Rritet numri i jetëve të humbura nga rrëzimi i helikopterit në Brovary të Ukrainës. Sipas kreut të Administratës Ushtarake Rajonale të Kievit, janë 18 viktima. Oleksiy Kuleba në një postim në rrjetet sociale tha tre nga të vrarët janë fëmijë. Kuleba shtoi se 29 persona janë plagosur, mes tyre 15 fëmijë. Mes viktimave është edhe ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky dhe ekipi drejtues i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, postoi në mediat sociale se Monastyrsky, zëvendësministri Yevheniy Yenin dhe sekretari i shtetit Yuriy Lubkovychis vdiqën në aksident. Ministri i…
Author: tirana
Është shuar në moshën 85-vjeçare, Nuri Bylyku, ish-kapiteni i Tiranës së madhe të viteve ’63-’70, një legjendë e familjes bardheblu të kryeqytetit. Ai ishte një autokton tiranas, i lindur më 10 prill të vitit 1937, duke u bërë edhe përfaqësues i dy gjeneratave në radhët e skuadrës Tiranës. Bylyku pasi kreu shërbimin ushtarak në radhët e Partizanit, ku u shpall edhe kampion, u rikthye në radhët e skuadrës së Tiranës, ku edhe e kishte nisur rrugën e bukur të futbollit. Ai ishte kapiteni i parë i skuadrës së Tiranës, që në përfundim të sezonit 1964-65, do të ngrinte trofeun e…
Nisin shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës. Shefi i Emergjencave Civile në Prefekturën e qarkut Shkodër Pëllumb Dani deklaroi se po shkarkohet 1700 m/kub në sekondë. Nga këto 700 metër kub në sekondë përmes agregatëve dhe 1700 në total. Ndërkohë sipas informacioneve nga bashkia e Shkodrës janë pa energji elektrike disa zona. Bashkia Shkodër:Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.05 m me një rritje prej 25 cm me orën 18.00 te datës 17.01.2023 (kuota max 7.50 m). Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 7.40 m me një rritje prej 15 cm me orën…
Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, ka shprehur ngushëllimet e saj për rrëzimin e helikopterit në rajonin e Kievit, i cili shkaktoi 18 viktima, mes tyre ministri i Brendshëm u Ukrainës, Denys Monastyrskiy, duke thënë se ky është një tjetër thirrje për çmimin e rëndë që po paguan Ukraina në luftën e saj për liri kundër Rusisë. Sipas informacioneve deri më tani, 29 persona janë plagosur mes tyre dhe fëmijë. Just heard about the helicopter crash in #Ukraine.Deepest condolences to @Denys_Shmyhal, the Ukrainian people and victims' families. Estonia mourns with you.Yet another tragic reminder of incredibly heavy price Ukraine is paying…
Nga: Gentiana MALAJ Tropoja, hirushja shqiptare, e mbuluar në dimër me vellon madhështore të dëborës së maleve, të cilat ngrihen përmbi re dhe e stolisur në verë me kostumin e shndritshëm, dhuratë e natyrës së saj përrallore, të shfaqet para syve befasisht e madhërisht me bukuritë e zanave, banore të përjetshme të këtyre maleve krenare, epike e të mistershme njëherësh. E kush nuk ka dëgjuar për Valbonën, lumin magjepsës të cilin pena e poetit tropojan e ka krahasuar me bukurinë e Tanushës, perlës së Eposit të Kreshnikëve e të folklorit shqiptar. Qysh para 2-3 shekujsh këtë trevë mahnitëse e kanë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se mund të arrihet një marrëveshje brenda pak muajsh me Serbinë, nëse ekziston vërtet vullneti për marrëveshje. Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të nxisë konflikt me Kosovën. “Unë jam optimist se një marrëveshje mund të arrihet brenda pak muajsh nëse ekziston vullneti për të arritur një marrëveshje, edhe me mbështetjen e Perëndimit demokratik, pra BE-së, NATO-s, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Unë kam shprehur vullnetin tim për ta bërë këtë. Për një marrëveshje duhen dy palë. Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga…
Në ditën e katër të zhdukjes, kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman. E vetmja provë që mjeti mund të ketë rënë në lumë, është targa e mbetur në parmakët e Urës së Mbrostarit. I riu kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Fier dhe kishte marrë me qera makinën me të cilën dyshohet se ra në lumin Seman. Ai ka qenë i vetëm në mjet, ndërsa prej 4 ditësh familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij. Në vendin ku po kryhen kërkimet, ndodhen…
Kryetari i LZHK-së dhe deputet, Dashamir Shehi thotë se nuk i jep të drejtë asnjërës palë në PD, por shtoi se e rëndësishme është që të jenë të gjithë kundër Edi Ramës, gjë që ai vetë, nuk e beson. “As nuk e kam ditur ndonjëherë për çfarë e kanë hedhur në gjyq njëri-tjetrin. Këta duhet të kenë burrërinë, nëse nuk bashkohen dot më, të ndahen. Çfarë rëndësie ka sigla dhe emri? Ai që i ka votat, i ka. Problemi është a janë të gjithë këta kundër Edi Ramës? Kjo e ndan të mirën nga e keqja, lufta kundër kësaj Partie…
Një tragjedi e madhe është shënuar në Ukrainë. 16 është numri i viktimave nga rrëzimi i një helikopteri pranë një kopshti me fëmijë, që ndodhi sot në Brovary, një qytet në rajonin e Kievit. Mes viktimave është edhe ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi, zëvendësministri dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së Kievit. Dy fëmijë humbën jetën në aksidentin e ndodhur dhe 10 të tjerë u transportuan në spital.
Këtë të mërkurë, Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim në seancë plenare kërkesat e opozitës për t’i hequr mandatin e deputetes, ministres së Punëve te Jashtme, Olta Xhaçka. Sipas opozitës, mandati i deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka është i pavlefshëm për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar pasuri publike me shpalljen si investitor strategjik nga Komiteti i drejtuar prej kryeministrit Rama. Bashkëshorti i ministres Xhaçka me anë të kompanisë se tij ka marrë status investitori strategjik nga qeveria në përdorim për 30 vjet një plazh në Dhërmi si dhe lejen për ndërtimin e një hoteli me 5…
Bullizimi dhe tregimi i një skenari rrëmbimi ka shokuar opinionin publik. Fjala është për deklaratat që aktori Amos Zaharia ka bërë në shtëpinë e “Big Brother Albania Vip 2” kundër këngëtarit Luiz Ejlli. Ai ka thënë se do ta çonte në mal, do të zhvishte dhe do të torturonte. Gazetarja Aulona Musta thotë se komenti i aktorit Zaharia është një deklaratë shumë e rëndë. “Gjëja që unë do të dënoja më shumë në atë reality show ishte komenti i tmerrshëm i Amosit që do ta merrja Luizin ta çoja në Dajt dhe do ta lidhja. Kjo është më e rëndë…
Ikona e popit, Madonna do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, Holiday, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira. Turne do të nisë në Amerikën e Veriut dhe Evropë duke filluar këtë verë dhe do të përfshijë 38 këngë në Billboard Hot 100. “Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që kanë pritur”. “Madonna: The Celebration Tour” do të nisë më 15 korrik në Rogers Arena në Vancouver, British Columbia, me ndalesa në Detroit, Çikago, Nju Jork,…