Author: tirana

Pas seancës për shqyrtimin e kërkesave të PD lidhur me mandatin e ministres Olta Xhaçka, deputeti Agron Shehaj deklaroi jashtë dyerve të “Kushtetueses” se Gjykata nuk ka asnjë arsye që të mos jetë e drejtë, pasi i ka në dorë të gjitha provat për të marrë vendimin e duhur. “Është shumë e qartë, zonja Xhaçka ministre e Jashtme ka përfituar nga prona publike. E ka bërë këtë duke përdorur bashkëshortin dhe kunatën. Sot avokati i Xhaçkës, pranoi vetë që shtetasja e huaj që ka marrë statusin e investitorit strategjik për të fshehur bashkëshortin e Xhaçkës, është kunata e zonjës Xhaçka.…

Read More

Marrëdhëniet intime, ishte tema e radhës që shkaktoi debat mes banorëve në shtëpi. Olta, Amos dhe Dea u vendosën përballë Kristit, duke kundërshtuar konceptin që ai ka, lidhur me ndjesinë që i fal një vajzë. Kjo pasi Kristi tha se gjëja më e shenjtë që ai mund të gjejë tek një femër, kur është në një marrëdhënie ose jo, është seksi. Mendimi i Kristit u kundërshtua nga Olta, Amosi dhe Dea, të cilët thanë se ai nuk ka dashuruar kurrë, për aq kohë sa në kokë ka këtë mendim. Nga ana tjetër, Amosi i tha Kristit se atë e ka…

Read More

Në nisje të fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kancelari gjerman, Olaf Scholz, nderoi të vdekurit pas rrëzimit të helikopterit në Ukrainë, ku humbi jetën edhe ministri ukrainas i Brendshëm, Denys Monastyrsky. Ai thotë se Rusia ka nisur një “luftë imperialiste këtu në pragun tonë në Evropë” dhe ukrainasit po vuajnë “pasojat e tmerrshme”. Scholz vazhdoi duke thënë se Rusia “tashmë ka dështuar plotësisht në arritjen e qëllimeve të saja imperialiste”. “Ukraina po mbrohet me sukses të madh dhe guxim mbresëlënës” thotë ai dhe shtoi se “një aleancë e gjerë ndërkombëtare e udhëhequr nga G7 po i…

Read More

Mbledhja e aksionarëve të Juventusit i ka ndezur dritën jeshile bordit të ri të drejtorëve të shoqërisë. Do të jenë pesë drejtorë dhe ata do të qëndrojnë në detyrë për tre vjet deri në asamblenë që do të miratojë buxhetin për vitin 2025. Bordi i ri do të përbëhet nga: Gianluca Ferrero, si president, Maurizio Scanavino (drejtori i përgjithshëm aktual), që do të marrë postin e drejtorit menaxhues, Laura Cappiello, Diego Pistone dhe Fioranna Vittoria Negri. “Do të gjesh një fans të madh tek unë”, ishin fjalët e Andrea Agnellit, para se t’i dorëzonte pasardhësit, së bashku me Pavel Nedved,…

Read More

Një ton kokainë është kapur dhe është sekuestruar në Savona të Italisë. Guardia di Finanza ka sekuestruar 741 pako me kokainë të mbështjella në 26 pako më të mëdha dhe të fshehura në motorët e anijes, që ishte nisur nga Brazili dhe ka mbërritur në portin e Savonës. Operacioni i kryer nga autoritetet policore të Barit është vazhdim i atij të 2 janarit kur u arrestuan katër shqiptar, të cilëve iu gjet 353 kilogramë kokainë, sasi e fshehur në dhomat e hotelit. Pas arrestimit të katër shqiptarëve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese…

Read More

Prokuroria e Tiranës po heton burimin e parave të Alda Klosit por jo vetëm. Duke marrë parasysh pretendimin e saj se paratë që i vodhi pastruesja dhe i biri, Rozeta dhe Havier Dobi, ia kishte lënë xhaxhai për t’i mobiluar banesën, hetuesin kanë vendosur që ta verifikojnë deri në fund. Ndaj kanë nisur që të kontrollojnë pasurinë e xhaxhait të saj, që sipas Klosit ndodhet në Amerikë ku edhe po kurohet nga një sëmundje e rëndë. Sipas informacioneve pranë organit të akuzës bëjnë me dije se verifikimet janë të domosdoshme pas deklarimeve dhe dokumentave që Klosi ka paraqitur përpara hetuesve…

