Author: tirana

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson ka surprizuar me vizitën e tij në Ukrainë. Pa asnjë paralajmërim apo njoftim, Johnson është kthyer sërish në Ukrainë. Gjatë vizitës së tij në Kiev, Johnson është takuar edhe me presidentin Volodymir Zelensky, ndërsa është ndalur në disa qytete si Borodianka, Bucha dhe periferitë e tjera të Kievit ku ka ndjekur nga afër situatën. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka falënderuar ish-kryeministrin britanik për mbështetjen e tij ndaj vendin, ndërsa në një reagim në Twitter shkruan: “Miq të tillë vlejnë më shumë se një skuadron tankesh,”, duke dhënë në këtë mënyrë edhe një mesazh indirekte për…

Read More

Arsenali ka fituar mes spektaklit sfidën ndaj Man United me Nketia i cili ka realizuar golin e fitores në limit duke vulosur shifrat 3-2. Sa i përket golave, Nketia realizoi dhe në 24′, ndërsa Saka gjeti golin në 53′. Ndërkohë, për Man United relizoi Rashford 17′, Martinez 59′. Kjo fitore e Man Arsenalin në vendin e parë me 50 pikë, ndërsa Man United renditet i 4 me 39 pikë.

Read More

Brisida Shehaj ka rrëfyer jetën e saj personale, që nga emërimi nga kryeministri Rama në krye të Tatimeve në vitin 2013, konfliktet me ministrat, debatin me kreun e qeverisë e deri te jeta personale. E bërë e famshme në krye të Tatimeve me konferencat për shtyp plot debate me gazetarët, ajo thotë se nëse do të kthehej mbrapa në kohë, sërish do e merrte atë pozicion, pavarësisht zhgënjimit nga Rama. Të afrohen më shumë meshkujt kur je drejtoreshë e Tatimeve?Nuk e di sepse unë itinerarin e kisha shtëpi-punë, punë–shtëpi. Gjatë kohës para se të shkoja në shtëpi e kisha kryeministri-…

Read More

Një alarm për bombë u raportuar në një avion Boeing 738 i Ryanair. Në bord ishin 192 persona bord. Avioni ishte nisur nga Katowice e Polonisë dhe kishte destinacion Athinën. Pas alarmit avioni u shoqërua gjatë udhëtimit nga avionë luftarakë F-16, ndërsa forcat speciale shkuan në aeroportin Eleftherios Venizelos, ku u ul avioni. Në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, ndërkohë që po bëhet evakuimi i shpejtë dhe kontrolli për mjete shpërthyese. Më pas filloi edhe procedura e evakuimit, dhe kontrolli i pasagjerëve.

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër -Koplik. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Grizhe. Burimet bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Policia nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen. Ndërkohë priten të zbardhen detaje të reja.

Read More

Rudina Dembacaj është ndër personazhet që më së shumti publikon detaje edhe nga jeta e saj e përditshme. Martesa e saj me ish-deputetin Mark Frroku, e ka shndërruar çiftin ndër dyshet më të komentuara. Vetë aktorja e humorit ndaj edhe detaje rreth jetës që bëjnë edhe me fëmijët e tyre. Ashtu si vetë Rudina e ka thënë disa herë, me fëmijët ka një marrëdhënie të shkëlqyer. Por, ajo që shohim më rrallë në foto është vajza e madhe e Mark Frrokut, Mara. Kjo për faktin sepse ajo jeton e punon në SHBA, ndaj edhe vizitat në familje i ka më…

Read More

Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Eneo Bitri, i cili do të transferohet në klubin çek FC Banik Ostrava. “FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani.” – Shkruan klubi.

Read More

Tenori shqiptar me famë botërore, Rame Lahaj, ka reaguar së fundmi për spektaklin televiziv, “Big Brother”, duke e cilësuar si gërrdi, mjerim, ofendim e analfabetizmin shtëpitë më të “famshme” në Kosovë e Shqipëri.”Ngacmimet seksuale, nënçmimi, përqeshja e përbuzja ndaj gjinisë femrore por edhe ndaj njëri tjetrit janë të pafalshme sidomos nëse i tolerojmë nëpër emisione e programe mediale dhe nuk reagojmë e protestojmë kundër kësaj shëmtie në rritje drastike. “-shkruan ndër të tjera Lahaj. Postimi i plotë: “Gërrdi, mjerim, ofenduese, analfabetizem e po ashtu ndikim shumë i keq në aspektin edukativ, të dyja programet e Big Brother si në Kosovë…

Read More

Në 2017 Bashkia e Tiranës krijoi fondin e komuniteteve që synon të nxisë bashkëpunimin efektiv në mesin e qytetarëve për përmirësimin e infrastrukturës së blloqeve të banimit dhe ruajtjen e ambienteve në pronësi të përbashkët. Suksesi i kësaj nisme dhe rritja e numrit të aplikimeve vit pas viti, ka bërë që Bashkia e Tiranës të rishikojë procedurat duke sjellë të tjera lehtësi për qytetarët dhe duke rritur mundësitë që ata të përfitojnë për rikosntruksionin e pallateve.Vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak sjell si risi ndryshimin e fondit limit duke rritur vlerën e financimit, duke marrë parasysh se një numër i…

Read More

Një dashuri e madhe dhe e vërtetë e ka sjellë Elgën nga Gjermania në studion e programit “E diela shqiptare”. Në moshën 17-vjeçare, teksa kurorëzohej një martesë, Elga përjetoi dashurinë me shikim të parë me Irakliun. Një vit më vonë, nisi një lidhje mes tyre sepse ndihej njësoj si ta kishte njohur prej kohësh, shpjegoi më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Për të nuk ishte pengesë fakti që Irakliu është 15 vite më i madh dhe as distanca fizike ndërmjet tyre. Pas pandemisë dhe celebrimit, të dy morën vendimin që të bashkëjetonin në Gjermani dhe Irakliu të largohej…

Read More

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi me anë të një reagimi në rrjetin e tij social “facebook” ka bërë me dije se në të gjithë territorin e vendit për shkak të ndalesës së motit të keq ka pasur përmirësim të situatës së krijuar ditët e fundit. Peleshi shton se po punohet me borëpastruese për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit dhe kriposja e disa akseve të tjera. Ministri thekson se momentalish të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë. Postimi i plotë: Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua…

Read More

Në Shkodër vijojnë të mbeten në ujë 1220 hektarë tokë. Më problematike situata paraqitet në Anën e Malit. Për shkak të prezencës së ujit, në rrugën e Obotit operon vetëm një mjet i ushtrisë.Reshjet kanë ndalur, por shkrirja e dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave ka sjellë fryrjen e lumenjve dhe përrenjve. Në Lezhë uji është tërhequr nga zonat e përmbytura. Nën ujë janë 530 hektarë, nga 770 që ishte të shtunën. I gjithë territori i Qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshjet e borës. Lartësia e borës në Shishtavec shkon deri në 15 cm dhe në Valbonë 50…

Read More