Lara Colturi u shpall kampione bote për të reja në displinën e super gjigandit duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Skiatorja kuqezi zhvilloi një garë të shkëlqyer të premten në St. Anton të Austrisë. Colturi e kaloi finishin me kohën 1 minutë, 1 sekondë e 64 të qintat. 16- vjeçarja ishte 65 të qindat me e shpejtë se vendi i dytë zicerania Stefanie Grob (Shtefani Grosh). Lara Colturi preku shpejtësinë 120 kilometra në orë. Një ditë më parë Colturi iu afrua podiumit në disiplinën e Downhill ku u rendit e katërta. Lara Colturi: Jam shumë e lumtur për këtë fitore. Çdo gjë…
Author: tirana
Një nga banorët e “Big Brother Vip”, Eni ka folur për fëmijërinë dhe adoleshencën e tij, periudhë e cila nuk ka qenë dhe aq e lehtë për të. Në një rrëfim prekës, Eni ka pranuar se ka kaluar një fëmijëri të vështirë për shkak të babait të alkoolizuar. Tashmë, prindërit e tij janë të divorcuar, megjithatë, “traumat” i kanë mbetur ende në mendje. “Unë tim eti për një periudhë nuk i flisja fare. As në rrugë, askund. Gjatë kësaj periudhe më është dashur të punoj dhe të ndihmoj mamin. Kam bërë lloj-lloj punësh, 15-16 vjeç. Kamerier nëpër dasma, laja pjata.…
Petrit Vasili ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve. Deputeti i Partisë së Lirisë ka krahasuar çmimin e naftës në vendin tonë me atë të Maqedonisë, ku thotë se teksa Bordi e rriti në 208 lekë, në Maqedoni çmimi ka rënë ndjeshëm. “Qeveria e Rilindjes vazhdon vjedhjen monstruoze me çmimin e naftës! Bordi i hajdutëve, që duhet të ishte shkrirë me kohë e me vakt, vazhdon rritjen e çmimeve! Pardje, Bordi i Hajdutëve u shfaq prapë pas 28 ditësh dhe rriti çmimin dhe e çoi në 208 lekë për litër naftë. Ndërkohë që çmimet e…
Memorie.al publikon një letër të hapur të shkruar prej Bashkim Shehut, të birit të ish-kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, të cilën ai ia dërgonte publikisht, Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit komunist Enver Hoxha, më datën 2 prill të vitit 2004, ku nëpërmjet gazetës “Korrieri”, ai ka reaguar ndaj librit “Miqësi e tradhtuar”, që Nexhmija, sapo kishte botuar në atë kohë dhe pjesë të atij libri, u publikuan për 15 ditë, nga gazeta “Shekulli”. Vetëm dy ditë pas letrës në fjalë të Bashkim Shehut drejtuar publikisht Nexhmije Hoxhës, më datën 4 prill 2004, ka reaguar për herë të parë nga SHBA-së…
Një aksident është shënuar sot në Vlorë ku një makinë është përplasur me një qepenin e një dyqani. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Shkak mendohet se ka qenë shpejtësia e lartë nga drejtuesi i mjetit.
Është identifikuar dhe arrestuar autori i disa vjedhjeve në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se ka rënë në pranga 32-vjeçari, Sergeto Turullaj, i cili akuzohet se është autor i 4 raste të vjedhjeve në banesa, të shumave të ndryshme parash dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë vitit 2022. I arrestuari rezulton të jetë i dënuar më parë për të njejtën veprimtari kriminale, Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të 32-vjeçarit. Vjedhjet e kryera nga Sergeto: – Më datë 27.10.2022, në rrugën “Muhamet Deliu”, dyshohet se ka vjedhur në një banesë, 30 000 lekë të…
Fundjava pritet të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndueshme.Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Për shkak të depërtimit të masave ajrore më të ftohta pritet që në veri të vendit në lartësin mbi 100 metra dhe në pjesën tjetër të vendit në lartësin mbi 400-500 reshjet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët . Në zonat malore reshjet e borës pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Era…
Duke iu referuar deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim në Report Tv për emisionin ‘Real Story’, avokati Spartak Ngjela thotë se nuk flet kot për emrat e fuqishëm që mund të përfundojnë pas hekurave se korrupsioni është në nivele të larta. Në një intervistë për Report Tv në emisionin “Sot, live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu, avokati Ngjela tha se zyrtarët e lartë janë të lidhur me krimin e organizuar. Po ashtu, sipas tij Shqipëria ka pësuar goditje të rënda në zhvillim dhe nuk ka investime për shkak të korrupsionit. “Kim nuk flet kot, korrupsioni është në nivele të…
Olta Gixhari dhe Kiara Tito nuk kanë më marrëdhënien që kishin në fillim të realityshow-t dhe duket se gjithçka filloi të ndryshojë kur Kiara nisi të afrohet me Luizin. Dy vajzat që fillimisht u dukën shoqe, filluan mosmarrëveshjet e pakënaqësitë me njëra-tjetrën. Teksa Kiara e sheh si mungesë totale interesi të Oltës për të patur marrëdhënie shoqërore, Olta justifikohet se mes tyre është futur Luizi. Sot, dy vajzat janë përballur me njëra-tjetrën dhe Kiara i tregoi edhe njëherë se nuk e bëri të ndihet mirë fakti që Olta nuk u interesua aspak kur Kiara ra përtokë nga dhimbja muskulare. Aktorja…
Kur një dhimbje fyti shfaqet në këtë periudhë të vitit, zgjidhjet dhe këshillat mjekësore japin e marrin. Mjekimet natyrore për fyt, mjaltë (një antibiotik natyral dhe zbutës mrekullibërës), pije të nxehta, gargare me kripë ose solucione zbutëse… Ja tre pije efektive që zbutin fytin në mënyrë natyrale. Pije sherebele Sherebela është një barishte me efekt antiseptik që zbut fytin e irrituar. Do ta përgatisni njësoj si çajin e malit. Zieni një gotë ujë, hidhni në të një lugë sherebelë dhe do ta lini për 2-3′. Pasi ta kulloni pijen, bëni gargarë. Nëse dëshironi, edhe mund ta gëlltisni. Çështja, është të…
Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore në Elbasan për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur më 21 prill 2021, për të cilën eshte akuzuar Arber Paplekaj. Trupi gjykues nis sot me dëgjimin e dëshmitarëve të parë, ku jane degjuar 5 prej tyre. Seanca e sotme gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura. Bëhet fjalë për deklarime që dëshmitarët kanë dhënë fillimisht në momente e para sa i takon dinamikës së ngjarjes. Burime për ABC thanë se bëhet fjalë Kanë qenë persona që ndodheshin në Elbasan si struktura e mbrojtjes së votës nga radhët e PD. Ata i kanë qëndruar…
Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë gjatë vitit 2022, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në 4 banesa. Sipas bluve, Sergeto Turullaj ka vjedhur para, mijëra euro, bizhuteri dhe aparate celularë të shumtë. Ndërkohë, policia po vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Houses”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.…