Read More

Lemza u ndodh pothuajse të gjithëve; megjithatë, është shumë e bezdisshme sa herë që ju kap. Dhe nëse lemza nuk ulet shpejt, ato mund të bëhen të pakëndshme dhe madje të sikletshme. Ndonjëherë sa më i vendosur të jesh për ta hequr qafe, aq më shumë ai insiston. Hani diçka të ëmbël: Një lugë sheqeri është një shërim popullor sepse grimcat e saj mund të irritojë pak ezofagun ose stimulojë nervin, sipas disa studimeve. Një lugë sheqeri është zbuluar se është efektive në 19 nga 20 pacientë. Ose diçka të thartë: Një studim zbuloi se një ushqim I thartë, si…

Read More

Gruri është një ushqim bazë për miliarda njerëz: fillimisht nga një zonë e vogël në Lindjen e Mesme, kultivimi i tij tani zë zona të gjera të të gjithë planetit. Por edhe ky drith është duke u përkulur ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe sa më shumë që Toka ngrohet, aq më shumë të korrat janë të pakta: sipas raportit të gjashtë të IPCC, temperaturat shumë të larta do të detyrojnë Europën Jugore të reduktojë me 50 % të korrat si p.sh. gruri, misri dhe panxhari i sheqerit. Për të shpëtuar këto drithëra dhe për të qenë në gjendje që…

Read More

Policia ka arrestuar pas 6 vitesh Miky Ibrahimi, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Në tetor të vitit 2015, 44-vjeçari nga Vlora, së bashku me disa shokë të tij, më konkretisht me Xhorxho Çeçi, Juljan Habili, Besnik Dalipaj, Klaudio Bylyshaj, Mateo Rama, kanë marrë peng një person në kazino. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin me iniciale D.S., të cilin e kanë futur në një makinë, e kanë dhunuar dhe më pas e kanë braktisur në rrugë. Policia e Vlorës aso kohe sekuestroi edhe automjetin tip “Ford” me targa…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar sërish sot kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açkën se ka bashkuar votat me qeverinë për të mos thirrur në seancë ministren e Kulturës Elva Margariti. Në një intervistë në News 24 ajo u përplas edhe me nënkryetarin socialist të komisionit, Petro Koçi për të cilin tha se jep leksione pleqsh. Pse këto tone të ashpra me Açkën? Ina Zhupa: Betejën unë e kam me maxhorancën, jam votuar për ti kërkuar llogari maxhorancës. Nuk po kërkoja asgjë më shumë se ajo që kërkoj nga nëntori i kaluar. Kam kërkuar të thirret Margariti…

Read More

Në një moment dobësie, Olta u tha banorëve të tjerë se nëse del nga shtëpia ka vendosur të mos kthehet edhe nëse ka biletën vajtje-ardhje. Ajo tha se nuk do e marrë parasysh biletën, madje do t’ia falë Luizit. Sot në mëngjes, aktorja u shpreh se e ka shumë të vështirë të vazhdojë të qëndrojë. “25 ditë dhe në këtë gjendje. Pupupu! Mua që tani më duket sikur kam 3 muaj. Unë nuk e shtyj dot më shumë, nuk e shtyj dot”, tha Olta.

Read More

Kiara dhe Luizi mbrëmë patën një nga momentet më të bukura në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata darkuan me rastin e ditëlindjes së moderatores dhe shkëmbyen disa fjalë shumë të rëndësishme. Luizi ishte i interesuar për të mësuar nëse Kiara e ka harruar Butrintin, ish-të dashurin e saj, ose nëse ka ndonjë lidhje tjetër. Përgjigjen e mori pa u munduar shumë, sepse ajo e filloi vetë dialogun pikant. “Je më i miri nga të gjithë këtu”, i tha bukuroshja këngëtarit shkodran. “Si pamje apo në si njeri?”, e pyeti ai menjëherë, duke hapur një nga temat më delikate të…

Read More