Author: tirana

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu beson se ka ende kohë për një bashkim të Partisë Demokratike, për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje lokale të 14 majit. Sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për t’u përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Medium përsëriti thirrjen që të dy palët duhet të lenë pas përplasjet dhe duhet të bëjnë hapa pas për arritjen e një marrëveshje. Ai u shpreh në një intervistë në “A2 CNN” se një ndër lëshimet është që primaret të mos konsiderohen si absolute dhe të pandryshueshme, pasi pala tjetër mund të ketë…

Read More

Numri i kamerave të “Big Brother VIP Albania” nuk do të na hyjë kurrë në punë, nuk do të na pyesë kurrë njeri nëse e dimë si informacion, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi kuriozë. Ne, bashkë me ju që klikuat këtë artikull. Në një intervistë televizive, regjisori i BBVA, Eduart Grishaj, u pyet se sa kamera ka gjithsej shtëpia e famshme. Pra? 73 që xhirojnë 24 orë. 104 kur bashkohen edhe me kamerat e spektaklit. Në finalen e edicionit të parë numri shkoi në 118.

Read More

Duket se mbrëmjen e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë pasur një debat. Moderatoja është nervozuar pasi sipas saj, këngëtari nuk e respekton fare hapësirën e saj. Pjesë nga biseda: Luizi: Për çfarë bën ashtu skenash në sy të gjithëve? Kiara: A ka mundësi të më lësh pak të lutem Luizi: Ka dy orë që të kam lënë View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Read More

Një punonjës i administratës shtetërore, në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Bujar Llakaj, 46 vjeç, banues në Tiranë. Policia tha se hetimet, ka rezultuar se 46-vjeçari, gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme. Ai do të akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Read More

Nga Lauren Etter and Michael Riley, Bloomberg Kur disa javë më parë dy persona, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan si pasojë e një alarmi fals për një bombë brenda një anije e kontejnerëve që po i afrohej portit të Antverpit në Belgjikë, u mendua fillimisht për një shaka të rinjsh por edhe e kushtueshme, që kishte detyruar gjigantin e detit të devijonte lundrimin dhe t’i i nënshtrohej një hetimi nga organet ligjzbatuese. Forcat e rendit nuk gjetën asnjë bombë, por nuk i shpëtoi një ngarkesë prej 2.5 tonë kokainë. Autoritetet belge, nuk u surprizuan nga sasia.…

Read More

Organizatat e shoqërisë civile i kërkojnë Kuvendit të detyrojë qeverinë për të ofruar shërbimin e riprodhimit të asistuar “In Vitro” edhe në spitalet shtetërore. Gjashtë organizatat që kanë në fokus të punës së tyre mbrojtjen e të të drejtave të njeriut, veçanërisht të pacientëve, nismëtare e të cilave është Komiteti Shqiptar i Helsinkit, kanë nënshkruar një peticion drejtuar Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla. Peticioni ka ardhur si pasojë e një studimi të plotë të problemit të fekondimit in-vitro, i cili në vendin tonë ofrohet vetëm në spitalet private, kundrejt shumave që nisin nga 4 mijë euro për çdo cikël.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë homazhe përpara Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku humbën jetën protestuesit. Kreu i qeverisë shoqërohej nga familjarë të viktimave të 21 Janarit, por edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri dhe deputetë të tjerë të selisë rozë. Ata kanë vendosur lule në vendin ku u vranë protestuesit. Nga protesta e 21 Janarit në vitin 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja. Në vitin 2021, ata u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga kryeministri Edi Rama.

Read More

Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 30-vjeçar me iniciale Xh.K. I riu është kapur për veprën penale të “Vjedhjes” gjatë operacionit të koduar “The Last”. Sipas uniformave blu, i riu ka kryer një seri grabitjesh të cilat janë zbardhur dhe dokumentuar. “Prej muajit Gusht 2022 deri në momentin që u kap në flagrancë, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, ky shtetas ka vjedhur 2 biçikleta, si dhe sende të ndryshme në 2 banesa dhe në 2 biznese, në Kavajë”, njoftoi policia. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve…

Read More

Pavarësisht operacioneve në bashkëpunim me agjencitë partnere, mashtrimi i shtetasve të huaj nëpërmjet Call Ceterave vijon. Mediat e huaja kanë raportuar sot se viktimat e radhës kanë qenë dy shtetas spanjollë nga Lugo. Bëhet fjalë për mashtrimin me anë të kriptovalutave, ndërsa mësohet se autorët e përfshirë ndodhen në Shqipëri, Belgjikë dhe Francë. Pas hetimeve të ngjarjes, agjentët e Brigadës Krahinore të Policisë Gjyqësore nga komisariati i Lugos kanë arritur të identifikojnë një shtetas shqiptar, autorin e dyshuar kryesor të mashtrimit. Ata lëshuan një letër porosi për ta gjetur dhe për ta ndaluar këtë person. Mësohet se ata përdorën metodën…

Read More

Situata në Qarkun e Dibrës nga moti i keq është normalizuar. Gjatë natës janë ndërprerë reshjet dhe kanë nisur pas orës 8:00 të ditës së sotme. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës. Rrugët kombëtare janë të kalueshme pa probleme. Në pikën më të lartë të Rrugës së Arbrit, segmenti i bypassit të Qafës së Murrizit për momentin nuk ka reshje dhe nuk shfaqen probleme. Aksi Peshkopi – Kukës ka prezencë të borës. nga Njësia Administrative Sllovë deri në Vasie, rruga është e kalueshme, por autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin…

Read More

Memorie.al publikon një letër të hapur të shkruar prej Bashkim Shehut, të birit të ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, të cilën ai ia dërgonte publikisht, Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit komunist Enver Hoxha, më datën 2 prill të vitit 2004, ku nëpërmjet gazetës “Korrieri”, ai ka reaguar ndaj librit “Miqësi e tradhtuar”, që Nexhmija, sapo kishte botuar në atë kohë dhe pjesë të atij libri, u publikuan për 15 ditë, nga gazeta “Shekulli”. Vetëm dy ditë pas letrës në fjalë të Bashkim Shehut drejtuar publikisht Nexhmije Hoxhës, më datën 4 prill 2004, ka reaguar për herë të parë nga SHBA-së ku…

Read More

Sot bëhen 12 vite nga tragjedia e 21 Janarit 2011 ku në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” humbën jetën 4 protestues. Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se atë ditë nuk pati vdekje aksidentale, por vrasje shtetërore. Ajo u shpreh se mazhoranca nuk ka hequr dorë së kërkuari drejtësi për këtë ngjarje. Sipas saj, duhet reagim i menjëhershëm i organeve të drejtësisë pas publikimit të transkriptit të një audioje ku flitet për gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalonin gardhin e Kryeministrisë, ndërkohë që 4 viktimat u vranë shumë larg kryeministrisë. “E…

Read More