Era e fortë vazhdon sjell probleme në juglindje, edhe në qytetin e Korçës, ku ka rënë çatia e një ndërtese në afërsi të pazarit të qytetit. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por pesë mjete të parkuara aty u ka rënë çatia sipër, duke i dëmtuar. Policia ndodhet në vendngjarje për të kuptuar dinamikat e ngjarjes.
Author: tirana
Qeveria “Rama 3”, planifikon të ndërmarrë 19 reforma strukturore, që nga punësimi te mbrojtja sociale, energjia dhe financat publike. Kjo në harkun e viteve 2023-2025. Ambicia kryesore e qeverisë është rritja e punësimit tek të rinjtë. Vëmendje në projekt merr edhe zgjerimi i mbulueses së kujdesit social, lufta ndaj informalitetit, investimet strategjike, menaxhimi i financave publike, sektori energjetik dhe tranzicioni i gjelbër për një ekonomi që zvogëlon ndotjen. Për ekspertin e ekonomisë Mikel Qafa, reformat janë të mirëpritura, por të pamjaftueshme dhe të vona. “Reformat që janë projektuar të ndërmerren nuk është se janë të gabuara. Ato më shumë janë…
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e Avokatit të Popullit, që fajësonte Policinë e Shtetit për mosreagim në kohë për vdekjen e Lear Kurtit. Në një reagim për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha se përgjegjësit për fshehjen e së vërtetës nga ana e policisë për vdekjen e të riut është Ardi Veliu dhe ministri Bledi Çuçi. DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKEAvokati i Popullit, në një raport për vdekjen e 32 vjecarit Lear Kurti, hedh poshtë pretendimet e Policisë dhe përligj qëndrimet e Partisë Demokratike, që e ka konsideruar që në fillim “krim shtetëror” vdekjen e të riut.Avokati…
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka folur për përmbytjet, duke thënë se banorët po lihen vetëm ndërsa është përsëritur e njëjta situatë duke u kthyer në një barrë në xhepat e tyre. “Përsëritet e njëjta situatë. Problematikat janë të shumta. Mungesa e energjisë për fshatrat është kthyer në problem serioz. Duhet vënë dorë njëherë e mirë për këto banorë. Duhen masa afatgjate. Mjaft është mjaft, banorët të mos lihen të vetëm. Është një barrë ekonomike në xhepat e këtyre banorëve, po lihen në vetmi. Askush nuk merr përsipër kompensimin e dëmeve. KESH përveç se të përfitojë nga shitja e energjisë,…
Bibliotekës së fëmijëve i shtohet libri “Aria-hidh e prit” i autores Valbona Banka. Libri është për fëmijë të një moshe pranë adoleshencës dhe pritet të ketë sukses pasi letërsia shqipe për këtë target-grup ka mungesa. Është një histori për dashurinë pa kushte që buron në zemrën e çdo fëmije. Libri i parë i Valbona Bankës na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Arias, e cila jeton në shtëpinë e fëmijës. “Është e vështirë t’u tregosh fëmijëve histori të trishtueshme por gjithsesi ata duhet të njihen me to”, thotë autorja. Fëmijët duhet të njohin dhe histori si kjo e Arias…
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti i është përgjigjur deklaratës së Partisë së Lirisë lidhur me familjet e prekura nga procesi i rindërtimit në Kombinat. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ruseti ka sqaruar se ishte pikërisht partia e Ilir Metës ajo që e bllokoi kantierin e rindërtimit dhe vonoi punimet në Kombinat, pasi hapën 22 padi në gjykatë, të cilat më pas i humbën. Nënkryetarja Ruseti siguron se familjet që aktualisht e marrin bonusin e qirasë dhe jetojnë në banesa më të sigurta, do t’i marrin shtëpitë e tyre në pallatet e reja. “Sikur të mos mjaftonte bllokimi…
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka thënë alarmin, duke thënë se parashikohet rritje e prurjeve të lumenjve dhe ka një rrezik të shtuar për përmbytje në disa zona të vendit. Në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e reshjeve në vend, ai tha se më problematike situata do të jetë në zonë e Nënshkodrës dhe në atë të lumit Vjosë për shkak të prurjeve. “Situata është e qëndrueshme nuk paraqet vështirësi të madhe zona e Shkodrës ka prezencë uji në Lezhë ka prezencë uji në qytet. Parashikohet rritje prurjeve të lumenjve Drin, Bunë, Mat dhe Vjosë shtim përmbytje në…
Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas shqiptarë, pasi ka dyshime që të jenë krerët e një organizate kriminale në Shqipëri. Mediat shkruajnë se personat e ndaluar ishin në kërkim nga autoritetet shqiptare për veprat penale “Tentativë vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal”; “Armëbajtje pa leje” dhe “Pastrim parash”. Ata akuzohen nga autoritetet shqiptare se tentuan të ekzekutonin anëtarët e një organizate kriminale rivale. “Nga informacionet e marra nëntorin e kaluar u bë e ditur prania në vendin tonë e këtyre dy personave. Pas disa përpjekjeve, INTERPOL-i ka lëshuar dy urdhër-arreste ndaj të dyve. Ngjarjet për të cilat ata akuzohen datojnë në…
14 raste të vjedhjes përgjatë 2022 janë zbardhur nga Policia e Beratit, dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili ishte dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në prangat e policisë ka rënë 27-vjeçari me iniciale R.N dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 38-vjeçari me iniciale M.M. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike. Njoftimi i policisë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Berat, operacioni policor i koduar “Stuff”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së…
Drejtori i spitalit të Elbasanit, Agron Gaxho ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi lidhur me anulimin e operacioneve dhe blerjen e pajisjeve nga buxheti personal i pacientëve. Ai përgënjeshtron denoncimin e Boçit, duke u shprehur se ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur dhe se në asnjë moment, nuk është ndërprerë puna. “Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara. Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës. Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast. Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe…
Bashkëbisedimi “Dialogu në Ballkanin Perëndimor”, u mbajt në forumin e përvitshëm Botëror ekonomik në Davos, ku sfidat ndaj sulmeve kibernetike janë ndër çështjet më të diskutuara. Kryeministri Edi Rama tregoi se si Shqipëria u vendos në shënjestrën e të tilla sulmeve gjatë vitit të shkuar. “Bëmë më shumë vëmendjen në çdo hap, një hetim të tërësishëm të ndihmuar nga Microsoft, ekipi i FBI dhe ekspertë të tjerë para se të dilnim me këtë akuzë të bazuar në fakte, dhe ende jemi të sulmuar, praktikisht ditë pas dite”. Kryeministri e vuri theksin tek nevoja e ndarjes në kohë sa më të…
72 personat që ndodheshin në bordin e avionit TR 72 i Yeti Airlines, mes tyre gjashtë fëmijë, 15 të huaj, si dhe 4 anëtarë të ekuipazhit, humbën jetën. Kjo është tragjedia më e madhe që ndodh në vendin aziatik në dekada. Shkaku i rrëzimit të avionit mbetet ende i paqartë. Duke folur për një rrjet televiziv në Australi, eksperti i aviacionit Jeff Thomas deklaroi se shkaku i rrëzimit të avionit ishte ngecja aerodinamike. Sa i përket pyetjes nëse përplasja ishte për shkak të gabimit të pilotit apo prej një problemi mekanik, eksperti thotë se ka shumë të ngjarë të jetë…