Author: tirana

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”. Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, shqiptarja ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale. “ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën…

Read More

Gjon Karrica vazhdon të trajtohet në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore mëngjesin e sotëm. Bëhet e ditur se Karrica ka pësuar një lloj sulmi epileptik sot rreth orës 08:30 të mëngjesit,burimet nga QKUK merret vesh se Karrica është jashtë rrezikut për jetë. Gjendja e tij ka qenë shumë e rëndë. Tani është në reanimacion dhe në gjendje më stabile” ka thënë një burim për gjendjen e “Lugatit”. Për shëndetin e Gjon Karricës, ka dal me njoftim edhe Big Brother. “Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor,…

Read More

Për sfidat që presin vendin përgjatë këtij viti, Presidenti Bajram Begaj ka vendosur të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar, më datë 23 janar. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqënies së qytetarëve.

Read More

Këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua padia e PD-së lidhur me mandatin e ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçkës. Në fund të diskutimeve, trupi gjykues është tërhequr dhe ka dalë me vendimin se i duhen 30 ditë kohë për të vendosur. Përfaqësuesi i PD-së, Marsh Logu ka kërkuar që GJK të detyrojë Kuvendin që ta çojë në gjyq mandatin e Xhaçkës, ndërsa pala tjetër kundërshton. Përfaqësuesja e Kuvendit pretendon se kërkesa e PD-së nuk ka përmbushur as kriteret formale që duhen.

Read More

Ministri britanik për Emigracionin, Robert Jenrick, ka artikuluar deklarata që kanë ngjalluar mjaft debate për shqiptarët, dhe kjo u pasua me një notë verbale që Shqipëria i dërgoi Britanisë së Madhe. “Stafi ynë po punon për t’i gjetur shqiptarët, për t’i arrestuar, për t’i sjellë në aeroport dhe kthyer në Tiranë. Këta janë jo vetëm emigrantë të paligjshëm, por edhe kriminelë të rrezikshëm të dënuar për drogë”,-tha pak ditë më parë ministri. Ministri ka reaguar sërish pas deklaratës së tij për emigrantët shqiptarë, ku në një emision në Angli me gazetarin Nick Ferrari ka thënë se nuk është penduar për…

Read More

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur një lumë akuzash ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti. Për të Margariti është ministre e ç’kulturës dhe se ka bërë dëme të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare dhe për këtë duhet të japë llogari. Duke folur për përplasjen në Komisionin e Edukimit me drejtuesen Flutura Açka e cila është deputete e PD-së, Zhupa tha se ajo bashkoi votat me PS-në dhe se nuk mund t’i ndërpresë fjalën. “Unë kërkoj vetëm një gjë në Kuvend, pavarësisht se kush është kryetare. Unë kërkoj të drejtën e opozitës për të ushtruar kontroll parlamentar. Prandaj jemi deputetë.…

Read More

Në garën e 14 majit, përballë Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit, kërkon që të jetë edhe Arian Galdini nga Partia Lëvizja e Re, i cili ka njoftuar kanididimin e tij në zgjedhejt lokale që pritet të mbahen më 14 maj. Galdini tha se ai do të jetë kandidati i kësaj force të re politike për Tiranën, nëse do të arrijë të mbledhë 3500 vota e nevojshme për të hyrë në garë. Po ashtu ai thekson edhe se fushata për mbledhjen e firmave do të nisë më 28 janar dhe ai është besimplotë që ky objektiv do të realizohet.

Read More

Mbrëmja e kaluar shënoi një moment romantik për dyshen më të përfolur aktualisht në të gjithë Shqipërinë Kiara-Luiz. Ky i fundit organizoi një surprizë mbrëmjen e kaluar për Kiarën, pasi kjo e fundit mbushi 27-vjeç. Në një skenë të improvizuar në oborr, Luizi këndoi këngën e Ed Sherran ‘Perfect’, ku ai dhe Kiara kërcyen vals, të përqafuar. Pas spektaklit, në orët e para të mëngjesit, ata të dy patën një bisedë në oborr, ku në një moment Luizi u afrua për të puthur Kiarën. Por kjo e fundit, u distancua pasi nuk preferoi ta puthë atë. Më pas Luizi e…

Read More

Avokati i ministres së Europës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçkës, Genc Çifligu është shprehur se kërkesat e opozitës në Kushtetuese nuk plotësojnë kriteret për t’u paraqitur në Gjykatë. Ai sqaron se rezulton se deputetja nuk ka papajtueshmëri me mandatin e deputetit si dhe nuk ka asnjë përfitim nga fondet publike. “Rezulton se deputetja nuk ka asnjë papajtueshmëri me mandatin e deputetit. Nuk ka asnjë përfitim nga fondet publike. VKM është për një individ tjetër dhe jo për deputeten Olta Xhacka. Kërkesa nuk plotëson kriteret formale për t’u paraqitur ne GjK”. Kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit, sipas Çifligut…

Read More

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mbajt dje një seancë dëgjimore me kandidatët për anëtar të pozicionit vakant në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Nga 6 kandidatë, të pranishëm ishin Albert Minga, Genc Tomço, Ndriçim Xhepa, Rozeta Ferri dhe Plator Nesturi, ndërsa Majlinda Rama nuk u paraqit. Emërues i përbashkët i fjalës së kandidatëve, ishte nevoja për të rritur cilësinë e shikueshmërinë në televizionin publik, por gjatë prezantimeve, është folur edhe për degradimin e ekraneve shqiptare përtej RTSH-së. I pyetur nga kryetarja e komisionit Flutura Accka, se çfarë do të bënte për përmirësimin e situatës…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme është duke u zhvilluar seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit. Gjatë seancës paraprake nëpërmjet mbrojtjes ish-ministri Lefter Koka ka kërkuar bashkim të çështjeve. Kërkesa është bërë pasi Koka është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Fierit. Ai u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.

Read More