TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023

‘Më mungon’! Kiara pranon ndjenjat për Luizin

23:27 / January 30, 2023

Pse kafen duhet ta pini me qumësht

23:23 / January 30, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Ish-deputeti socialist: Rama ka dremitur pak duke parë opozitën e lodhur në Netflix

20:15 / January 19, 20232 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-kreu i PS në Tiranë Ervin Bushati, i ftuar në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, ka folur në lidhje me situatën politike në vend dhe atë që duhet të bëjë mazhoranca më mirë.

Ai ka renditur tre reforma që duhet të kryhen, por e ka shprehur që zgjidhja për të vënë në lëvizje kapitalin që fle në Shqipëri, nuk është Amnistia Fiskale aq shumë e mbrojtur nga kryeministri Rama.

Bushati është shprehur gjithashtu se ka ardhur koha për vetting në politikë dhe në nivelin e zyrtarëve të lartë.

“Diskutimi për Amnistinë Fiskale ka vite që është bërë pjesë e leksikut politik. Mendoj që Amnistia vjen kur të gjitha palët janë dakord, FMN, BB, BE, SHBA dhe partnerët duhet të jenë dakord. Edhe opozita duhet të ishte dakord për mos politizimin e çështjes. Ekonomia shqiptare ka bërë shumë përparime.

Ne duam të hyjmë në BE e gjithçka duam të bëjmë jemi të gjithë dakord si shoqëri.
Jemi shumë të rinj në këtë lojë.

Ka ardhur koha të kthehemi në reforma të mëdha që u lanë. U nis me Reformën në Drejtësi. Rama ka dremitur pak duke parë opozitën në Netflix. Një opozitë e tillë e lodhur e jo sfiduese që merre vetëm me veten e ka relaksuar mazhorancën. Duhen ndërmarrë 3 reforma të mëdha: Reformë e drejtë në Financa. Inflacioni e lufta kërkojnë ndryshime në fiskun e Shqipërisë. TVSH e ushqimeve s’mund të jetë 20 përqind sa makinat e luksit dhe diamantet. Jemi forcë e majtë dhe do ishte mirë të rriteshin progresiviteti për aktorët e mëdhenj në treg dhe koncesionet.

Reformë për kapitalin. Nuk është Amnistia zgjidhje për të vënë në lëvizje kapitalin që fle në Shqipëri. Bursa e Tiranës ekziston në letër por nuk funksionon.

Ad

Administratë e shtet i drejtë. Vettingu funksionoi në drejtësi, le ta bëjmë edhe me zyrtarët e lartë dhe politikanët”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Salianji: Absurde, PD me firmë është akoma e Bashës edhe pse dha dorëheqjen

23:00 / January 30, 2023

Nard Ndoka: Telefoni shkaku i çoroditjes, unë e përdor gjithë ditën, madje edhe natën

22:05 / January 30, 2023

Çfarë ka Berisha që nuk i qesh më Ilir Metës?!

21:58 / January 30, 2023

Pse Berisha po e degradon “kauzën Charles McGonigal”?

20:51 / January 30, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Heqja e kamerave të grupeve kriminale/ Karamuço: Operacion i gabuar, duhej i njëkohshëm dhe në fshehtësi

22:13 / January 30, 2023

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e forta: Ja çfarë i kërkoi Tom Doshi agjentit të FBI të hetonte për Ilir Metën

21:33 / January 30, 2023

Beteja në KZAZ, Kulluri: Ka gjasa që Berisha nuk do të hyjë në zgjedhje, “Rithemelimi” ka humbur pikë

20:33 / January 30, 2023

VIDEO/ BBC ‘zbulon’ bunkerin 5 katë nën tokë të Enver Hoxhës, duhej të përballonte sulmet kimike e nukleare

20:11 / January 30, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Të dhënat nga Eurostat: Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë

23:59 / January 30, 2023

Fevziu: Ka shtëpi në Tiranë që nuk lejojnë të fluturojë droni mbi to. Lamallari: Kemi nisur rishikimin e ligjit

23:45 / January 30, 2023

Pas ndarjes nga Harry Styles, aktorja Olivia Wilde gjen mbështetje tek ish-bashkëshorti i saj!

23:36 / January 30, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.