Finlanda ka njoftuar një paketë të re prej më shumë se 400 milionë euro (434 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën. Premtimi trefishon vlerën totale të ndihmës finlandeze të mbrojtjes për Ukrainën në 590 milionë euro, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë më 20 janar. Një zëdhënës i ministrisë tha se paketa nuk përfshin tanke Leopard 2. Gjermania përballet me presion në rritje për të furnizuar Ukrainën me tanke Leopard 2, ose të paktën t’u japë leje aleatëve të tjerë si Polonia për të dorëzuar tanket e prodhimit gjerman nga stoku i tyre. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka…
Author: tirana
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, konfirmoi të mërkurën se i kishte dorëzuar një letër delegacionit kinez në Davos të Zvicrës, duke e quajtur atë një ftesë për dialog me Pekinin. Zonja Zelenska tha se letra i drejtohej liderit kinez Xi Jinping dhe përshkruante vizionin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për paqen në vendin e tij. “Shpresoj shumë që do të ketë një përgjigje për këtë ftesë,” tha ajo për letrën. Është planifikuar që Zelenska t’ia dorëzojë letrën anëtarit më të rëndësishëm të delegacionit kinez, zëvendëskryeministrit të vendit, Liu He, në mënyrë që më pas t’ia dorëzojë Xi Jinpingut.…
Shkrimtarja dhe deputetja e PD Flutura Açka, në rubrikën “Opinion” foli për përplasjen verbale të ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit të Edukimit me deputeten Ina Zhupa, pasi kjo e fundit e akuzoi e është bërë palë me mazhorancën. Gjatë bisedës në studio deputetja sqaroi se mënyra se si shkoi debati ishte e tepruar, ndërsa shtoi se gjithmonë ka respektuar dhe se do të respektojë vetëm rregullat dhe se nuk është aspak e vërtetë se ka bashkëpunuar me mazhorancën siç është akuzuar. Gjithashtu Açka u shpreh se PD duhet të jetë e bashkuar kundër regjimit. “Për mua nuk është ndonjë debat…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në datën 19.01.2023, konkluzionet përfundimtare të çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, duke kërkuar ndërmjet të tjerave: Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Vrasja me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturar kriminal, në dëm të viktimës Dejvi Kasmi, dhe në bazë të neneve 78/2, 28/4 dhe 334/3 të Kodit Penal, dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel (Altin) Hoxhallari, për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi…
Një 20-vjeçare është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë. Nëna e të resë, 46 vjeçarja me iniciale A.M ka bërë denoncim në polici. Blutë bëjnë me dije se janë vënë në kërkim të vajzës 20-vjeçare dhe po punohet për gjetjen e saj. “Më datë 19.01.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja A. M., 46 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë, Korçë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa, vajza e saj 20 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme”, thuhet…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është “zhveshur” nga kostumi i politikanit dhe ka folur më shumë rreth jetës së tij private. Meta ka treguar për takimin e parë me bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi. Ai tha se janë takuar fillimisht në zyrën e Musa Ulqinit në vitin 1991, kohë kur Kryemadhi ka qenë një gjimnaziste e Petro Ninit, por e angazhuar në aktivitetet politike të asaj kohe. Energjia e Kryemadhit ishte ajo që e tërhoqi më shumë Metën, teksa tregon dhe një shembull për anëtarësimin e disa aktivistëve të rinj në PS. “Ishte një moment interesant. Ishte…
Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se udhëtimet e planifikuara këtë të premte nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës nuk do të kryhen, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Gjithashtu bëhet me dije se edhe udhëtimi i planifikuar për ditën e nesërme drejt Ankonas, nuk do kryhet pasi moti i keq do të vijojë gjatë gjithë fundjavës. Në lidhje me udhëtimet gjatë ditëve në vijim Autoriteti Portual informon qytetarët se do të ketë një njoftim të dytë.
Vendosmëria e Kiarës për të mbajtur qëndrim ndaj Luizit, nuk zgjati më shumë se një orë. Me shikimin dhe bisedat e ngrohta, Luizi arriti sërish të ‘thyejë’ akullin mes tij dhe Kiarës. Ai i tha Kiarës se nuk ka asgjë personale me të, thjesht qëndroi për pak çaste i distancuar, sepse po mendonte për diçka që nuk kishte lidhje me atë. Luizi i kërkoi Kiarës një puthje dhe i tha asaj se e ka marrë malli, pasi nuk e ka puthur sot gjithë ditën. Kjo e fundit refuzoi, por i dha një përqafim që zgjati për disa sekonda.
Butrint Imeri (ish-i dashuri i Kiara Titos) në “Big Brother VIP Albania”? Po, jo, ndoshta. Nuk e dimë. Gjithë çfarë dimë është se shumë shpejt do të futen dy konkurrentë të fortë I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, regjisori Eduart Grishaj u pyet nëse “vazhdojnë rekrutimet” për reality show-n. “Do hyjnë të rinj. A hyn kush? [sepse nuk e dëgjoi pyetjen ‘A hyn Butrinti?’] *nuk përgjigjet* Do hyjnë dhe dy shumë shpejt. Do ketë edhe hyrje të tjera, nuk është se [do ndalojnë]. Dy shumë të fortë dhe interesantë janë gati.” Që prej javës së kaluar, nisur nga…
Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Artizanati”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 44 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë,…
PD po kalon në një moment krize.Deputetja Zheni Gjergji, thotë se demokratët nuk duhet të drejtohen nga një lider i inkriminuar. “Shqipëria është në një moment që ka nevojë për një forcë të re politike te djathtë. E djathta është në një moment krizë identiteti dhe unë mendoj se e shkuara duhet të ndahet nga e ardhmja. Kemi nevojë për lider të ri, për një forcë të re politike të djathtë, por edhe për persona të painkriminuar në politikë dhe të palakueshëm. Kjo ka qenë mangësia e të djathtës shqiptare që gjatë këtyre viteve nuk ka lejuar të rritën lider…
I dënuari me burgim të përjetshëm, Aldo Bare ka kërkuar në gjykatën e Elbasanit përmes avokatit të tij, uljen e dënimit për vitet 2014-2021 referuar Ligjit për trajtimin e të burgosurve. Sipas avokatit duke patur parasysh amnistinë e vitit 2014, ligji parashikon uljen e dënimit me 45 ditë kalendarike për të burgosurit. Avokati i Bares ka bërë kalllëzim penal në Spak dhe për trupën e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për atë që e cilëson vendimi i paligjshëm ndaj klientit të tij. Një ankesë është bërë dhe në ILD për shkelje të ushtrimit të detyrës pasi nuk është zbatuar Vendimi…