që shkruajnë mediat lokale, Vuçiç kishte reaguar duke thënë se nëse dikush mendon se mund ta drejtojë vendin më mirë se ai,…

Read More

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar këtë të hënë një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave. Ai theksoi se janë mbi 1 milion aplikime lidhur me situata problematike për çështjen e pronave.“Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore”, u shpreh Lame.

Read More

këtë të hënë po zhvillohet mbledhja e radhës e grupit parlamerntar të Partisë Socialiste. Mbledhja vjen një ditë pasi kreu i grupit të PS-së, deputeti Taulant Balla paralajmëroi një padi për 21 Janarin, pasi zyrtarisht PS-ja përveç deklaratave publike kërkon që këtë çështje ta marrë në hetim SPAK-u. Një ndër këto tema është diskutimi për ndryshimet ligjore të propozuara sa i përket largimit nga politika të të gjithë atyre që vërtetohen që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Edhe zgjedhja e një Avokati të ri të Popullit është një detyrë që në 2022 nuk u zgjidh. Ende nuk ka…

Read More

Një vrasje është regjistruar në Gjermani, ku një shqiptar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në qytetin e Markdorf. 47 vjeçari shqiptar shkoi i armatosur në vendin ku punonte ish-bashkëshortja në Konstanz dhe e qëlloi atë disa herë, duke i marrë jetën. Autori u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në paraburgimin e Ravensburgut, ku do t’i komunikohet dhe akuza për krimin e rëndë. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e krimit, autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet me dije.

Read More

Që nga viti 2018 ylli i muzikës pop Beyonce mungoi në skenë, dhe së fundmi zhvilloi një koncert në një hotel privat në Dubai. 41-vjeçarja zhvilloi një koncert prej 90 minutash për hapjen e “Atlantis The Royal”, i cilësuar si resorti më ultraluksoz në botë. Beyonce doli përpara një turme prej 1500 personash me një fustan të verdhë me tegela dhe një pelerinë skulpturore me pupla. Ajo u raportua se ishte paguar 24 milion dollarë për koncertin, ku morën pjesë njerëz të famshëm si Kendall Jenner, Liam Payne, Ronan Keating, Rochelle dhe Marvin Humes dhe redaktori britanik i Vogue Edward…

Read More

Moti i keq ka shkaktuar dëme edhe në Durrës. Njëri kah i rrugës që lidh shëtitoren Taulantia me zonën e Currilave është bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Shkak është bërë rrëshqitja e dherave nga Kodër Currila, duke përfunduar në rrugë. Rrëshqitjet nisën si pasojë e reshjeve me intensitet të shiut të rëna përgjatë ditëve të fundit. Për të normalizuar situatën angazhuan punonjësit e ndërmarrjes ‘Rruga’ me mjete të rënda, me qëllim largimin e dherave nga rruga dhe kthimin e lëvizjeve të automjeteve në normalitet. Në mungesë të një investimi afatgjatë erozioni në këtë pjesë të kodrës është i përvitshëm kryesisht…

Read More

Moti i keq ka përfshirë edhe Kosovën, dhe autoritetet flasin për përmbytje masive në vend. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot pritet të ketë përsëri reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit ku parashikohet të jenë me intensiteti të ulët deri mesatarë, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit. Sipas Institutit, duke e pasur parasysh situatën me përmbytje të deri tanishme, sidomos në Mitrovicë, Skenderaj, Klinë, etj, kjo gjendje mund ta vështirësojë edhe më tutje situatën. “Përmasimi i kushteve të përgjithshme hidrometeorologjike gjatë 2 ditëve të fundit, ka ndikuar pozitivisht…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë për ndjekësit në Facebook, një reportazh nga kolosi mediatik francez “Le Monde”, që sipas kreut të qeverisë i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona. “Kolosi mediatik francez “Le Monde” i rikthehet Shqipërisë, këtë herë me një reportazh të dedikuar alpeve tona, Thethit e Valbonës, duke e përshkruar një “parajsë të vogël e të gjelbër për alpinistët që kërkojnë shtigje që nuk janë as shumë të rrahura””,-shkruan Rama.

Read More

Situata nga moti i keq në Lezhë, është e tillë. 350 hektarë tokë bujqësore është e përmbytur në qarkun e Lezhës, ku 100 hektarë janë në bashkinë Kurbin dhe 250 në bashkinë Lezhë. Në ish-kënetën Gjonëm vijon të jenë rreth 100 ha tokë e përmbytur. Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vijon të ketë 150 ha tokë të përmbytur. Në njësinë administrative Zejmen ka rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytur në ish kënetën Spiten-Tresh. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë dhe reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e…

Read More

Dramat në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 2” janë në çdo moment, dhe tensionet janë po aty. Fenomeni i këtij edicioni, është padyshim këngëtari Luiz Ejlli dhe qëndroi “jashtë” shtëpisë më pak se 24 orë, pasi u izolua me Efin brenda një dhome. Luizi dhe Kiara biseduan bashkë në oborr, pasi ai doli nga dhoma e izolimit. Luizi i tha Kiarës se e mori shumë malli për të dhe se brenda në dhomë, mendonte nëse ajo po ia dilte dot apo jo vetëm. Kiara i tha atij se sot e rrethuan të gjithë banorët, ndërsa Luizi e priti me…

Read More

Policia e Korçës ka pësuar ndryshime, ku janë zbardhur dy lëvizje në shefat e komisariateve. Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Ndërsa në komisariatin e Bilishtit është emëruar Kreshnik Alimadhi. Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes.

Read More

Gazetarja Alice Taylor, thotë se në 2 vite, arriti që të bjerë 43 kilogram nga pesha. Ajo u shpreh se çdo ditë ecën rreth 5 kilometra. “Doktoresha më tha; je e re, 35 vjeç, nuk do ilaçe. Ti duhet të lëvizësh, vetëm lëviz, 5 kilometra në ditë, ecje, jo vrap. Ecje dhe kujdes me ushqimin. Unë fillova të ecja 5 kilometra në ditë te Liqeni në Tiranë. Provoja pak vrap, pas 30 sekondash isha shumë e lodhur. Pas 3 muajsh, unë bëja 5 kilometra, 4-5 herë në javë që vrapoja. Pas 4 muajsh mund të humbasësh peshë, do pak kohë”,…

Read More