Kryeministri, Edi Rama, ka komentuar në panelin e Zgjerimit të Horizonteve Europiane në Forumin Botëror të Davosit skandalin me korrupsionin në Parlamentin Europian. Rama tha në mënyrë karakteristike se kur u njoftua me rastin e skandalit ishte tronditur, ndrësa kishte thënë “Karma is a bi**h” ( që në shqip do të thotë Karma është ku***, pra çdo të mbjellësh do të korrësh me pak fjalë). Para se të bënte komentin e mësipërm, Rama i kërkoi falje presidentes së PE, Metsola që ishte e pranishme në panel. Në fillim të muajit dhjetor prokurorët belgë akuzuan nënpresidenten e Parlamentit Evropian, Eva Kaili…
Author: tirana
Më datë 19.01.2023, në Prush, Gropaj, dyshohet se është vetëvrarë, me çifte, në banesën e tij, shtetasi B. B., 63 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Pedonalen e Bulqizës. Një shofer ka rrezikuar jetën e banorëve dhe shkatërruar bizneset. Në foto shihet si mjeti është futur në trotuar aty ku ka mbetur i bllokuar, pasi është përplasur me një ndërtesë.
Rita Petro është njohur si një shkrimtare që provokon me anë të shkrimeve të saj, me poezinë e së fundmi edhe me romanin e saj “Lindur së Prapthi”. Për këtë roman ajo ka folur këtë enjte në emisionin “Rudina” në Tv Klan duke ndarë disa detaje që nxisin kureshtjen për ta lexuar. Ajo po ashtu ka folur edhe për jetën e saj, se si u njoh me atë që e ka cilësuar fatin më të madh të jetës, të cilin e pati në krah jo vetëm si të dashurin e jetës, por edhe si partner në biznes, Latifin. E teksa…
Takimi i Edës me Viktorin rritën tensionet e këtij të fundit me Mateon. Ata nisën me diskutime, por më pas debate agravoi me ofendime për njëri-tjetrin, ndërsa momenti më kulminant arriti deri në prag përplasjes fizike. Sapo Viktori dhe Mateo u ngritën nga karrigia, reaguan edhe konkurrentët e tjerë, të cilët penguan përplasjen e tyre në studion e Për’puthen. Viktori: Ti je një dru, se ke pesë mujnë që je aty edhe nuk ke mësuar asgjë. Kështu që mbylle gojën Mateo: Qepe edhe… Je i pari këtu që e ke kthyer personale. Këtu jo ti po asnjëri nuk guxo ta…
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka komentuar çështjen e detit me Shqipërinë gjatë një interviste televizive nga Davos ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Duke folur për CNN, Mitsotakis u shpreh se vendi i tij nuk do të hyjë në luftë me Turqinë, por problemet duhen zgjidhur duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, referuar këtu çështjes së detit me Shqipërinë që do të dërgohet në Hagë për vendim. “Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, edhe pse kemi parë shumë tensione në tre vitet e fundit. Kastellorizo është një nga ishujt e bukur grekë, kemi…
Ish-kreu i PS në Tiranë Ervin Bushati, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe atë që duhet të bëjë mazhoranca më mirë. Ai ka renditur tre reforma që duhet të kryhen, por e ka shprehur që zgjidhja për të vënë në lëvizje kapitalin që fle në Shqipëri, nuk është Amnistia Fiskale aq shumë e mbrojtur nga kryeministri Rama. Bushati është shprehur gjithashtu se ka ardhur koha për vetting në politikë dhe në nivelin e zyrtarëve të lartë. “Diskutimi për Amnistinë Fiskale ka vite që është bërë…
Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze të enjten ndërsa vazhdojnë grevat mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit, por presidenti Emmanuel Macron këmbënguli se ai do të vazhdojë me planet e reformave të pensioneve. Grevat mbarëkombëtare shkaktuan ndërprerje të transportit, mësimit dhe shërbimeve e tjera publike në të gjithë Francën. Gjatë një konference për shtyp në një takim të nivelit të lartë franko-spanjoll në Barcelonë të Spanjës, presidenti Macron tha se ” duhet ta bëjmë atë reformë” për të “shpëtuar” sistemin e pensioneve. “Ne do ta bëjmë atë me…
Personi që shihni në foton e mësipërme është 33-vjeçari Hektor Ndoka. Ai është arrestuar nga policia spanjolle pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për planifikimin e vrasjes së Preng Palucës. Ai u kap në Madrid dhe është me precedent të theksuar kriminal, i dyshuar si i përfshirë për një seri ngjarjesh të rënda në vend. Bashkë me të u kap dhe Edmir Vlashin, bashkëpunëtor në planifikimin e vrasjes së Preng Palucës dhe i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Mediat spanjolle raportojnë se pas arrestimit, policia i gjeti Hektor Ndokës edhe tre armë zjarri dhe municion luftarak. 33-vjeçari…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka kërkuar falje për gabimin e tij pasi po udhëtonte me një makinë pa vendosur rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër. Videoja, në të cilën Sunak flet për raundin e fundit të financimit të qeverisë që synon përmirësimin e komuniteteve në të gjithë vendin, u shpërnda në mediat sociale, ndërsa kryeministri britanik iu drejtua kamerës nga pjesa e pasme e një makine pa vendosur rripin e sigurimit. “Ishte një gabim i shkurtër. Kryeministri hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video të shkurtër. Ai e pranon plotësisht se…
Spektakël mes Al-Hilal & Al-Nassr Stars dhe PSG në miqësoren që po zhvillohet në Arabinë Saudite teksa pjesë e parë u mbyll 2-2. Nuk kishin si të mungonin golat e Ronaldos dhe Messit me portugezin që tundi rrjetën 2 herë, ndërsa Messi një herë. Goli tjetër për PSG u realizua nga Marquinhos.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut të njohur, Isuf Kalo. Përmes një mesazhi në Facebook, Meta u shpreh mes të tjerash se Kalo njihej për humanizmin e tij dhe në të njëjtën kohë edhe për thellësinë e kumtimit shkencor, kulturën e gjerë erudite dhe novatorizmin e ideve mjekësore dhe sociale. “Në këtë moment të ndarjes nga jeta të Profesor Isuf Kalo i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të dashur për këtë humbje të pazëvendësueshme. Kam pasur kënaqësinë e veçantë ta njoh nga afër Profesor Isuf Kalon, që përfaqësonte…