BBV Albania duket se është kthyer në një fenomen sëfundmi, duke marrë parasysh dinamikat e lojës, debatet e fjalorin aspak etik të përdorur. E në qendër të gjithë kësaj është banori Luiz Ejlli që është kthyer në një tabelë qitjetje. Në rrjete sociale shumë njerëz e kanë parë atë të bullizuar nga shumica e banorëve të tjerë e për këtë ka patur shumë reagime dhe nga VIP-at, duke i dalë në krah. Një reagim të tillë e ka bërë përmes një videoje edhe moderatorja Dalina Buzi e cila shprehet se shumica e banorëve aty kanë një mungesë të theksuar inteligjence…
Author: tirana
Sipas ekspertëve të Feng Shui, duhet të tregohemi të kujdesshëm se çfarë fusim brenda në shtëpi dhe dhuratat e kujt pranojmë dhe mbajmë. Sipas tyre, çdo objekt mbart energji dhe duke e mbajtur atë në shtëpi, ne e transferojmë atë energji në shtëpinë tonë. Besohet se gjëja më e keqe që mund të sillni në shtëpi është një dhuratë nga një person ziliqar dhe i ligë. Besohet se njerëzit që ju kanë zili dhe nuk janë aspak të lumtur për suksesin tuaj. Energjia negative e dhënësit transferohet edhe tek objekti, i cili vepron në heshtje, por fuqishëm nga cepi i…
I pranishëm në forumin e përvitshëm ekonomik botëror në Davos, kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike. Kreu i qeverisë u shpreh se sulm i sponsorizuar nga Irani u përballua me bashkëpunimin me Microsoft dhe FBI amerikane. “E përballuam në koalicion me aleatët, po ndërtojmë muret mbrojtës ndaj sulmit kibernetik. Për rikuperimin u deshën disa javë”, tha Rama. Theksojmë se në fokus të diskutimeve në këtë forum ishin problemet aktuale ndërkombëtare, si lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe sulmet kibernetike.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës, Andi Civici, i cili u shkarkua në mars 2020 për shkak të problemeve me pasurinë. Gjyqtari Civici ishte pjesë e trupës gjykuese që do të shqyrtonte vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles, numrit dy të bandës së Durrësit. Vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 30/2020, datë 22.07.2020, që i përket…
Një llogari e rreme Instagrami me emrin e një vajze, e krijuar nga 3 djemë 16-vjeçarë, po i sillte këtyre të fundit përfitimin e shumave të ndryshme parash përmes mashtrimit. Personat që ranë pre e kësaj skeme ishin të moshave të ndryshme, por vetëm njëri prej tyre, konkretisht 23-vjeçari Zejet Ceka e referoi këtë rast në polici. I riu ishte mashtruar nga 3 të miturit, të cilët i kishin premtuar atij takime me vajzën e quajtur prej tyre, Megi Zeneli, me emrin e së cilës kishin hapur dhe një llogari. Për këto takime 23-vjeçari, rrëfeu para agjentëve të Komisariatit Nr.1…
Zbardhet drafti i cili parashikon se si do të funksionojnë bastet sportive online. Ministria e Financave ka thënë më herët se bastet do të ligjërohen brenda muajit mars. Në projektligjin që ende nuk është zyrtarizuar janë parashikuar që të ashpërsohen kushtet për licensimin e kompanive si dhe të rritet taksimi. Sipas parashikimeve në draft organizatorët e kategorisë “Baste sportive online” do të tatohen në masën 25 % të të ardhurave bruto nga loja .Më herët taksimi i basteve sportive online ishte vetëm 15%. Ndërkohë që janë vendosur kritere të forta në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë kompanitë të…
Aldo Bumçi beson se Partia Demokratike do të fitojë më shumë se 30 bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo deklaratë vjen si reagim ndaj socialistit Damian Gjiknuri, i cili tha se PS do të sigurojë mbi 40 bashki. “Do jemi mbi 30 bashki. Në 2015 fituam 16 bashki të vetëm. Partia e Lirisë nuk ishte në aleancë me ne dhe fitoi 9 bashki, PDIU fitoi 3 bashki. Rreth 10 bashki të tjera janë lënë për dhjetëra dhe qindra vota”, u shpreh ish-ministi gjatë një interviste në “Ora News”.
Ministri grek i Migracionit tha se numri i migratëve që kanë arritur në Greqi ka rënë në mënyrë dramatike gjatë dy vjetëve të fundit, teksa numri i azilkërkuesve që jetojnë në këtë shtet po ashtu ka rënë. Duke folur gjatë një ngjarjeje të organizuar për trevjetorin e themelimit të fondacionit për migrim dhe azil, ministri grek Notis Mitarachi, tha se politikat e Qeverisë së qendrës së djathtë kanë ndikuar që numri i migrantëve të bie. Ai ndër të tjera përmendi rritjen e sigurisë kufitare, procedurat e shpejta të azilit dhe forcimin e ligjeve të migracionit. Më 2021, Greqi regjistroi numrin…
Një automjet ka dalë nga rruga këtë të martë në kryqëzimin e fshatit Libonik. Fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime, por janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale. Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia dhe lagështia në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Zyrtarët ukrainas thonë se presidenti Volodymyr Zelenskyy u ka mbijetuar mbi 12 atentateve ruse që nga fillimi i shkurtit të vitit të kaluar. Sipas regjisorit dhe autorit Chris Whipple, të paktën dy përpjekje u penguan falë inteligjencës amerikane që shefi i CIA-s, Bill Burns, ndau me Zelenskyn gjatë vizitës së tij në Kiev. Në një kopje të librit të Whipple që e posedonte the Independent, Whipple shkroi se Burns shkoi në Kiev për të “zbritur Zelenskyn në realitet”. Biden ngarkoi kreun e CIA-s që t’i detajonte Zelenskyy komplotet ruse. “Kjo tërhoqi menjëherë vëmendjen e Zelenskyy. Ai u befasua, u kthjellua…
Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë,Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij.Pa debat,pa ironi,vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara.Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastës ku edhe u shpall fitues i një edicioni.Mes emocioneve se si u shpall fitues,Luizi pyetet në mori ndonjë çmim dhe ai tha se çmimi i parë merrte 10.000 euro,një udhëtim çift në Antalia dhe 3 muaj në Cambrige.Çfarë mori ai?Asgjë!Blenë makina e fuoristrada Adi me shokë…
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…