Author: tirana

Pa kaluar një muaj që kur Kroacia u bashkua me eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj, me euron, shumë kroatë po ankohen për rritje të çmimeve që sikurse thonë është e pajustifikuar. Vendi gjithashtu po përballet me një nivel të lartë inflacioni. Që kur Kroacia u bë vendi i 20-të që fut në përdorim euron, prej 1 janarit të këtij viti, shitësit me pakicë janë akuzuar se e përdorin situatën për të rritur fitimet. Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin ato deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë në…

Read More

Olta Gixhari u pyet nga një prej banorëve të “Big Brother”, Ronaldo, se si do t’i shpenzonte 100 mijë euro në rast se ajo del fituese nga ky format. Nga përgjigjja e dhënë, kuptohet se arsyeja e pjesëmarrjes së saj në këtë realit show nuk qenka aspak çmimi i madh. Ajo u shpreh se ajo shifër nuk do t’i ndryshonte jetën dhe se për standardin e jetës së saj, aq lekë janë shumë pak. “100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq…

Read More

Partia Demokratike, përmes drejtueses së departamentit të arsimit, Lili Sula, shprehet se ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut dhe nxënësit po bëjnë një mësim online. Mirëpo, sipas Sulës, platforma SMIT 8 milionë euro nuk funksionon. Reagimi: Ministrja e arsimit, Evis Kushi, ka mbyllur 56 shkolla të arsimit parauniversitar për shkak të reshjeve të shiut. Ndërsa fliste për struktura të ministrisë së arsimit në terren, sikur të jenë stafe të ndihmës së shpejtë ose të infrastrukturës urbane, Kushi bashkë me stafin e saj duhej të angazhoheshin menjëherë që mësimi…

Read More

Dëmtimi i rrjetit kryesor që furnizon me ujë Pogradecin dhe rrethinat ka lënë pa ujë prej tri ditësh rreth 50 mijë banorë. Punimet për ndërtimin e rrugës në afërsi të Drilonit kanë sjellë çarjen e tubacionit kryesor të rrjetit, çfarë ka ndërprerë furnizimin me ujë të qytetarëve të Pogradecit dhe 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas. Defekti është riparuar dy herë gjatë 24 orëve të fundit,por presioni i lartë i ujit që del nga burimi, e ka çarë sërish tubacionin kryesor. Kjo ka detyruar specialistët e Ujësjellësit të kërkojnë zgjidhje të tjera,për të rikthyer furnizimin me ujë të banorëve të…

Read More

Një video që vjen nga Venezuela po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke i emocionuar të gjithë. Protagonisti, një djalë adoleshent, Klener Villaroel, falë disa aparateve të gjeneratës së re i është rikthyer dëgjimi që kishte humbur qysh i vogël. Një surprizë për të gjithë, edhe për vetë djaloshin dhe prindërit e tij, pasi mjekët e kishin përjashtuar një mrekulli të tillë. Ai fillimisht hutohet nga ndjesia e re, por më pas pushtohet nga emocionet.

Read More

Vajza e Matteo Messina Denaro, Lorenza Alagna, 27 vjeç, deklaron se nuk dëshiron ta shohë babanë e saj, as në burg dhe askund tjetër. Këtë fakt e bënë me dije nëna dhe i fejuari i Lorenzës, sipas të cilëve, ajo nuk ka asnjë qëllim që ta takojë ndonjëherë babanë e saj, aq sa edhe për mbiemër mban atë të nënës. Këtë vendim, 27-vjeçarja e mori pas titujve të mediave të shkruara dhe atyre televizive në mbarë botën, ku flitet për babanë e saj, që ishte në kërkim prej 30 vitesh. Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare…

Read More

Ekspertët britanikë i bëjnë thirrje popullatës që të zvogëlojnë marrjen e alkoolit në vetëm dy shishe birrë në javë. Kjo vjen në përputhje me këshillat ‘ekstreme’ të prezantuara këtë javë në Kanada, ku shefat e shëndetësisë kanë deklaruar në mënyrë eksplicite se zero pije alkoolike është e vetmja sasi vërtet e sigurt për shëndetin tuaj. Zyrtarët thanë se për këdo që zgjedh të kundërshtojë udhëzimet strikte, konsumimi i deri në dy pije standarde është ‘rrezik i ulët’. Por kritikët sot e kritikuan këshillën, duke e etiketuar atë “ekstreme”. Të tjerë gjithashtu kishin frikë se udhëzime ishin aq qesharake sa njerëzit…

Read More

Prel Deda, ish-funksionar i Partisë Demokratike, shprehet se Enkelejd Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatë me logon e PD-së në të gjitha bashkitë e vendit. Sipas tij një gjë e tillë është në të mirë të të gjithë demokratëve dhe të gjithë Shqipërisë. Ai nënvizoi se është më mirë që zgjedhjet lokalke t’i fitojë kryeminisrtri Rama se sa Sali Berisha, një person i shpallur non grata për korrupsion madhor. “Alibeaj duhet të nxjerrë kandidatët e vet në të gjithë Shqipërinë. Dhe nëse nuk i nxjerr këta kandidatë në të gjithë vendin atëherë kjo është në dëm të demokratëve dhe në dëm…

Read More

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Bashkim Haxhijan, Marsel Deçkan, Endrit Sinanin, Genti Ndërjakun i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetrin të arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019. Prokurori Ndoja ndodhej në makinë me Landi Muharremin, me precedent penal dhe me Andi Malokun, shoferin e tij. Nga atentati humbi jetën në spital shoferi i prokurorit Ndoja, Andi Maloku, 30 vjeç.

Read More

Në bashkëbisedimin e tij virtual me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sërish qëndrimet e fundit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Berisha i ftoi ndjekësit e tij që të mos i besojnë më ambasadores Kim, pasi sipas tij, gjithçka që ka bërë e ka bërë për dosjen dhe interesat e saj personale. “Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal. Nuk e gjykoj Yuri Kim në…

Read More

Një 33-vjeçar është arrestuar në Mallakastër pasi akuzohet se kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme për të mos i vendosur gjobë vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore. I arrestuari është D. Z. 33 vjeç, banues në Ballsh. “Ai akuzohet se ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore” thuhet në njoftim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Read More

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës, nuses së vëllait. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Dardhas të Pogradecit. I arrestuari është shtetasi me iniciale E.H. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More