Kleanth Laçi është mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, i cili u dhunua barbarisht, por mëngjesin e sotëm është arrestuar nga polica e Gjirokastër. Kjo për akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku 59-vjeçari jepte mësim. Gjithashtu i ndaluar në polici ndodhet edhe 29-vjeçari A.G i cili ditën e djeshme u dorëzua në polici duke pranuar se kishte dhunuar Kleanth Laçin pasi ky i fundit i kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur.
Author: tirana
Në Forumin Botëror Ekonomik në Davos, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger tha se pushtimi rus tregon se nuk ka më arsye që Ukraina të mbahet jashtë NATO-s. Dikur ai kundërshtonte këtë aspiratë të Kievit. Për të anëtarësimi i Ukrainës në NATO do të ishte rezultati i duhur. Prej disa muajsh, Kissinger ka qenë për një armëpushim në luftën në Ukrainë, që në fakt do të pranonte disa nga fitoret ushtarake të Rusisë. “Para luftës, unë kam kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në NATO sepse kam pasur frikë se një gjë e tillë do të niste pikërisht këtë proces që tani…
Në prangat e Policisë së Durrësit kanë rënë tre persona, pasi janë nën akuzë se kanë përvetësuar 5000 m² tokë një qytetari, duke e regjistruar në hipotekë si të tyren. Në pranga kanë rënë ish-jurisi i hipotekës së Durrësit, Artur Isaku 60 vjeç, Faik Ibrahimi 72 vjeç dhe Zyber Dema 68 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.
Moti i keq në Durrës është me pasoja. Pasditen e djeshme, siç ishte parashikuar nga meteorologët moti u përkeqësua. Tragetet anuluan të gjitha lundrimet të cilët ishin planifikuar për orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Nisja është ende e pamundur pasi ka stuhi detare. Rreth orës 10:00 do të ketë një përpjekje tjetër, për t’u nisur vetëm njëri nga dy tragetet. Një traget ka mundur të niset nga Porti i Durrësit drejt Barit rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm duke u ndihmuar nga dy rimorkiatorë.
3 mijë persona janë liruar, kjo pasi janë shpallur të pafajshëm në El Salvador. Lajmi u konfirmua nga presidenti i vendit Nayib Bukele. Lirimi i të arrestuarve vjen pas nisjes së qeverisë në fillim të vitit 2022 të një “lufte” frontale kundër bandave të dhunshme që rrënojnë vendin e Amerikës Qendrore. Më shumë se 61,000 persona të dyshuar si anëtarë të bandës janë arrestuar. Gjendja e jashtëzakonshme në vend është zgjatur edhe për 30 ditë, deri më 15 shkurt.
Mëngjesin e kësaj të mërkure janë regjistruar lëkundje në Xibër të Dibrës, me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter sipas IGJEUM. Instituti i Gjeoshkencave raporton për disa lëkundje me magnitudë të lartë në Jug të vendit. Brenda një harku kohor 3 minutash, në mëngjesin e të mërkurës janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë më e madhja 5, 4.5 dhe 3 e shkallës Rihter. Në orën 5 e 22 deri në orën 5 e 24 janë ndjerë lëkundjet me epiqendër në Sarandë, Konispol. Edhe mbrëmjen e të martës, janë shënuar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 dhe 3.8 me epiqendër në Konispol.
Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë nga irani përgjatë një viti, u diskutua si shembull i rrezikut që i kanoset çdo shteti dhe infrastrukture jetike nga hakerat. Në Forumin Ekonomik të Davosit, kryeministri Rama ndau eksperiencën me agresionin që erdhi nga Irani, që sipas tij vazhdon çdo ditë. “MIRËMËNGJES dhe me një kronikë të shkurtër nga paneli i djeshëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos mbi kërcënimin e sigurisë kibernetike, të cilën ju ftoj ta shihni posaçërisht për fjalët e mençura të të ftuarve të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Dashi Nuk do të ketë zënka dhe mosmarrëveshje, mos e teproni dhe mos fajësoni veten nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Tensione të forta dhe stres edhe në punë, po ju humbet durimi. Demi Në dashuri ka konflikte dhe tensione të forta. Mund të debatoni me ata që ju rrethojnë. Shmangni përkeqësimin e marrëdhënieve. Për sa i përket punës, duhet një ndryshim rrënjësor, jeni të lodhur nga rutina e zakonshme. Binjakët Ato çiftet më pak të lumtur do të jenë në gjendje të bëjnë paqe dhe të rizbulojnë qetësinë e duhur. Kush është beqar mund të gjejë së…
Këtë të mërkurë, moti parshikohet kryesisht i vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim me intensitet deri të lartë, hera herës reshje në formën e shtrëngatave aftashkurtra. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme me intensitet mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa në relievet malore mbi 800-900 metër reshje bore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut…
Kejvina Kthella është larguar nga loja e Big Brother Vip Albania. Ajo ka shkuar në dhomën e rrëfimit ku Arbana Osmani i ka komunikuar vendimin e vëllait të madh. Ajo theksoi se është marrë vendimi që ky moment të mos transmetohet për shkak se është një nga episodet më të shëmtuara në këtë program televiziv. “Big Brother ka vëzhguar me kujdes incidentin e ndodhur të shtunën e kaluar. Të gjithë ju e dini se Big Brother nuk toleron dhunën fizike brenda shtëpisë. Konflikti i të shtunës s kaluar ka qenë një nga momentet më të shëmtuara televizive. Big Brother ka…
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”, Ilir Klosi, kryetari i Partisë Demokratike në Dibër ka dhënë dorëheqje. Shkak për këtë vendim sipas Krosit është bërë procesi i Primareve për bashkinë e Peshkopisë. Ai shpreh rezerva për mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet, që në fund nxorën fitues Ismail Ukën me 1 votë më shumë se Besnik Alku në raundin e dytë. Mësohet se gjatë një mbledhjeje kryesie atë e kanë akuzuar për njëanshmëri.
Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur në Angli, zbulon planet e tij për të blerë Manchester United. Një zëdhënës i tij tha se ishte bërë një ofertë zyrtare, shifër e cila nuk është bërë publike, në drejtim të pronarëve aktualë të United për blerjen e klubit. Manchester United ka disa kohë tashmë që është nxjerrë në shitje megjithatë të paktë janë emrat që janë përfolur për blerjen e mundshme të “Djajve të kuq”, ku përveç Jim Ratcliffe, interes ka shfaqur edhe kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton.