Luizi nuk heq dorë nga Kiara edhe pse shumë herë i ka thënë asaj se e ka lodhur kjo situatë me të. Kjo për shkak se ai është shumë i dhënë pas Kiarës, por ajo nuk ia kthen në të njëjtën mënyrë. Teksa banorët po luanin lojën ‘The Voice of Big Brother’, Luizi e puthi Kiarën dhe i tha se e don shumë atë. Kiara nga ana tjetër nuk tha asgjë, por u shfry, duke nënkuptuar që e ka lodhur shumë kjo situatë me Luizin.
Author: tirana
Përpara se të hynte në detyrën kryesore të hetimit të Donald Trumpit, këshilltari special Jack Smith kaloi vite duke punuar në Evropë, duke ndjekur një çështje krimesh lufte që për pak kohë u kryqëzuan me presidentin e atëhershëm të SHBA-së. Për më shumë se tre vjet si prokuror special që shqyrtonte akuzat për krime lufte në kombin e ri evropian Kosovë, Smith dërgoi dy burra në burg për ndarjen e informacioneve të ndjeshme të marra nga zyra e tij dhe paditi presidentin e atëhershëm të shtetit të ri – akuza që përmbysën një samit të paqes që Trumpi po e…
Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për migrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore. “Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat,…
Mediat britanike nuk u “ndahen shqiptarëve”. Në një artikull të botuar në “Daily Mail” tregon mënyrat sesi shqiptarët po fitojnë klientë për t’i dërguar në mënyrë të jashtëligjshme në Angli. Sipas prestigjiozes angleze, shqiptarët vijojnë të pa shqetësuar që të reklamojnë “biznesin” e tyre në rrjetet sociale, e kryesisht në TikTok, duke treguar datat e nisjes dhe detaje të tjera. Në artikullin e botuar së fundmi, janë shfaqur disa postime të shqiptarëve në rrjetet sociale, ku thuhet se kërkojnë deri në 18 mijë paund për kalimin e sigurt drejt Britanisë, jo me gomone, por me kamionë.“Ndryshe nga gomonet që kanë…
Sot, shënohen 12-vite nga gjarja e 21 janarit e vitit 2011, e cila është një ndër më të dhimbshmet në vendin tonë, pasi mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin dëshmorët e kombit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Protestues të shumtë iu drejtuan kryeministrisë duke kundërshtuar rregullat e vendosura nga qeveria. Vendi në atë kohë ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës nga aty ku u qëllua ndaj 4 qytetarëve që mbetën të vdekur ishte nën komandën e Ndrea Prendi. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit,…
Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës, dëbora do të zbresë deri pranë zonave të ulëta. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë verilindore. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin mbi 80 % do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Kushtet e dëborës dhe temperaturave të ulëta do të vijojnë edhe gjatë natës.Temperaturat e ajrit do…
Dashi-Dashuria mund të marrë një hap prapa, ose çiftet mund të vendosin të heshtin lidhur me problemet. Disa keqkuptime mund të ndikojnë gjithashtu edhe në çiftet e konsoliduara tashmë. Shfaqen interesa dhe aktivitete të reja, ndaj mos u shqetësoni nëse puna ndryshon papritur. Demi-Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do i mbani aspak mëri për ndonjë kritikë të ashpër që mund t’iu ketë bërë. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë të arsyeshëm. Binjakët-Sot do të bëni hapa të rëndësishëm në çështjet e kaluara që janë…
Duke komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, anëtari i kryesisë Roland Bejko theksoi se demokratët mund të ndahen në katër pjesë pas zgjedhjeve të 14 Majit. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për Abc News, ku shtoi se Berisha nuk do të vijë më kurrë në pushtet. “PD është e ndarë në dy pjesë. Por pas zgjedhjeve të 14 Majit, mund ta kemi të parcelizuar në katër pjesë. E treta mund të jetë pjesa e atij grupi që përfaqësohet nga deputetë që nuk janë as me linjën e Berishës dhe as me pjesën zyrtare të…
Forcat e Armatosura shqiptare dhe mjete të ushtrisë janë vendosur në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Kjo është bërë me dije nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili thotë se forcat tona janë të gatshme të ndërhyjnë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. “Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga…
Olta shpesh herë ka përsëritur faktin që nesë i vë ‘syrin’ dikujt, e mërzit aq shumë sa e nxjerr nga shtëpia. Dhe në fakt, këtë gjë e ka vërtetuar me Zhaklinën dhe Gentin. Sot ajo, Kristi dhe Amos, po thurnin intriga se cilin banor do fusnin në ‘grackë’ këtë herë. Kristi sugjeroi dy emra, Bjordin dhe Kiarën. Por, Olta tha se Bjordin e ka shumë shok, ndërsa për Kiarën, tha se nuk ja vlen të merresh. Ndonëse kjo bisedë zgjati rreth 2 minuta midis tyre, Olta tha se është duke aktruar.
Një detaj tejet i veçantë ka tërhequr vëmendjen në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Në hyrje të zyrës, vihet re një targë e personalizuar me emrin e Ukrainës, e cila ndodhet në luftë prej muajsh. Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, ambasadorin e OSBE-së, Guido De Sanctis. Në postimin e bërë nga diplomati, shprehet se është diskutuar mbi prezencën e OSBE në Shqipëri, e cila është e pranishme jo vetëm në institucionet shqiptare, por edhe në vetë shoqërinë në implementimin e reformave. Në fund, pas falënderimeve, Guido De Sanctis shprehet se pret një bashkëpunim të…
1. ShigjetariNjihet për shpirtin e tij të lirë, ku argëtimi është shumë i rëndësishëm. Shigjetarit i pëlqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme. Gjithashtu, ata që i përkasin kësaj shenje janë të gatshëm që t’i kapin në ajër rastet e këndshme të jetës.2. BinjakëtNjë ndër shenjat e ajrit që nuk bindet lehtë të krijojë diçka serioze me dikë. Njihet si natyrë flirtuese dhe mërzitet shumë nëse qëndron gjatë në të njëjtin vend. Binjakët mundohen të bëjnë çmos që të jenë të kënaqur në jetë. Në çdo moment janë në kërkim të gjërave të reja. Flirtimin e kanë pjesë të jetës së…