Nga “Pakoja e Madhe” e qeverisë, kryeministri Edi Rama thotë se kanë përfituar 1 milion qytetarë. Kjo ndihmë sipas Edi Ramës, ua ka bërë më të lehtë këtë dimër të vështirësuar për mbarë Europën nga inflacioni i luftës. Po ashtu Rama ka publikuar një video ku tregon orkestrën e Forcave të Armatosura, një krijesë e rilindur prej dekadash, të cilën kanë përfituar nga Pakoja e Madhe. “Nga Pakoja e Madhe u shpërblyen edhe të gjitha kategoritë e Forcave të Armatosura, përfshirë edhe Orkestrën Sinfonike e FA, një krijesë e rilindur pas dekadash, si pjesë e zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm…
Author: tirana
Shumë nga emigrantët që hynë në Britani janë “vrasës, terroristë dhe përdhunues”, dhe në artikullin nga media britanike “The Sun”, përdoret edhe shembulli i një personi për të cilin pretendon se është shqiptar. Personi në fjalë, sipas medias britanike ka vrarë gruan dhe ndodhet në Angli lu kërkon azil pasi ka frikë se mund të vritet në vendin e tij për shkak të gjakmarrjes. “Tregtarët e drogës, gangsterët, mashtruesit dhe përdhunuesit e fëmijëve janë gjithashtu në mesin e dhjetëra mijërave që kanë kaluar Kanalin, shumë prej tyre jetojnë në shtëpi të financuara nga taksapaguesit dhe marrin para në dorë, ndërsa…
SPAK-u dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në disa qytete. Po ekzekutohen disa urdhërarreste të kërkuara nga Prokuroria e Posaçme. Në pranga kanë rënë: Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku që i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Mes personave të shpallur në kërkim janë Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj që dyshohet se ndodhet në Dubai dhe Ramazan Rraja, i cili nuk ndodhej në shtëpi ditën e djeshme kur u ushtrua kontroll. Gjykata e Posaçme ka nxjerrë edhe…
Shqipëria tani ka edhe një kampione bote për të reja në sportin e skive. Në garën për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Lara Colturi skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit Super Gjiganti, duke merituar vendin e parë dhe titullin e lartë të kampiones së Botës për të reja. Ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një…
Prokuroria e Posçame ka lëshuar 5 urdhër arreste, 4 prej të cilave janë ekzekutuar. Nën drejtimin e prokurorit Adnan Xholi, SPAK-u thotë se ka zbuluar rolin e organizatorëve në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Mes të arrestuarve është edhe Akil Nerjazi, i cili disa muaj i shpëtoi një atentati mafioz me snajper. Bëhet fjalë për një procedim penal të regjistruar më herët dhe urdhër-arrestet vijnë pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë. Pritet që SPAK-u të dale me njoftim zyrtar lidhur me këtë operacion.
Një aksion me urdhër të SPAK, pritet që të trondisë botën e krimit në vend. Dalin edhe emrat e katër personazheve të tjerë të botës së krimit që SPAK-u ka lëshuar urdhër arrestet përveç Akil Nerjaku. Plaurent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka. Ata dyshohet të kenë gisht në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojës pasi siguruan kushte dhe mjete për vrasjen. Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut. Në këtë…
40 ditë burg është vendosur për Kleanthin Laçin, mësuesi i dhunuar që akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve. Gjykatësja Suela Dashi është njohur me ngjarjen përmes prokurores Edlira Manelli, e cila nga ana e saj ka kërkuar burg pa afat për mësuesin e edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës. Nga ana e tij mësuesi ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij. Pas paraqitjes së provave, gjykatësja ka dhënë vendimin me 40 ditë paraburgim ndaj Laçit, i cili këtë dënim do ta vuajë fill pasi te dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës nga…
Një askident me pasoja të rënda është shënuar mëngjesin e sotëm. Të paktën 6 persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në aksin Burrel-Klos. Dy prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje të rëndë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kuq”.
Vijon kthimi i shqiptarëve që shkelin në mënyrë të parregullt në Britaninë e Madhe. 26 shqiptarë janë deportuar mëngjesin e sotëm. Sipas Departamentit të Brendshëm të Britanisë së Madhe, një pjesë e 26 shqiptarëve kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla dhe një pjesë tjetër ishin të dënuar për krime të ndryshme duke përfshirë posedimin e armëve dhe furnizimin me drogë së klasit A. Autoritetet britanike kanë nisur gjurmimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, duke mos i kursyer edhe personat të cilët punojnë të padeklaruar. Marrëveshja e firmosur mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij britanik, Rishi…
Edhe deputetja demokrate, Dhurata Çupi, thotë se deputetët duhet të bashkohen me çdo kusht, për të dalë të unifikuar në zgjedhjet e majit. Çupi tha se realiteti ka ndryshuar shumë që prej përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, ndaj është e domosdoshme që dy palët të bashkohen. “Ne nuk bashkohemi të bëjmë opozitë. Ne duhet të mblidhemi, të mbetemi 52 deputetët e opozitës bashkë. Të bëhen bashkë zoti Alibeaj dhe zoti Berisha. Ka realitet të ri, nuk është më ai i viti 2021. Katër muaj para zgjedhjeve duhej të ishim sot bashkë, duke diskutuar kandidatura për 61 bashki. Duhet…
Edhe në qarkun e Beratit ka probleme nga moti i keq. Gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu në Berat, të cilat kanë qenë nënintensitet mesatar, megjithëse, niveli i lumenjve Osum dhe Devoll ka pësuar rritje të nivelit. Deri më janë brenda shtratit, pa rrezik dalje. Në Urën e Çorodovës, niveli i lumit Osum në orën 8:15 është regjistruar niveli 0.92m (-), ndërsa në Ura e Varur Berat niveli aktualisht është 1.51m (-). Në lartësitë mbi 600 m ka prezencë të dëborës, kryesisht në zonat kodrinore Skrapar dhe Poliçan, e cila shkon deri 5 cm, por nuk ka problematika në…
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e qytetit të Librazhdit, ku foli për nismat e ndërmarra nga qeveria dhe vëmendjen e shtuar ndaj kësaj moshe.Gjiknuri,që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut Elbasan, theksoi se qeveria socialiste ka treguar një fokus të veçantë për të ndihmuar moshën e tretë. “Qeveria ka bërë maksimumin për të adresuar këtë situatë të vështirë duke dhënë paketa të ndihmës ekonomike për adresimin e krizës. U dhanë dy paketa për tre muaj, pra për një periudhë që pati një rritje të çmimeve. Ka ndërmarrë masa për të mbajtur çmimin…