Dashi Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione dhe optimizëm do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne pjesën me te madhe te kohës do ndiheni aq mire saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Edhe beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat do i bëjnë te ndihen mete plotësuar. Financat do dini si t’i menaxhoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do keni aspak probleme. Demi Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente nuk do ndiheni aspak mire. Do ju duhet sikur do ju merret…
Author: tirana
Këngëtarët e njohur të muzikës popullore të Veriut, Bledar Kaca dhe Mirgen Zela kanë publikuar së fundmi një këngë për shkodranin me titull “Këngë për Luiz Ejllin”. As vetë Luizi nuk e ka imagjinuar që do të merrte kaq famë dhe zhurme mediatike dhe do të bëhej kryefjalë e tavolinës së çdo shqiptari.
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi u paraqit këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ai qëndroi përreth një orë pranë organit të akuzës, i thirrur nga prokurorja Enkeleda Millonai. Ndonëse, burime jo zyrtare konfirmuan se u thirr në SPAK për një tender gjatë kohës që ishte kryebashkiaku, Elvis Roshi e mohoi një gjë të tillë. “U thirra në SPAK jo për punën time si kryebashkiak apo për ndonjë tender, por për punët e mia private“, u shpreh ish-kryebashkiaku i Kavajës, i kontaktuar nga Vizion Plus.
Protagonistët e spektaklit të “Big Brother Vip Albania” 2 padyshim janë ‘çifti’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli me uljet dhe ngritjet e marrëdhënies së tyre. Por duket se tashmë marrëdhënia mes tyre është e rregulluar dhe ata po e shijojnë edhe me humorin ‘alla’ Luiz, i cili është super aktiv në shtëpinë më të famshme. Një video e bërë virale në rrjet ku Luizi kujdeset që kamerat mos i ‘kapin’ pjesët intime të moderatores, Kiara Tito. Moderatorja pyet Luizin pe gjë ti dhe ai me shaka pohon se ka parë. Për më tepër shikoni video e mëposhtme:
Prokuroria ende nuk ka mbyllur hetimet për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve dhe të kabinetit të ish-ministrit Ahmetaj. Po ashtu, asgjë nuk dihet as për origjinën e mbi 400 mijë të tjerave të gjetura në shtëpinë e sanitares Rozeta Dobi. E ndërkohë, një lajm i trishtë mbërrin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërron jetë pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika. Klosi ka pretenduar para hetuesve se paratë ishin të xhaxhait për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato. Por burime jo zyrtare…
Mëngjesin e sotëm Bjordi Mezini dhe Luiz Ejlli e kanë nisur ditën duke folur për 5 finalistët e mundshëm të “Big Brother VIP2”. Ishte këngëtari i njohur që i bëri pyetjen regjisorit se kë sheh ai në finalen e madhe. Bjordi tha vetëm 4 emra dhe për të 5 nuk e dinte akoma. Pyetjes së vet i ktheu përgjigje edhe Luizi i cili tha: “Kristin, ty, veten, Efin…”. Por, ajo që u vu re ishte se këngëtari nuk tha emrin e Kiarës. Luizi: Efi ka nisur të luajë, më beso është interesante. Nuk e kam ditur, kam kujtuar e ke…
Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Në qytete të ndryshme në vend, Lezhë, Shkodër , Durrës janë raportuar përmbytje në akse të ndryshme rrugore si edhe në banesa. Ndërkohë problematike situata është shfaqur edhe në aksin Kardhiq-Delvinë, pas rënies se breshërit të dendur, duke shkaktuar në këtë mënyrë edhe vështirësi të qarkullimit të automjeteve. Siç shihte edhe nga pamjet, tuneli aktualisht është pa drita.
Vllaznia është rikthyer në shinat e pretendimeve maksimale në të dy fronte, kampionat dhe kupë dhe tashmë kërkohet vetëm vazhdimësia, e vetmja gjë që u ka munguar shkodranëve në këtë sezon. Fitorja me përmbysje ndaj Partizanit dhe ajo në kupë ndaj Bylisit, të dyja të marra në transfertë, kanë rritur entuziazmin për sfidën e radhës në kampionat, atë në “Loro Boriçi” të shtunën kundër Laçit. Për më tepër, Mirel Josa ka në dispozicion edhe sulmuesin Bekim Balaj, i cili është stërvitur rregullisht me ekipin dhe është grumbulluar me kuqeblutë. Ende nuk dihet nëse do ta nisë si titullar apo nga…
Mund të duket sikur të famshmit i kanë të gjitha, para, makina të shpejta, shtëpi të bukura. Megjithatë, nuk mund të merret me mend kur bëhet fjalë për çështje dashurie. Disa të famshëm janë të lumtur të gjejnë të dashurin e jetës së tyre, ndërsa të tjerët nuk mund të gjejnë askënd, sado që të përpiqen. Edhe të pasurit dhe të famshmit nuk kanë asnjë sigurim për dhimbjet e zemrës. Kjo aktore fantastike ka kohë që nuk është takuar me askënd. Edhe pse fansat bënë disa supozime, asnjë informacion zyrtar nuk është dhënë ndonjëherë. Një herë Angelina u pa duke darkuar me The Weeknd në korrik 2021. Thashethemet…
Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi shpërndarë mediave lidhur me arrestimin e dy të rinjve në Spanjë. Ndërsa i konsideron si persona me rrezikshmëri të lartë, policia deklaron se dy personat do të ekstradohen drejt Shqipërisë. Njoftimi i policisë: Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Policisë shqiptare dhe Policisë spanjolle, në kuadër të operacionit “Madrid“, nga Policia spanjolle u bë e mundur kapja në Spanjë dhe arrestimi provizor, me qëllim esktradimin drejt Shqipërisë, i një 33-vjeçari shqiptar në kërkim ndërkombëtar. 33-vjeçari i kërkuar, shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për…
Popullsia e Gjermanisë u rrit në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 84.3 milion persona në vitin 2022. Sipas një njoftimi të sotëm të Entit Federal të Statistikave, në vitin 2022, në Gjermani jetonin 1.1 milionë njerëz më shumë krahasuar me një vit më parë. Emigrantët më shumë kompensuan shkallën e ulët të lindjeve dhe plakjen e popullsisë. Vetëm në gjysmën e parë të vitit, 740 mijë ukrainas mbërritën në Gjermani. Në kulmin e krizës së mëparshme të migracionit të shkaktuar nga dhuna në Siri, Afganistan dhe Irak, në gjysmën e dytë të vitit 2015, 756,000 banorë…
Për shkak të motit të keq, shërbimet e Policisë Rrugore janë në gatishmëri në të gjitha rrugët e vendit, për të menaxhuar trafikun dhe për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve në rast nevoje. Në gatishmëri janë edhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Në segmentet rrugore ka prezencë të ujit dhe në këto kushte rreziku i përfshirjes në ngjarje rrugore është më i lartë. Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të policisë në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe monitorimin e qarkullimit…