Author: tirana

Prej kohësh Serbia është në një fushatë për të çnjohur Pavarësinë e Kosovës. Presidenti Aleksandër Vuçiç, pretendon se nëntë shtete kishin tërhequr njohjen e Kosovës dhe se Beogradi ishte në pritje të një shteti të dhjetë. Diplomati Agim Nesho, thotë se tërheqjet e njohjes nuk kanë asnjë vlerë pasi plani franko-gjerman finalizohet me njohje reciproke. “Serbia ka kohë që ka thënë se 10 vende do të tërheqin njohjen. Mendoj se nuk ka një problematikë të tillë, pasi ne jemi përpara një akti, të një propozimi konkret të projektit franko-gjerman, i cili jo vetëm do të arrijë normalizimin e marrëdhënieve, por…

Read More

Mbrëmjen e së martës, me vendim të ”Vëllait të Madh”, modelja Kejvina Kthella u skualifikua nga loja për shkak të dhunës fizike që ushtroi ndaj këngëtarit Luiz Ejlli. Por detaji që kanë kapur fansat është në Instagram, përpos të gjithë komenteve për skenën e gjuajtjes me shuplakë. E para, Instagrami i Luizit ka një rritje të frikshme. Një profil me 2 mijë ndjekës, sot numëron 252 mijë ndjekës. Një rekord që nuk është parë askund. E dyta, Kejvina ndjek Luizin në Instagram. Po është e vërtetë! E treta, nuk dihet nëse e ka bërë vetë këtë veprim modelja që pas…

Read More

Dashi Do, ju vijnë ditë të rënda, duhet të merrni kohë për veten tuaj dhe të rimbushni bateritë tuaja. Në këtë mënyrë ju mund të merrni vendimet më të mira për veten dhe për partnerin tuaj. Dhe për projektet e ardhshme gjithçka do shkoi mirë. Demi Në këtë periudhë ju keni disa shqetësime dhe morali nuk ju ndihmon. Gjërat do të përmirësohen gjatë pasdites, por në mëngjes më mirë mbani gojën mbyllur. Për sa i përket punës, fundjava do jetë veçanërisht e favorshme. Binjakët Marsi po afron dhe dashuria ka filluar të lulëzojë… Me ardhjen e pranverës, ndjenjat do të…

Read More

Këtë të enjte, moti është me vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore në orët e para të mëngjesit. Pasdite reshjet do të humbasin intensitetin. Në zonat veriore priten reshje bore. Temperaturat minimale do të luhaten 6-11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë 8 -11°C në veri, 13-16°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do jetë me drejtim jug-perëndim me shpejtësi 15-25 m/sek dhe dallgëzim të forcës 8 ballë në det të hapur.

Read More

Interi ka shënuar shumë shpejt duke zhbllokuar derbin. Milan-Inter është finalja numër 35 e Superkupës së Italisë dhe e treta mes këtyre dy skuadrave. Derbi i zjarrtë i Milanos është transferuar në Riad të Arabisë, aty ku skuadrat e Stefano Piolit dhe Simone Inzaghit po përballen mes tyre për fitimin e trofeut. Dy trajnerët kanë përzgjedhur titullarët e finales së sotme. Pioli ka preferuar Kjaer përpara Kalulu si kolegu i Tomorit, ndërkohë që Giroud do të mbështetet nga treshja Leoa-Brahim Diaz-Messiah. Zikaltrit rigjejnë Barellën në mesin e fushës, i vetmi ndryshim krahasuar me titullarët që luajtën përballë Hellas Verona në…

Read More

Analisti Ilir Demalia ka reaguar sërish në lidhje njerëzit që qarkullojnë nga ekrani në ekran dhe që ka qenë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit e nuk ngurron që disa t’i përmendë me emra. Demalia publikon faksimilen dhe pretendon se Preç Zogaj ka qenë sigurims me pseudonimin “Çiftelia”, dhe përmes rrjeteve sociale teksa publikon një dokument që sipas tij e vërteton këtë, Demaliaj thotë se dosja e “Çiftelisë” regon që jo vetëm ka spiunuar, por nuk ka pushuar duke spiunuar dhe ka tre volume me spiunime. “Të gjithë e dinë tashmë kush është bashkëpunëtori i Sigurimit Çiftelia. Ky ka pranuar që…

