Ish-opinionistja e “Big Brother VIP” në edicionin e parë, Balina Bodinaku, artikuloi disa vërejtje për Olta Gixharin, duke u shprehur se brenda shtëpisë nuk po tregon personin e qeshur dhe sociale siç është jashtë. “Që në fillim kur hyri dhe u përmend emri i saj e quajtëm pretendente kryesore. Olta hyri me qëndrimin e një personi që fitoren e kishte në xhep dhe askush dhe asgjë nuk mund t’ia hiqte. Kush e njeh nga jashtë Oltën e tregon si një vajzë shumë të qeshur, sociale, spontane, gjë që nuk po e shohim në shtëpinë e Big Brother. Po shohim ekzaktësisht…
Author: tirana
Gazetari Artan Hoxha ka folur sërish për rastin e Ervis Martinajt, fati i të cilit ende nuk është zbardhur. Në një intervistë televizive, Hoxha u shpreh se në këtë periudhë vrasjet janë “zhdukur si me thikë”, ndërsa shtoi se klani i Martinajt ka dalë nga loja dhe nuk ka më pushtet në Shqipëri. “Autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje, por versioni i tyre është afër me atë që kanë thënë unë. Kemi të bëjmë me një rrëmbim, zhdukje dhe eliminim fizik. Janë futur shumë pista, ka shumë kontrolle. Por ende nuk ka një përgjigje zyrtare se çfarë ka ndodhur…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u shfaq duke qarë kur shkoi në shërbesën përkujtimore të shtunën në nderim të shtatë zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme që vdiqën pas rrezimit të një avioni. Ministri i Brendshëm Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij dhe pesë zyrtarë të tjerë të lartë të ministrisë vdiqën kur helikopteri i tyre Super Puma i prodhimit francez ra në mes të mjegullës në një çerdhe në periferi lindore të Kievit. Shtatë persona të tjerë u vranë, përfshirë një fëmijë, në aksident. Zyrtarët janë ende duke hetuar shkakun e tij.
Grupi italian, Maneskin u ‘martuan’ në një ceremoni në Palazzo Bancaccio të Romës. Ata u zotuan se do jenë gjithmonë besnikë ndaj njëri-tjetrit, gjatë ceremonisë që u kryesua nga ish-drejtori artistik i Gucci, Alessandro Michele. Basisti Victoria De Angelis dhe bateristi Ethan Torchio ishin veshur nuse, ndërsa këngëtari kryesor Damiano David dhe kitaristi Thomas Raggi ishin të veshur si dhëndër.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në 32-vjetorin e themelimit të PD-së së Kurbinit, prej ku akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se u ka rrëmbyer votën shqiptarëve dhe se aktualisht ka 10% më shumë pushtet sesa Ramiz Alia në vitin 1991. Në fjalën e tij, lideri demokrat shtoi se Rama është armiku absolut i lirisë. “Edi Rama kontrollon sot, disponon 10% pushtet më shumë se Ramiz Alia se në vitin 1991. Ai këtë pushtet e rrëmbeu duke i rrëmbyer shqiptarëve votën. Ne demokratët, por edhe shqiptarët në tërësi, e dimë se monizmi dhe liria janë të papajtueshme. E dimë…
Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar njoftoi të shtunën se kishte anuluar vizitën e planifikuar për në datë 27 janar në Ankara, të homologut të tij suedez, kjo pasi autoritetet suedeze kishin dhënë leje për protesta kundër Turqisë në Stokholm. Demonstratat që mbahen sot kanë ndezur edhe më tej tensionet mes Stokholmit dhe Ankarasë lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Suedia ka nevojë për miratimin e të gjitha vendeve, përfshirë Turqinë, në mënyrë që t’i bashkohet aleancës ushtarake. Organizatorët e protestës përpara ambasadës turke në Stokholm thanë se do të mblidhen për të demonstruar kundër përpjekjeve të…
Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Nga të dhënat paraprake rezulton se i lënduari është një burrë 38 vjeç. Ai ndodhet momentalisht në urgjencë, pasi u shoqërua nga policia dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Stresi është shprehur së fundmi se kur të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP” në Kosovë do të duhet të vizitohet te një psikolog. Kërkesën për ndihmë ai e artikuloi para kamerave. “Kam nevojë që kur të dal nga këtu, të më gjeni psikologen më të specializuar, më të respektuar dhe më të mirë të Prishtinës”, tha Stresi.
Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos…
Gjykata greke ka dënuar me 27 vite një 28-vjeçar shqiptar për trafik emigrantësh nga Turqia për në Greqi. Ngjarja ka ndodhur më 21 shtator të vitit 2021. Gjykata shpalli gjithashtu fajtor organizatorin dhe një shtetas palestinez. Të tre akuzohen për përfshirjen në një organizatë kriminale dhe për trafikim në mënyrë të paligjshme të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin grek. Në dosjen e ngritur është edhe një tjetër i huaj nga Palestina, i cili dyshohet se është një nga drejtuesit e organizatës, por është ende në kërkim.
Dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara në bypass-in e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit. Situata është vështirësuar orët e fundit kur është rritur intensiteti i reshjeve të dëborës, çka ka bërë që borëpastrueset të mos e mbajnë nën kontroll. Mjete të transportit publik dhe privatë kanë ngecur aty prej afro 1 orë, ndërsa janë në pritje të hapjes së qarkullimit. Po ashtu, mësohet se ka mjete që kanë dalë nga rruga për shkak se kanë rrëshqitur në dëborë.
Si pasojë e problemeve të shkaktuara në disa akse rrugore nga moti i keq, Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje për drejtuesit e automjeteve, ku ii kërkon që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Policia ka bërë me dije gjithashtu se janë vënë në gjendje gatishmërie edhe forcat speciale “Shqiponja” dhe FNSH. Njoftimi i policisë: Moti i keq në vend, shërbimet e Policisë në terren dhe në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, në rast nevoje. Shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar…