Author: tirana

Ashtu sikurse pati premtuar, Evi Kokalari ka publikuar sot fakte të cilat provojnë manipulimin e votave nga ana e Belind Këlliçit për të futur njerëzit e tij në Këshillin Kombëtar të PD. Në një postim në “Facebook”, Kokalari shpërthen me akuza të forta ndaj Belind Këlliçit që ka hequr pa të drejtë emrat që e meritonin duke shtuar emrat e miqve të tij.“FAKTE DHE EMRA. Kjo më poshtë është vetëm lista e manipulimeve te Këlliçit. Albana Vokshi ka listë tjetër (atë të grave). Për ekspozimin e këtyre manipulimeve u hodha në gjyq dhe këta të PD-së nuk bën asgjë për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar skiatoren Lara Colturi, e cila përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror që u zhvillua në Solden të Austrisë, ku rrëmbeu edhe medaljen e parë të artë në ski. “Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur KAMPIONE E BOTËS për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, ‘Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta’ dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”, shkruan Rama.

Read More

Astrit Patozi deklaron se partia e tij Bindja Demokratike është duke zhvilluar negociata dhe me Nismën Thurje dhe LZHK-në e Dashamir Shehit për zgjedhjet e ardhshme lokale. “Disa forca politike që kanë ngjashmëri mund të bashkojnë forcat e tyre dhe të kandidojnë me një listë të përbashkët duke pasur synim këshillat bashkiak, dhe duke mos gjetur dakordësi me palëve në PD, të kenë edhe synim edhe mazhoritarin. Të rigrupohen që të japin një ofertë tjetër ndryshe nga Foltorja apo pala tjetër kundërshtare. Ne gjejmë pika të përbashkëta me LZHK dhe ‘Nismën Thurrje’ dhe ne mund të konkurrojmë dhe të gjejmë…

Read More

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, duke folur për zgjedhjet lokale të 14 majit, tregon se si opozita mund ta mposht qeverinë. Në një intervistë në “Report TV”, Patozi u shpreh se qeveria rrëzohet shumë lehtë duke bërë të kundërtën e kryeministrit Edi Rama. Nëse rrëzohet kryetarokracia, shtoi Patozi, opozita do të ishte shumë më frymëzuese për qytetarët. “Ne mund ta mundim Ramën shumë lehtë me kontrast, duke i kundërvënë rastin e kundërt. Opozita duhet të kishte një filozofi tjetër frymëzuese për shqiptarët, duhet të dilte jashtë strumbullarit të kryetarit që bën gati gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asnjë…

Read More

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka nisur një fushatë informuese për ndërgjegjësimin për përdorimin korrekt të letrës së aluminit në kuzhinë. Janë një seri rregullash për ruajtjen dhe gatimin e ushqimit pa shkaktuar asnjë rrezik për shëndetin. Në bazë të analizave që u kryen së fundmi nga departamenti i kimisë i Universitetit të Milanos dhe nga Istituti për Shëndetin, në fakt, rezultoi se letra e aluminit është në gjendje të lëshojë grimca të cilat më pas migrojnë në ushqim. Kjo ndodh kur letra e përbërë nga alumini vihet në kontakt me ushqimet me aciditet ose me ushqimet gjatë gatimit. Më…

Read More

Rita Ora dhe Taika Waititi janë një nga çiftet më të rinj në Hollywood që kanë përfunduar në titujt e të gjitha gazetave për raportin e mes tyre. Këngëtarja Rita Ora dhe Taika Waititi kanë pasur një romancë përrallash që nga takimi për herë të parë në fillim të vitit 2021, dhe çifti u njohën shumë kohë përpara se ta ndanin lajmin e madh me botën. Çifti ishin nikoqirë të mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards 2022, në nëntor të vitit të kaluar. E teksa qëndruan për disa ditë në Dyseldorf ku edhe po mbahej…

Read More

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stresi”, gjatë një diskutimi mbrëmjen e djeshme me banorët e tjerë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosovë” për ëndrrat e frikshme, u shpreh në një moment se beson që brenda shtëpisë ka fantazma. “Natën e parë unë jam çu natën keq edhe n’mëngjes”, tha Stresi. “Unë mendoj që ka fantazma këtu mrena. Për Zotin ka, unë vrej shumë sene. A din ça kom vërejtë unë? Që vijnë na shohin edhe ikin. Na afrohen shumë”, shtoi reperi. “1 natë kena pa andrra t’kqija, shumë andrra palidhje”, vazhdoi Gresa. “Dera natën që po kërset, a…

Read More

Gjatë 2022, pranë AKEP janë depozituar rreth 525 ankesa që kanë për objekt mosrespektimin e kushteve kontraktuale nga operatorët pra ofruesit e shërbimeve si dhe çështje të mbifaturimit nga ana e sipërmarrësve të komunikimeve elektronike. Gjithashtu ankesat janë referuar dhe ndaj cilësisë së shërbimit të internetit apo edhe çështje që kanë të bëjnë me procedurat e ndërprerjes së kontratës. Që nga 1 janari i këtij viti, Shqipëria ka vetëm dy kompani telefonike, Vodafone dhe One, pasi kjo e fundit dhe Albtelecom janë blerë nga një grup hungarez e do të ndërveprojnë në një kompani të vetme, One Telekom.

Read More

Policia greke ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, i cili u kap duke transportuar një kuti kartoni me 5 pako me kanabis me peshë totale 2.55 kilogramë. I riu shqiptar synonte t’ia shiste drogën një personi tjetër, i cili arriti t’i shpëtonte arrestimit. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u zbuluan dhe sekuestruan rreth 200 gramë kanabis dhe një sasi parash.

Read More

Hulumtimet kanë dëshmuar që çokollata e zeze mund të reduktojë rrezikun nga shumë sëmundje të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, sulmin në zemër dhe tru. Çokollata rregullon nivelin e kolesterolit, ndërsa një studim ka treguar që është efikase edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut. Megjithatë, jo çdo çokollatë është e shëndetshme. Konsumoni çokollatë të zezë, e cila përmban të paktën 70 për qind kakao. Po ashtu, e rëndësishme është që çokollatën ta konsumoni në sasi të moderuara për të mos i bërë keq shëndetit tuaj. Ekspertët theksojnë që të gjithë personat që janë të ndjeshëm në kafeinë duhet ta shmangin çokollatën. Kafeina mund…

Read More

Modelja Kejvina Kthjella është një ndër personazhet e komentuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip për shkak të debatit të famshëm me Luizin që i gjuajti me shuplakë, por edhe për shkak të lëvizjeve dhe kërcimeve së saj sensuale. Së fundmi, po qarkullon një video në rrjetë sociale ku Kejvina shihet e shoqëruar nga dy djem që e dërgojnë te një burrë që siç thuhet të paktën në video është i martuar. “Ule kokën, se nuk e din kur të vjen rasti më”, i thotë Kejvina. Burri shihet në video teksa kërkon të mos filmohet, por tashmë videoja ka qarkulluar…

Read More

Pajisjet tharëse të manikyrit të thonjve, mund të shkaktojnë mutacione që shkaktojnë kancer të lëkurës dhe të ndryshojnë ADN-në. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i publikuar në “Nature Communications” nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë së San Diego. Ata zbuluan se përdorimi i këtyre pajisjeve që lëshojnë rreze ultravjollcë (UV) mund të çojë në vdekjen e qelizave dhe mutacione që shkaktojnë kancer në qelizat njerëzore. “Nëse shikoni mënyrën se si janë paraqitur këto pajisje, ato tregtohen si të sigurta, pa asgjë për t’u shqetësuar. Por askush nuk i ka studiuar këto pajisje dhe se si ato…

Read More