Read More

Presidenti i Republikës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri. Presidenti Bajram Begaj gjatë fjalës së tij u shpreh se shqiptarët janë një popull me shumë cilësi dhe se çdo mirëkuptimi i përgjigjen me mirëkuptim. Gjithashtu theksoi se sakrifica e shqiptarëve të Kosovës nuk mund të harrohet. Në fjalën e tij Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën që aleatët dhanë në sulmet kibernetike. Kreu I shtetit u ndal edhe në tensionet e krijuara disa javë më parë në Kosovë duke thënë se vendi ynë është i ndjeshëm por i matur ndaj provokimeve…

Read More

Katër problemet shëndetësore që lëkura e thatë mund t’ju paralajmërojë: 1.Diabeti: Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, trupi humbet lëngje në një normë të lartë, duke çuar në dehidratim të lëkurës. Njerëzit që vuajnë nga diabeti as nuk mund të djersijnë normalisht, prandaj kanë edhe lëkurë të thatë. Nëse bëhet shumë keq, lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të bëhet e ndjeshme ndaj bakterit që ushqen glukozën, duke çuar në infeksione të rrezikshme. 2.Hipotiroidizmi: Sistemi endokrin është një rrjet gjëndrash që prodhojnë dhe dërgojnë hormone, të cilat ndihmojnë kontrollin e shumë funksioneve të rëndësishme të trupit, veçanërisht aftësinë e…

Read More

Prej tri ditësh po mbahet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës, ku ndodhen edhe tre kryeministrat shqiptar, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç. Në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në Dritare Tv, nga Davos, ka raportuar gazetari shqiptar Nefail Maliqi. “Atmosfera është dinamike, ka filluar forumi në Davos që nga 16 janari , sot jemi në ditën e tretë, ku po marrin pjesë rreth 3000 veta, personalitete te ndryshme, nga 50 qeveri të ndryshme të botës, përfshirë këtu dhe tre kryeministrat shqiptarë, Edi Rama, Albin Kurti dhe Dritan Abazi. Nesër kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe…

Read More

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për të hapur ambasadën shqiptare në Kiev. Vendimi iu komunikua pak ditë më parë presidentit Zelenski nga vetë kryeministri Rama në një bisedë telefonike. Ndër vendimet e tjera është njohja e kualifikimeve universitare në Ballkanin Perëndimor, nisja e procedurave për ndërtimin e 3 stadiumeve në Korçë, Vlorë dhe Durrës, si dhe emërimi i Gjergj Prevazit si drejtor i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Read More

Apartamenti në të cilin u arrestua bosi i mafias siciliane, Matteo Messina Denaro, ndodhet në një ndërtesë modeste pranë qendrës së Campobello di Mazara, një qytet në provincën siciliane perëndimore të Trapanit. Hetuesit gjetën aty rroba dhe këpucë të shtrenjta, parfume, një frigorifer të mbushur mirë dhe fatura restoranti. Ata gjetën gjithashtu pilula për potencë seksuale. Fqinjët e përshkruanin 60-vjeçarin si “një person miqësor”. “Unë jetoj në katin e parë të pallatit, ndonjëherë e kam parë këtë person, e kam përshëndetur dhe asgjë tjetër. Ai është përgjigjur në mënyrë të përzemërt”, tha një nga fqinjët për mediat italiane.

Read More

Studimi thotë se 47% e familjeve me fëmijë në moshë shkollore kanë paguar për mësime private në vitin 2019 dhe 2020. Megjithse rreth gjysma e familjeve paguanin për mësime private, më të pasurit investonin në “zgjerimin e perfeksionimin” e njohurive të të vegjëlve, kurse më të varfrit paguanin për t’i ndihmuar ata në praktikat e “përsëritjes dhe përforcimit” të asaj që fëmijët mësonin në shkollë, thuhet në raportin e një agjencie analitike. Studimi i prodhuar nga qendra vendase e politikave ekonomike Esade, titullohej ‘Arsimi i errët në Spanjë dhe tregonte set €1.7 miliardë ishin shpenzuar për mësime private në të…

Read More