Njollat e bardha tek thonjtë njihen si “leukonikia” nga mjekët profesionistë. Dëmtimet, deficitet në të ushqyer dhe sëmundjet serioze, këto janë arsyet e mundshme se përse shfaqen njollat e bardha tek thonjtë. Kërpudhat e thonjve (onikomikoza) Ekzistojnë lloje të ndryshme të kërpudhave të thonjve të këmbëve. Secila prej tyre ka një ose dy tipare përcaktuese, por në pjesën më të madhe, të gjitha ato shkaktojnë njolla, brishtësi dhe trashje të thonjve. Megjithëse infeksionet kërpudhore të thonjve të këmbës rrallë janë shkak për shqetësim kur bëhet fjalë për shëndetin tonë të përgjithshëm, ato rrallë largohen me trajtim pa recetë. Ja çfarë…
Author: tirana
Pas një dekade, Wikipedia pëson ndryshime në dizajn. Pamja e re duket shumë familjare dhe më tepër sesa tek ndryshimet, përqendrohet tek eliminimi i pengesave të ndryshme. Koka e faqes qëndron në kryegjatë shfletimit dhe ofron akses të shpete në seksionet e kërkimit dhe artikujve. Ndërkaq kërkimi i rifreskuar tregon imazhet dhe përshkrimet ndërsa shkruani. Kalimi mes gjuhëve të ndryshme është bërë më i lehtë dhe tabela e përmbajtjes ndihmon në navigimin e përmbajtjes. Një panel anësor mund të hiqet në rast se nuk dëshironi shpërqendrim gjatë leximit. Teksti ka madhësi më të lartë dhe përpiqet për të reduktuar ngarkesën…
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar menjëherë pasi në media u bë publik lajmi i vdekjes së xhaxhait të Alda Klosit. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Klosi, të cilën e cilëson si hajdutja e qeverisë nuk ka kursyer as familjarët në agoni. “Hajdutja e qeverisë, Alda Klosi nuk kursen as familjarët në agoni! Krim!”-shkruan Berisha. Kujtojmë se në deklarimet e dhëna në polici Klosi tha se 120 mijë eurot e grabitura në banesën e saj ishin të xhaxhait i cili ia kishte dhënë për të mobiluar shtëpinë dhe për nevoja të tjera pasi ishte…
Një aksident ka ndodhur në fshatin Ostren të Bashkisë Bulqizë. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur tre pasagjerët si dhe drejtuesi i automjetetit. Aksidenti është pikasur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë lokale të Bulqizës dhe ambulancen të cilët shkuan në vendngjarje duke ju dhënë ndihmën e parë. Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Për shkelje serioze të kërkesave rregullative mbikëqyrëse Banka e Shqipërisë ka vendosur pezullimin e licencës e Micro Credit Albania. Shoqëria financiare nuk ka zbatuar të gjitha masat administrative të vendosura nga Banka qendrore duke përsëritur shkeljet. Pas një kontrolli në korrik të 2020 pranë subjektit në të cilin u evidentuan shkeljet shoqëria financiare Micro Credit mori masa për korrigjimin e situatës. Por në një kontroll të dytë në Shtator të vitit 2022, Departamenti i Mbikëqyrjes vuri re që masat ishin zbatuar pjesërisht duke konstatuar këto shkelje: “Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren, nuk i ka klasifikuar …
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejtojnë dërgesën e armatimeve ndërsa agresioni rus ka shtuar trysninë ndaj trupave ukrainase. Raketat ruse kanë vrarë dhjetëra civilë gjatë ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara po organizojnë një takim me vendet aleate në fund të javës ndërsa njoftimi i Britanisë për furnizimin e Kievit me tanke mund të nxisë edhe vendet e tjera që të bëjnë një veprim të tillë.“Challenger 2” është tanku britanik që mbretëron në fushën e betejës. Londra po dërgon 14 të tillë në Ukrainë, pa llogaritur armë të tjera të rënda, artileri, mjete të blinduara, raketa dhe dronë.…
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. Në flagrancë është arrestuar shtetasi me iniciale O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit,uniformat blu i gjetën 45-vjeçarit, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Një nga gjërat që shkaktoi bujë gjatë Festivalit të Këngës ishte versioni i ri i këngës “Pyes Loti” që u kënduan nga Elsa Lila në Bashkëpunim me Capital, variant i cili revoltoi kompozitorin e këngës, Valentin Veizi. Pas ankesës që kompozitori bëri, kënga u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës.” Mirëpo, përmes një “InstaStory”, Elsa ka bërë me dije që kënga e sjellë së fundmi “Pyes Lotin” është rikthyer në YouTube. “Kush duron, fiton”, shkruan mes të tjerash Elsa.
Një grup deputetësh të Partisë Demokratike janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një darkë. Me ftesë të deputetit Lefter Gështenja, 23 deputetë janë mbledhur në një darkë në qytetin e Pogradecit, i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj. Mes të pranishmëve, ishin edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka e Oriola Pampuri. Por bëhet me dije se në këtë darkë nuk mori pjesë asnjë deputet nga grupi mbështetës i Sali Berishës. Nuk është e qartë nëse ka patur ftesë dhe ata nuk kanë pranuar, apo nuk janë ftuar në këtë darkë, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.
Një foto nga Forumi Botëror i Ekonomisë në Davos të Zvicrës, ku shfaqet Presidenti serb Vuçiç, ‘në hije’ nga krerët e tjerë të shtetit po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Siç duket edhe nga fotoja, të gjithë liderët e tjerë të rajonit janë të ulur bashkë, ndërsa Vuçiç është i ulur vetëm në një rresht prapa. Fotoja tregon edhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllv Lajçak, kryeministrin kroat Andrej Pllenkovçq, kryeministrin shqiptar, Edi Rama e presidentin maqedonas Stevo Pendarovski. Kjo nuk është megjithatë hera e parë që Vuçiç fotografohet në situata të tilla, pasi në…
Balina Bodinaku, opinionistja e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ka treguar emrin e banorit të saj të preferuar në këtë edicion. Për të, Luiz Ejlli nuk është vetëm lojtari më i fortë i këtij “Big Brother”, por ndoshta më i forti ndonjëherë në këtë format. “Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk…
Tradhtia në të ’60-at, ishte tema e diskutimit mes hoxhës Hajredin Dizdari, Petri Bozos dhe Dr. Shkëlqim Balilit. Ky i fundit, më herët gjatë programit, sqaroi nga ana biologjike se mashkulli është aktiv seksualisht deri në moshën 80-vjeçare dhe shpesh, arsyeja pse tradhton janë marrëdhëniet seksuale me një person më të ri në moshë se sa bashkëshortja. Në aspektin fetar, hoxhë Hajredin Dizdari tha në Klan tv se tradhtia nuk tolerohet, por shkelja e kurorës është e kategorizuar. Sa më i madh në moshë të jetë personi, aq më e rëndë është tradhtia. Hoxhë Hajredin Dizdari: Unë nuk mendoj që tradhtia…