Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar me të riun Ledi, i thotë se nuk do iki nga Shqipëria dhe do ti bashkohet PL-së. Sipas Metës, ndryshimi është shumë afër. Postimi i plotë I lumtur të takoj Ledin sot! “Dua të bashkohem me Partinë e Lirisë se s’kam ndërmend të largohem nga Shqipëria”. Me studentë të tillë Ndryshimi është shumë afër! Partia e Lirisë – Partia e Rinisë!

Read More

Emri i Xhuliano Skukës po lakohet shumë në merkaton e këtij Janari. Serioz në pistën që e dërgojnë te 24-vjeçari janë shfaqur skuadrat italiane, teksa në garë për shërbimet e tij kanë hyrë edhe francezët e Metz. Një ofertë prej 1 milionë Eurosh pretendohet të përfitohet nga drejtuesit e Partizanit, madje dëshirojnë që ky transferim të kryhet gjatë merkatos së verës, pasi sezoni aktual të ketë përfunduar. Kjo për shkak se të kuqtë janë në garë për titullin kampion dhe Skuka ka peshën kryesore në skuadrën e Colella. Hellas Verona është gati për të bërë hapin e madh drejt Skukës, teksa…

Read More

3 të rinj janë vënë në pranga të Policisë pasi shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Janë arrestuar 23-vjeçari K.V., 25-vjeçari G.Gj. dhe 17-vjeçari E.M, që të tre banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre A.B. Pasi siguronin lëndën narkotike ekstazi, ata e shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit. Në cilësinë e provës materiale u srkuestruan 1007 tableta ekstazi, dy automjete, dy aparate celulare si dhe dy peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Read More

Në një kontroll në shtëpinë e presidentit amerikan Joe Biden, Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuloi dokumente konfidenciale. Kontrolli zgjati më shumë se 12 orë, u gjetën dokumente nga mandati i Bidenit në Senatin amerikan, në të cilin ai ishte anëtar për 36 vjet, ndërsa dokumente të tjera ishin të periudhës kur ai ishte nënkryetar i SHBA-së. ”Nuk jam penduar. Mendoj se do të zbuloni se nuk ka asgjë atje. Ne jemi duke bashkëpunuar plotësisht dhe mezi presim ta zgjidhim këtë çështje shpejt”,-u tha Biden gazetarëve të enjten gjatë turneut të dëmeve nga stuhia në Kaliforni. Ekipi ligjor i Biden tha…

Read More

Dyert e shkollave shqiptare shpesh mbyllen për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në këtë përfundim del Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin “Sistemi arsimor para-universitar për fëmijët me aftësi të kufizuara”. “Nëse unë çoj një nxënës që përdor karrocën, unë duhet të kem tualete të përshtatshme dhe të kem ujin e ngrohtë, duhet të kem një rampë që është gjëja më e thjeshtë”,- Zela Koka, kryetare e shoqatës MEDPAK Veç infrastrukturës, problem mbeten edhe mësuesit ndihmës. Ndonëse sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, numri i tyre është rritur, ai mbetet i pamjaftueshëm dhe shpesh pa kualifikimin e…

Read More

Historia e Giuseppina Giuliano është e veçantë. 29-vjeçarja napolitane udhëton çdo ditë nga Napoli në Milano për të punuar si pastruese në një shkollë të mesme. Ajo duhet të ngrihet në orën 3:30 të mëngjesit për të kapur një autobus për në stacion, ku merr një tren të shpejtësisë së lartë në orën 5:09 të mëngjesit, për të arritur në Milano pas katër orë e gjysmë udhëtim. Në orën 10:30 ajo fillon ditën e saj të punës dhe kur mbaron, kthehet në shtëpi duke ndjekur të njëjtën rrugë, por në drejtim të kundërt. Në orën 17:00 del nga instituti, blen…

Read More

Në mesnatë në shtëpinë e një punëtori ndërtimi, është hedhur një sasi e vogël me eksploziv. Policia njofton se rreth orës 00:05, në rrugën “Ndoc Martini”, në verandën e banesës së Demir Carës është hedhur lënda plasëse. Nuk dihet nëse 34-vjeçari ka konflikte me njerëz të tjerë, por mësohet se është person me precedent penal dhe shtëpisë ku jetonte e kishte me qira.

Read More

Kiara e cila u duk sikur i vendosi barriera Luizit, po afrohet më shumë tek ai. Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ”The Voice of BBV” bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm. Në një bisedë me Diolën, u shpreh se mund të ndodhë diçka me të. Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin…

Read More

Një alarm dhe skandal, ku dhjetëra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat në një hotel në Brighton të Britanisë së Madhe. Një person që punon për “Home Office” përshkruan fëmijë që rrëmbehen në rrugën jashtë hotelit dhe futen në makina. “Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk po gjenden. Trafikantët i marrin ata nga rruga”, tha burimi, citon The Guardian. Home Office është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se fëmijët azilkërkues pa prindër ose kujdestarë do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale. Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar në hotelin “Sussex” në 18 muajt e fundit,…

Read More

Kina feston sot Vitin e Ri, me fishekzjarret që kanë ndriçuar qytetet e gjithë vendit të dielën. Ky është Viti i Lepurit, shenja e katërt në horoskopin kinez, dhe do të zgjasë deri në 9 shkurt 2024. Festivali nuk festohet vetëm në Kinë, Tajvan dhe Hong Kong, por edhe në vende të tjera aziatike me popullsi kineze, si Vietnami, Singapori, Indonezia, Malajzia dhe Koreja.

Read More

18 vjet pas fundit të Luftës së Dytë Botërore të dyja vendet ish-armiq të betuar u zotuan përmes Marrëveshjes Élysée për miqësinë dhe bashkëpunimin gjithpërfshirës politik. Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle pas nënshkrimit në Paris të Marrëveshjes Élysée më 22 janar 1963. Me rastin e 60 vjetorit të Marrëveshjes së Élysée-së zhvillohet një akt festiv dhe një seancë e përbashkët pune e parlamenteve të të dy vendeve, Bundestagut gjerman dhe Asamblesë Kombëtare (Assemblée nationale) të Francës. Marrëveshja e Élysée-së duhej të hynte si guri i themelit në historinë e marrëdhënieve gjermano-franceze: Pothuajse 18 vjet pas fundit të Luftës së…

Read More

Në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve, vijon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës. Dendësia e borës mbi 1 metra. ARRSH i bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Read More