Author: tirana

1220 hektarë tokë mbeten nën ujë në Shkodër, e rritur me 100 Ha nga dje. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, e rritur me 5 cmm që nga ora 18:00 e ditës së djeshme. Në këtë rrugë vijon të operohet me një mjet të kalueshmërisë së lartë së bashku me katër forca të ushtrisë. Ndërkohë, ujësjellësi Oblika 1 vazhdon të jetë jashtë funksionit. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit ( pikë ekspansioni i lumit Buna) rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 30 cm. Aktualisht, rruga është e pakalueshme për mjetet e ulëta. Grupet e EC të…

Read More

Në qarkun e Korçës ka reshje shiu dhe bore me intensitet të ulët. Në Dardhë, trashësia e borës ka arritur në 10 centimetra, ndërkohë që në aksin turistik qarkullohet normalisht. Të gjitha akset në qarkun e Korçës janë të kalueshme dhe nuk shfaqen probleme në bllokimin e rrugëve. Temperatura minimale arrin -2 gradë Celsius.

Read More

Reshjet e para të borës kanë tërhequr drejt malit të Dajtit dhjetëra qytetarë të kryeqytetit. Për të arritur në pikën më të lartë, një pjesë kishin zgjedhur të udhëtonin me teleferik. Më i vështirë udhëtimi ishte për drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrugës së ngushtë dhe mungesës së barrierave mbrojtëse.

Read More

Si shkak i një takse të re të miratuar nga qeveria norvegjeze, çmimi i salmonit mund të rritet në muajt në vijim. Një taksë që prek prodhuesit e këtij ushqimi në vendin nordik dhe sigurisht, konsumatorin. Siç ndodh tashmë me industrinë e naftës, ideja e qeverisë norvegjeze është të aplikojë një taksë të lartë për përdorimin e burimeve natyrore. Nga paratë që mund të mblidhen (3 miliardë euro), ideja është që gjysma të shkojë për komunat. Ndërkohë, konsumatori shikon se si mund të ndikojë në çmimin përfundimtar kjo taksë, qoftë nëpërmjet një çmimi më të lartë për të mbuluar koston…

Read More

”BBC World” ka realizuar një dokumentar me titull “Mrekullitë e Shqipërisë”, ku janë eksploruar vendet më magjepsëse duke nisur nga natyra e deri tek zona arkeologjike ku janë zhvilluar beteja historike. Gjatë dokumentarit flitet për historinë e lashtë të Butrintit, rëndësisë së tij për kohën dhe betejat e përgjakshme që u zhvilluan mes perandorit Oktavi dhe mbretëreshës së Egjiptit, Kleopatra. “Në shekullin e parë para Krishtit Butrinti ra pre e ambicies së romakëve, të cilët u shtrinë nga Evropa deri në Afrikë dhe Azi. Në shekullin e 4-ët para Krishtit Jul Çezari ishte kokë më kokë me kundërshtarin e tij…

Read More

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama e nis me lajmin se Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin, pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë ”MIRËMËNGJES dhe me një tjetër pjesë të munguar të Rrugës së Kombit, Ura e Madhe e Kukësit mbi Drin që pritet të realizohet plotësisht deri në pranverë, me një arkitekturë e strukturë të veçantë prej çeliku varur në 310 metër gjatësi, ju uroj të diel të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More

Dashi Ditë pozitive falë Hënës së favorshme. Ndiheni më të fortë në ndjenja dhe mund të takoni njerëz të rinj ose të shkoni në udhëtime premtuese. Në punë, përpara se të filloni një punë të re, kërkoni më shumë informacion. Demi Afërdita është në anën tuaj kështu që beqarët do të mund të kenë sërish takime të rëndësishme dhe dashuri. Kaloni një ditë të mbarë në punë. Takimet e reja do t’ju hapin rrugën drejt suksesit. Binjakët Një ditë jo shumë e favorshme për dashurinë ku mund të keni debate me partnerin. Mundohuni të ruani qetësinë. Ndoshta ju duhet të…

Read More

Këtë të dielë, moti do të jetë me vranësira të pasuara nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në verilindje të vendit. Gjatë ditës do të kemi kthjellime dhe vranësira mesatare në juglindje të Shqipërisë. Temperaturat minimale do të luhaten nga -3 deri në -7 gradë celcius. Ndërsa temperaturat maksimale do jenë 3-4 gradë celcius në veri të vendit dhe 11-12 gradë celcius në zonën e ulët dhe në bregdet. Era do të jetë me drejtim Jug, me shpejtësi 10-20 m/sekondë duke sjellë dallgëzim të forcës 6-7 ballë në det të hapur.

Read More

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Valbona Mema është banorja e dytë, e cila i shtohet shtëpisë së madhe të Big Brother mbrëmjen e sotme. Në klipin prezantues, këngëtarja u shpreh se gjëja që nuk i pëlqen në shtëpi është mungesa e disiplinës. Amosi është i preferuari i saj. Mema u fut në shtëpi si këngëtare, për të përformuar për banorët, pa e ditur këta të fundit që ajo do të ishte banore e re.

Read More

Banorët mendojnë se Luizi po i pengon lojën Kiarës. Kiara: Nuk di çfarë të them. Të gjithë kanë mendimin e tyre. Dhe Luizin e kam marrë veç, i kam shpjeguar se kam nevojë për hapësirë, gjë që ai nuk e bëri. Kjo gjë është problem në përgjithësi, fakti që nuk respekton hapësirën time. Ndonjëherë edhe presioni brenda shtëpisë bën të veten. Nuk më vjen keq që Luiii nuk më mendon fituese, i uroj me gjithë shpirt ta fitojë ai. Luizi: Me aq sa kam ditur, jam munduar t’ja shpreh dhe prej saj nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë sot, një…

Read More

Gazetari Ferdinand Dervishi tregoi në emisionin Review në Euronews Albania se si u largua kryeministri Fatos Nano në 98 kur Kryeministria u sulmua me tanke. Duke e krahasuar me ngjarjen e 21 janarit, kur thuhej se garda po mbronte kryeministrin që ishte në zyrë, Dervishi tregoi se si garda e kishte marrë Nanon zvarrë dhe e kishin futur në makinë për ta larguar nga rrëmuja. “Në 14 shtator ‘98 u sulmua kryeministria, Nano ishte aty, me tanke antitanke dhe kallash. Nanon e morën badigardët zvarrë, e futën në makinë dhe e larguan nga kryeministria. E mori dot Berisha pushtetin? Që…

Read More