Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Yuri Kim gjithçka e bëri për dosjen dhe interesat e saj personale. Mos i besoni asgjë!

13:32 / January 21, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha kim biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në bashkëbisedimin e tij virtual me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sërish qëndrimet e fundit të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha i ftoi ndjekësit e tij që të mos i besojnë më ambasadores Kim, pasi sipas tij, gjithçka që ka bërë e ka bërë për dosjen dhe interesat e saj personale.

“Unë mendoj se guvernatorja Yuri Kim ka shënuar në qëndrimet e saj, rekorde të zeza të papajtueshme me statusin e një diplomati. Ajo ka trajtuar Shqipërinë jo si një vend aleat i SHBA, por si një vend vasal. Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Po i lëmë thirrjet e saj për barin për demokratët, por po marr qëndrimin e saj të fundit ndaj SKAP-it të partisë. Ishte qëndrimi më absurd. Ishte qëndrimi më shkatërrues.

Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire. Çdo njeri që punon, që drejton, e ka shumë të qartë se suksesi i tij varet nga ekipi. Ai udhëheq, por pa ekip nuk ka sukses. Këta të dy, Edi Rama dhe Yuri Kim, në mënyrën më antikushtetuese, më të paskrupullt, ndërhynë dhe e bënë copë-copë atë organ.

Për çfarë? Për të prishur çdo frymë bashkëpunimi, për të krijuar një realitet pro-amerikan, pro-mafioz, pro-kështu, pro-ashtu. Pra, i dhanë një goditje mëshire SKAP-it të partisë. Ajo nuk mund të ndërhynte kurrë. Unë u them shqiptarëve se kjo është rruga e Republikës së Bananeve. Por Amerika ka hequr dorë nga Republikat e Bananeve. Është mafia e Sorosit. Nuk është Amerika e vlerave.

Ndaj ju ftoj që të mos i besoni asgjë asaj. Ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale.

Ajo mashtroi qeverinë e vet. Mblodhi gënjeshtrat e Edi Ramës, Bashës, Ballës, Veliajt dhe i transferoi. Të gjitha të fabrikuara nga mediat e Sorosit. Të gjitha i dolën gënjeshtra. Ajo bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është. Ajo bëri gjithçka që të caktonte kryetarin e PD. Pasi i doli bomba e parave sovjetike me Bashën, u kthye te Alibasha. Të vazhdojmë rrugën tonë bazuar te vlerat dhe parimet”, u shpreh Sali Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.