Author: tirana

Ish-kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi mëngjesin e kësaj të enjte është parë teksa futet në ambientet e SPAK-ut. Rroshi mësohet se ka patur një fletë-thirrje nga Byroja Kombëtare e Hetimit, por ende nuk dihet se për cilën çështje ai ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme. Elvis Rroshi ka mbajtur postin e kryebashkikaut të Kavajës, por u dorëhoq për shkak të ligjit të dekriminalizimit për një dënim që kishte pasur në Itali gjatë kohës që ishte minoren. Mbi ish-kryebashkiakun e PS-së pati sulme të shumta nga opozita për përfshirjen e tij në aktivitete të paligjshme gjatë kohë përpara se…

Read More

Deputetët e Parlamentit Evropian duan një hetim të pavarur për komisienerin e zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ata dyshojnë se progresraportet kanë favorizuar autokratët. Ata shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb pro rus, Alexander Vuçiç. Eurodeputetët i kërkojnë komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e komisionerit të zgjerimit Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes së Komisionit dhe të BE. Grupi S&D, i socialistëve dhe demokratëve, në Parlamentin Evropian, i cili promovoi peticionin, tha se ishte “i alarmuar nga lajmet” për veprimet e komisionerit. “Komisioneri…

Read More

Del nga ambientet e Komisariatit të Policisë së Tepelenës A.G, vëllai i njërës prej nxënësve 13-vjeçare të pretenduara se janë ngacmuar seksualisht nga mësuesi i edukimit fizik në shkollën 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës, Kleanthi Laçi. Prokuroria e Gjirokastrës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e tij dy ditë më parë, pasi u vetëdorëzua në Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj mësuesit 59-vjeçar. Mësohet se lirimi i 29-vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G. pasi nuk kishte shkaktuar…

Read More

Poetja Rita Petro e cilësoi tradhtinë në çift si një dukuri që ka ekzistuar në çdo kohë, pasi sipas saj njeriu është i prirur drejt joshjes seksuale. Petro tha se tradhti dhe inçeste nga më të tmerrshmet kanë ndodhur edhe te njerëzit e izoluar në shtëpi, dhe te gratë me shami dhe jo vetëm te njerëzit që zhvillojnë një jetë modern. Ajo i bëri thirrje çifteve që të kalojnë më shumë intimitet me njëri-tjetrin në mënyrë që mos të shkojnë drejt tradhtisë. “Si dukuri tradhtia ekziston gjithmonë dhe jo vetëm te njerëzit që bëjnë një jetë moderne por edhe tek…

Read More

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Amarildo Lucën, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. 32-vjeçari kërkohej ndërkombëtarisht si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim droge. Atij i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Luça është arrestuat me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është në rrugë për në Kiev, kjo për të diskutuar masat e reja të mbështetjes për Ukrainën me presidentin Zelensky, i cili ka bërë thirrje për një dorëzim më të shpejtë të armëve. Dy liderët do të diskutojnë “masat konkrete për të siguruar që Ukraina të jetë më e fortë dhe më e fuqishme”, tha Michel në një video-mesazh të postuar në Twitter. Aleatët e NATO-s i kanë premtuar Kievit mbështetje më të madhe me armë më të rënda dhe më moderne për t’iu kundërvënë ofensivave të Rusisë. Paketa e cila ende nuk është…

Read More

Shërbimet sekrete të vendeve partnere, kanë zbuluar një atentat që do kryhej ndaj politikanëve në Kosovë. Në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se janë duke hetuar këtë rast, duke e cilësuar si “kanosje”. “Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, u shpreh Krasniqi. Siç u…

Read More

Moti i keq me erë të fortë, ka shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike në disa zona të Juglindjes, si edhe ka shkulur pemë në qytetin e Korçës. Ndërprerje të energjisë elektrike ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq, bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec. Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve. Problematika të tjera nga bashkitë nuk raportohen. Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe…

Read More

Sipërfaqja totale e përmbytur në bashkinë e Shkodrës është rreth 1 000 Ha, 600 hektarë më shumë krahasuar me ditën e djeshme. Fshatrat Mushan, Shirq, Suka të njësisë Administrative, Dajç, janë pa energji elektrike po ashtu edhe pjesa më e madhe e njësisë së administrative, Velipojë. Rreth 1 mijë hektarë tokë janë përmbytur edhe një njësinë administrative, Ana e Malit ku rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me automjete të larta. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit ndërsa kërkohet një mjet ushtrie i lartë për bërë të mundur kalueshmërinë në rrugën e Obotit.

Read More

“Nuk kam më energji”, thotë kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila ka njoftuar dorëheqjen e saj. Ky vendim vjen pas pesë vjet e gjysmë në detyrë dhe nëntë muaj para zgjedhjeve legjislative. “Unë jam njeri. Nuk kam më energji për të vazhduar. Këto kanë qenë pesë vitet më plotësuese të jetës sime. Po largohem sepse kjo punë e privilegjuar përfshin edhe një përgjegjësi të madhe, atë të dish se kur je personi i duhur për të udhëhequr vendin dhe gjithashtu kur nuk je. Ne japim gjithçka që mundemi për aq kohë sa mundemi dhe pastaj vjen koha.…

Read More

Jo vetëm në Shqipëri ka pasur lajme për vrasje të politikanëve, por një atentat që do kryhej ndaj politikanëve në Kosovë është arritur të zbulohet nga shërbimet sekrete të vendeve partnere. Në shënjestër ka qenë kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie. Media Nacionale raporton se në listën e ekzekutimeve ka qenë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu. Zbulimi i këtij atentati është bërë përmes përgjimit të një grupi shqiptarësh nga ana e policisë gjermane, ndërsa mësohet se ata kanë qenë duke folur mbi realizimin e disa vrasjeve të…

Read More

Mëngjesin e kësaj të enjte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me bluzat e bardha të gjeneratës së re, ku thekson edhe se janë shpërndarë në qindra qendrat e rindërtuara shëndetësore anembanë vendit. “MIRËMËNGJES dhe me bluzat e bardha të gjeneratës së re, të reja e të rinj të mirëshkolluar e të përkushtuar, që janë shpërndarë në qindra qendrat e rindërtuara shëndetësore anembanë vendit, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.

Read More