Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Meta flet për njohjen me Monika Kryemadhin: Më bëri përshtypje energjia e saj, ja ku u takuam për herë të parë

14:35 / January 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta kryemadhi 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është “zhveshur” nga kostumi i politikanit dhe ka folur më shumë rreth jetës së tij private.

Meta ka treguar për takimin e parë me bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.

Ai tha se janë takuar fillimisht në zyrën e Musa Ulqinit në vitin 1991, kohë kur Kryemadhi ka qenë një gjimnaziste e Petro Ninit, por e angazhuar në aktivitetet politike të asaj kohe.

Energjia e Kryemadhit ishte ajo që e tërhoqi më shumë Metën, teksa tregon dhe një shembull për anëtarësimin e disa aktivistëve të rinj në PS.

“Ishte një moment interesant. Ishte në nëntor të 1991, takim që u bë në zyrën e Musa Ulqinit, në atë kohë merrej me Tiranën në PS dhe ishte i ngarkuar për të koordinuar përpjekjet që bëheshin nga grupime të ndryshme brenda dhe jashtë PS për të bërë një aktivitet të madh me të rinjtë.

Ishte një grup atje, ishte dhe Monika që ishte më e vogla, ishte 16-17 vjeç, në vitin e dytë tek Petro Nini. Ajo që më bëri përshtypje ishte energjia. Në atë kohë ishte një lloj turpi të angazhoheshe me PS dhe në të gjithë këtë situatë ajo tha unë sjell 300. Me dyshim u pa si një entuziazëm i tepëruar për shkak të moshën. Dhe ajo solli më shumë se 300 dhe ata erdhën nga fundi, duke lënë mësimin dhe kur shohim një kolonë të madhe me të rinj që vinin nga presidenca drejt Pallatit të Kongreseve dhe e tejkaloi atë që tha”, tha Meta në Vizion Plus.

Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Aksident i rëndë pranë Unazës së Madhe, një viktimë dhe dy të plagosur

18:02 / July 22, 2026

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.