Author: tirana

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi është kapur me 600 gramë kokainë dhe 4000 euro cash. Pas raportimeve të shumta nga banorët e pallatit të cilin kishin vënë re lëvizja të dyshimta të shqiptarit në bodrume, policia organizoi një aksion blic dhe e kapi mat 50-vjeçarin. Në ato momente 50-vjeçari kishte marrë në dorë një çantë, e cila u la në tokë në momentin që mbërriti policia. Brenda saj u gjetën 614 gram, kokainë, pjesa më e madhe e së cilësh ishte ndarë në doza me nga 5 gram secila. Gjatë kontrolleve në banesë të dyshuarit iu…

Read More

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se do të ketë pasoja nëse Mali i Zi nuk zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale që ka përfshirë vendin prej muajsh. Escobar është shprehur se Mali i Zi është pranë një kolapsi dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë përparësi edhe pse dy qeveri kanë rënë. “Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë në asnjë vend. Dy qeveri kanë rënë dhe nuk ka pasur përparim në formim. Nuk kanë…

Read More

Familjarët e Saimir Sulës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Drejtësisë. Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkon ende drejtësi. Motra e Saimir Sulës është shprehur se heshtja e institucioneve flet shumë, duke theksuar se kërkojnë që të zbardhet ngjarja e plotë pasi beson se vëllai i saj është vrarë në spital. “Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë…

Read More

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Vasyl Lozynskyy, është arrestuar nën dyshimin për përvetësim të fondeve të destinuara për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar në vend. Një hetim i kryer nga Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), zbuloi se fondet publike të përvetësuara ishin caktuar për burime alternative të energjisë gjatë muajve të dimrit, raporton CNN. Ministria e Infrastrukturës së Ukrainës, konfirmoi arrestimin e Lozinskyyt në faqen e saj zyrtare në Facebook. Sipas NABU, Lozynskyy akuzohet se ka marrë 400 mijë dollarë përfitime të paligjshme. NABU pretendon se zëvendësministri ka marrë para për të lehtësuar nënshkrimin e kontratave për blerjen e pajisjeve dhe…

Read More

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj. Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim. Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Tash për tash…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden është informuar nga Siguria Kombëtare për të shtënat masive në Monterey Park, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë. Karine Jean-Pierre shton se Biden po kërkon përditësime të rregullta mbi situatën atje nga agjencitë e zbatimit të ligjit “Presidenti është informuar nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare për të shtënat masive në Monterey Park. Ai e udhëzoi atë që të sigurohej që FBI-ja po ofron mbështetje të plotë për autoritetet lokale dhe ta përditësojë rregullisht sot pasi dihen më shumë detaje”. Një nga të shtënat më vdekjeprurëse në historinë moderne të shtetitTë shtënat e së shtunës…

Read More

Rritet dhuna në familje. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2022 është më i lartë se në vitin 2021. Gjithsej në zyrat e policisë janë raportuar për 5213 të dëmtuar nga dhuna dhe nga krimet e tjera në familje. Nga të cilat 3760 janë gra dhe vajza. Sipas të dhënave, janë raportuar 2386 raste dhune më shumë krahasuar me 2021-in. Për 2205 gra dhe vajza që kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre, janë lëshuar urdhra të menjëhershëm mbrojtje. Përtej të rriturve, që shkaktojnë dhunën, një pasojë po aq e rëndë…

Read More

Këtë javë që po lemë pas këngëtari Luiz Ejlli tregoi brenda shtëpisë së Big Brother Vip se ai prej një kohe të gjatë ka ushtruar detyrën e noterit, mirëpo më pas ai dorzoi vulat duke mos dhënë më tepër detaje. Në lidhje me këtë deklaratë të Luizit ka reaguar edhe Dhoma e Noterëve të cilët kanë bërë me dije se banorit të Big Brother i është hequr licensa në vitin 2021 pasi për një periudhë të gjatë kohore ai nuk e kishte hapur zyrën. “Luizi vazhdoi punën nga 2013 deri në 2021. Kishte një periudhë kohë të vazhdueshme që nuk…

Read More

Ministre e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se mësimi do të vijojë normalisht në disa shkolla të vendit. Ndërsa thekson se mësimi nuk do të zhvillohet vetëm në 13 shkolla të njësisë administrative Shkodër. Kjo vjen pasi ky qark ka pasur reshje të dendura të borës. Postimi i Kushit: Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë.Fatmirësisht,…

Read More

Përgjatë një dite të ngarkuar në një spital privat të Pekinit, një mjek e ka parë mes tjerash edhe një porosi në departamentin e emergjencës: mjekët duhet të përpiqen “të mos shkruajnë” COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, në certifikatën e vdekjes së një pacienti. Pra, nëse viktima ka pasur edhe ndonjë sëmundje shoqëruese, ajo duhet të përmendet si shkaktarja kryesore, sipas dokumentit që e ka parë edhe agjencia e lajmeve Reuters. Nëse mjekët besojnë se vdekja është shkaktuar nga pneumonia e shkaktuar prej COVID-19, ata duhet t’iu raportojnë eprorëve të tyre, në mënyrë që një vdekje me koronavirus të jetë…

Read More

Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në regjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij. Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar kanabisativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe. Polici është futur për tu kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg,…

Read More

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali ku një foshnje ka gjetur vdekjen teksa nëna po e ushqente me gji dhe e zuri gjumi. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 8 janarit në një spital në Romë. Hetimet kanë nisur ndërsa është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia. Duket se nëna e re e ka zënë gjumi me foshnjën në krahë teksa e ushqente me gji dhe asnjë nga stafi nuk është kthyer tek ajo për ta marrë përsëri. Më pas, alarmi është ngritur nga një infermiere e cila ka qenë në turnin e natës…

Read More